E Enjëte, Gusht 22, 2019
A- A A+

Eselamu alejkum, jam i ri dhe desha te pyes, a duhet te ngriten Tekbire gjatë Namazit?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Eselamu alejkum, jam i ri dhe desha te pyes, a duhet te ngriten Tekbire gjatë Namazit?

Allahu ju shperbleftë

 

Përgjigje

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Ngritja e duarve në namaz gjatë tekbireve është prej sunnetit dhe veprimit të Pejgamberit.

Është prej sunnetit që namazliu të ngre duart në katër vende në namaz.

E para

Kur merr tekbirin fillestar dmth me rastin e hyrjes në namaz.

E dyta

Kur bie në ruku

E treta ,kur ngritet prej rukusë

E katërta

Kur ngritet prej teshehudit të parë.

Transmetohet nga Ibën Umeri i cili thotë se i Dërguari i Allahut kur hynte në namaz merrte tekbir dhe thoshte Allahu ekber duke i ngritur duart, kur binte në ruku i ngrite duart, dhe kur thoshte semiallahu limen hamide i ngrinte duart dhe kur ngritej prej dy reqateve i ngrinte duart.

Kuptimi i fjalës së tij: kur ngritej prej dy reqateve i ngrinte duart do të thotë kur ngritej prej teshehudit të parë.

Ngritja e duarve bëhet baraz me supet e njeriut apo barazë me fundin e veshëve

 

Allahu e din më së miri.

Mburoja e Myslimanit