E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Qka falet pas namazit te xhumas?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Me falni vellezer musliman a mundni mum tregu qka falet pas namazit te xhumas.

Përgjigjje

Falënderimi  i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Nuk ka dyshim se namazi nafile pas namazit të xhumas është e preferuar. Përkujdesja për këtë sunnet pas xhumas është sikur përkujdesja e sunnetit pas namazit të drekës, bazuar nga fjala e Pejgamberit: “ nëse dikush prej jush fal namazin e xhumas atëherë le të pas namazit të xhumas 4 reqate”.( Transmeton Muslimi). Po ashtu bazuar në fjalën e Ibën Umerit i cili thotë: “ I Dërguari i Allahut nuk  falte pas xhumas derisa kthehej në shtëpi dhe i falte dy reqate”( Transmeton Buhariu ). Ibën Umeri nëse falej në xhami pas namazit të xhumas i falte katër reqate ndërsa nëse  falej në kthehej në shtëpi i falte dy reqate ( Transmeton Ebu Davudi).

Mburoja e Myslimanit