E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

Kur falet Namazi i Vitrit, para farzit të jacisë apo pas synetit

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Selam alejkum deshta të bëjë një pyetje? Kur falet Namazi i Vitrit, para farzit të jacisë apo pas synetit , dhe nese keni mundesi ta sqaroni reqatin e tret të namazit të vitrit, kur jepet tekbir dhe cilat sure këndohen. Zoti ju shpërbleft.


Përgjigje:

 

Namazi i vitrit fillon pas namazit të jacis, pasi të falen dy reqate sunnet të jacisë dhe zgjat deri në namaz të sabahut, ndërsa në një të tretën e natës është koha më e mirë për ta falë vitrin.

Preferohet të falet vitri me një herë pas namazit të jacis dhe sunnetin e jacisë për atë i cili frigohet se nuk do të zgjohet më vonë për ta fal vitrin. Ndërsa preferohet të shtyhet vitri deri në pjesën e tretë të natës për atë i cili mendon të ngrihet në atë kohë për tu falur.

 

Nga Ebu Katade transmetohet se i Dërguari i Allahut i ka thënë Ebu Bekrit se kur e fal vitrin. Tha: E fali para se me ra me fjet. Pastaj i Dërguari i Allahut e pyeti Omerin se kur e falë vitrin? Tha: Flej pastaj ngritem dhe falem. Pastaj i tha i Dërguari i Allahut Ebu Bekrit e more me të sigurtën, ndërsa i tha Omerit e ke mar me forcë”.

 

Namazi i vitrit më së paku mund të jetë një rekat, por mund të falet edhe me tri reqate me pesë, shtatë dhe më së shumti 11 reqate. Lejohet edhe të falen 13 reqate vitër.

 

Po ashtu mund të falet vitri me tri reqate . I fal dy reqate pastaj jep selam, pastaj ngritet dhe e falë edhe nje reqatë.

 

Në reqatin e parë të vitrit është mirë të këndohet sureja El-a’la, pastaj në të dytën sureja kafirun kurse në të tretën sureja Ihlas (kul huva llahu ehad).

 

Po ashtu në reqatin e tretë preferohet që të bëhet duaja e cila quhet duaja e kunutit. Në reqatën e tretë këndon suren fatiha pastaj ihlas dhe pastaj i ngrit duart ka qielli dhe këndon duan e kunutit ose lutet cka dëshiron pastaj shkon në ruqu në sexhde dhe ulesh dhe këndon etehijatu duat dhe jep selam. Kjo është forma e faljes së reqatit të tret të vitrit.

 

Ndërsa duaja e cila këndohet kur ngriten duart mund ta gjeshë në librin Mburoja e muslimanit.

 

Allahu e dinë më së miri.

Mburoja e Myslimanit