E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

A kam të drejtë të fali namaz nëse gjatë abdesit pi duhan? Allahu u shpërbeftë.

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selamu Alejkum. A kam të drejtë të fali namaz nëse gjatë abdesit pi duhan? Allahu u shpërbeftë.

Përgjigje:

 

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

 

Pirja e duhanit është një vepër e shumtuar dhe një gjë e cila nuk lejohet as gjatë abdesit , as para namazit e as pas namazit. Për dëmin e duhanit jemi përgjigjur në njërën prej pyetjeve e cila na është drejtuar sa i përket dispozitës së sheriatit islam në lidhje me duhanin. Miërpo pirja e duhanit nuk ndikon në prishjen e abdesit i cili është njëri prej kushteve themelore të namazit. Mirëpo duhet të ketë parasysh muslimani që era e duhanit është një erë e shëmtuar dhe duhet që kur të hyjë në namaz të ketë erë të mirë dhe për këtë i Dërguari i Allahut na ka porositur përdorimin e misvakut para se të hyjmë në namaz. Po ashtu duhet të kemi parasyshë që i Dërguari i Allahut na ka porositur që të largohemi nga era e qepës dhe hudrave dhe mos ti hamë ato kur dëshirojmë të hyjmë në namaz, ndërsa era e duhanit aspak nuk është më e lehtë se sa era e qepës apo hudrës, në të kundërtën era e duhanit është edhe më e rëndë dhe më e keqe se sa era e qepës apo hudrës. Andaj muslimani duhet të largohet nga kjo para namazit në veçanti, ndërsa të largohet nga ky mëkat në përgjithësi.

Lusim Allahun që ti largojë muslimanët nga ky mëkat me të cilën janë sprovuar shumë nga muslimanët.

 

Allahu e din më së miri.

Mburoja e Myslimanit