E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Nese ki mardhanje me burr ne kohen e ciklit mujor shka duhet me ba?

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Selam alejkum

Nese ki mardhanje me burr ne kohen e ciklit mujor shka duhet me ba? Se kam ni se asht haram dhe se duhet me pagu dishka per ket gjunah nese ka munsi ni sqarim?

Allahu ju shperbleft

Përgjigjje


Mardhënjet intime në kohën e ciklit mujor janë prej ndalesave të mëdha që tekstualisht ka ardh në librin e Allahut: Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme. ( Bekare 222)

Disa nga  dijetarët kanë shkuar në atë se mardhënjet intime në  kohën e ciklit mujor  llogaritet prej mëkateve të mëdha, ndërsa ai i cili bënë këtë ka shpagim një dinar apo gjys dinari, e cila sot vlerësohet me 4. 25gr.( katër gram e njëzet e pesë miligram ari). Njëkosisht prej një akti të tillë duhet të pendohet besimtari dhe të kërkoi falje tek Allahu. Po ashtu ky shpagim duhet të bëhet edhe nga ana e gruas nëse ajo e ka vepruar këtë me dëshirën e saj.

Ndërsa knaqësia me gruan gjatë kësaj kohe është e lejuar me kusht që  të jesh i sigurt se  nuk bënë mardhënje intime. Nga Muadh b. Xhebel transmetohet se e ka pyet të Dërguarin e Allahut se çka lejohet burrit të bëjë me gruan kur ajo është në ciklin mujor. Tha: Ajo çka është mbi izar( rrobe prej kërthizës e deri nënë gjunj). Po ashtu i Dërguari i Allahut ka thënë: Bëni çdo gjë përveq mardhënjëve intime.( transmeton Musilimi).

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit