E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

s.a ju lutem m shkruani për bërjen e sexhdeve te kuranit si bëhen ato,me shkruani për sehvi sexhden ne namaz,si dhe për tespi namazin ju faleminderit all-llahu qoftë i kënaqur nga ju s.alejkum

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

s.a ju lutem m shkruani për bërjen e sexhdeve te kuranit si bëhen ato,me shkruani për sehvi sexhden ne namaz,si dhe për tespi namazin ju faleminderit all-llahu qoftë i kënaqur nga ju s.alejkum

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Kur njeriu është duke lexuar Kuran dhe kalon pran ajeteve të cilat tregojnë se në të ka sexhde është prej sunnetit që të bëj sexhde kur lexon ato ajete. Për çdo ajet që ka sexhde tregon edhe shenja në Kuran. Ajo është një sexhde. Ai i cili arrin tek këto ajete bënë sexhde pa marr parasysh a është në namaz apo jashtë namazit. Disa prej dijetarëve e kanë kushtëzuar që të jetë me abdes ndërsa disa të tjerë nuk e kanë kushtëzuar. Forma e saj është që lexuesi të bëj sexhden dhe të lutet me këtë dua: Sexhde vexhhi lil-ledhi halekahu ve savverehu ve seha semahu ve besarehu bi havlihi ve kuvvetihi fe tebarekallahu ahsenul halikin” që do të thotë( Ka ra në sexhde fytyra ime për Atë i Cili e ka krijuar dhe e ka formësuar, dhe me fuçinë e tij ka bë dëgjimin dhe shikimin. I Lartësuar është Allahu dhe më i miri prej krijuesve). Kur dëshiron me ra në sexhde thotë Allahu ekber dhe kur ngritët po ashtu thotë Allahu ekber dhe nuk duhet të jepet selam pastaj.

Sa i përket sehvi sexhdes nëse njeriu qoftë imam apo është duke u falë vetëm harron ndonjë rukn( shtyllë) të namazit e plotëson atë rukn që e ka harruar dhe pastaj në fund të namazit në uljen e fundit para se me dhënë selam i banë dy sexhde dhe pastaj jep selam. Nëse dyshon se a ka lënë numrin e rekateve, mendimin e tij e ndërton në bindje e që do të thotë se nëse dyshon se a i ke fal tri rekate apo katër rekate atëherë shkon në atë që është e sigurt e ajo është ne tri rekate dhe kështu e vepron gjithmonë në atë që je i sigurt dhe pastaj vjen edhe me një rekate dhe pastaj bënë sehvi sexhde ashtu sikur thamë më lartë.

Ndërsa nëse shton reqate në namaz me harres atëherë bënë sexhden pasi që të japish selam. Forma se sehvi sexhdes është dy sexhde sikur sexhdet që bëhen në namaz dhe po ashtu të njëjtat lutje këndohen në to.

Ndërsa nëse njeriu bënë ndonjë harresë në vaxhibet e namazit për shembull harron uljen e parë duhet të bëjë sehvi sexhde sikur që thamë më lart por nuk ka nevojë që të përsëris uljen por sehvi sexhde e plotëson uljen e parë pa e përsërit atë.

Ndërsa sa i përket tespi namazit i cili njihet me emrin( salatu tesabih) mund të themi se esenca në çështjen e ibadeteve është që të ndalemi në argumente dhe në tekste të prera. Nuk mund të themi se filan ibadeti është i ligjshëm përveç nëse kemi argument për të. Ne nuk dimë ndonjë argument i cili e ligjëson tespi namazin. Kanë ardhur disa hadithe rreth këtij namazi por këto nuk janë hadithe të forta në të cilat kemi mundësi të mbështetem. Hadithi i cili ka ardhur për faljen e këtij namazi sipas mendimit më të saktë të dijetarëve është i dobët. Kështu ka thënë edhe dijetari i njohu Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë. Andaj ti pasoje mendimin më të saktë të dijetarëve e që është se nuk ka argument që kemi mundësi të mbështetem në të për një gjë të tillë.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit