E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

A pranohet aj namaz prej xhematit qe e falin ne kete xhami me kamat?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selamun Aleykum ve rahmetullahi ve berekatuhu hoxh i nderuar,

Kam nje pyetje reth xhamis, qe eshte blere me kamat.A pranohet aj namaz prej xhematit qe e falin ne kete xhami me kamat?

Barak Allahu Feek

Përgjigjje


Falënderimi  i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Nuk ka të keqe  që të falet në at xhami e cila është bler me kamat dhe namazi është në rregullë, ndërsa mëkati është për ata të cilët  e kanë blerë xhamin me kamat.

Duhet të dim se kamata është e ndaluar me të gjitha format e saj dhe nuk lejohet të punosh me kamat qoft edhe për blerjen e xhamis. Ndërsa nëse dikush ka ble  dhe nuke  ka dit që është haram apo ka ra në këtë mëkat atëherë i lejohet që ta përdor at mall qoft xhami apo shtëpi, ndërsa duhet të pendohet tek Allahu nga ajo që ka vepruar me kamat.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit