Fikh

Selam Alejkum a ban me kendu jasin per te gjallë a për të vdekur dhe nëse bënë për të gjallë a bën nëna për femijë me kendu jasin dhe si duhet me ba nijet

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

Pyetje:


Selam Alejkum a ban me kendu jasin per te gjallë a për të vdekur dhe nëse bënë për të gjallë a bën nëna për femijë me kendu jasin dhe si duhet me ba nijet

Përgjigjje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Nuk ka qenë pre j udhëzimit të Pejgamberit e as prej udhëzimit të shokve të tij leximi I Kuranit për të vdekur. Për këtë më e mira është që ti përmbahemi udhëzimit të Pejgamberit dhe shokve të tij që të bëjmë dua për të vdekurin. Por nëse myslimani e bënë vet për prindin e tij atëherë nuk ka bërë ndonjë mëkat. Ndërsa nëse i jepë të holla dikujt për këndimin e Kuranit për të vdekur ka bërë një mëkat sepse nuk lejohet që Kurani të këndohet për te vdekur e as për të gjallë duke marr të holla prej leximit të tij.

Është pyet Hoxha I nderuar Bin Baz ( Allahu e mëshiroftë) për këndimin e kaptinës Jasin pran atij që është në momentet e vdekjes.

Përgjigjje:

Leximi I kaptinës Jasin tek njeriu në momentet e vdekjes ka ardh në hadthin e Ma’kal b. Jesar se I Dërguari I Allahut ka thënë: “ lexojani të vdekurve kaptinën Jasin”. Ky hadithi është i dobët dhe si e tillë nuk është e preferuar që të ju këndohet atyre që janë në qastin e vdekjes. Ndërsa ata të cilët e kanë preferuar një gjë të tillë kanë menduar se hadithi është i vërtet. Por leximi i Kuranit pran të sëmurit është një gjë e mirë, ndoshta Allahu i bënë dobi me të. Por veçimi i kaptinës Jasin nuk është në rregull se hadithi që fletë në lidhje me këtë është i dobët.

Është pyetur Hoxha i nderuar Ibën Uthejmini se a është sipas sunnetit këndimi kaptinës Jasin pranë të smurit për vdekje apo jo?

Përgjigjje:

Këndimi i kaptinës Jasin pran myslimanit afër vdekjes është sunnet tek shumë dijetarë. Janë bazuar në hadithin e Pejgamberit: “ lexojani kaptinën Jasin të vdekurve”. Por këtë hadith disa dijetar e kanë bërë të dobët. Pra, ata që e shohin këtë hadith si të vërtetë leximi i kësaj kaptine pran të sëmurit për vdekje është sunnet. Ndërsa ata që e shohin hadithin e dobët një gjë e tillë nuk është sunnet.

Leximi ndaj të vdekurve nuk ka ndonjë bazë në të cilën kemi mundësi të mbështetem. Por e kërkuar nga sheriati është që Kurani të lexohet nga të gjallët, që ata të meditojnë dhe të kenë dobi prej leximit të Kuranit. Ndërsa leximi i Kuranit për të vdekurin tek varri i tij, apo pasi që të vdes para se të varroset, apo leximi për të në qfardo vendi qoftë me qëllim që shpërblimet ti shkojn atij. Për të gjitha këto nuk kemi ndonjë argument në të cilin mund të mbështetemi.

Dijetarët në lidhje me këtë çështje kanë shkruar shum libra. Disa prej tyre e kanë lejuar dhe kanë nxit në të dhe e kanë krahasur këtë me lëmoshat tjera. Ndërsa disa dijetarë kanë thënë se këto gjëra janë prej çështjeve që duhet të mbështeten me argument sepse janë prej ibadeteve, ndërsa i Dërguari i Allahut thotë: “ Kush punon ndonjë vepër që nuk është prej nesh, ajo është e refuzuar”. Pastaj thonë: “ nuk ka ndonjër argument nga ajo që dim se është e ligjësuar leximi ndaj të vdekurve”.

Andaj ne duhet të qëndrojmë në atë çka është bazë se një gjë e tillë është çështje e adhurimit që duhet të ketë argument për të. Për dallim nga lëmosha, lutja për ta, haxhi, umreja, larja e borgjit të gjitha këto i bëjnë dobi njeriut. Për këto gjëra kanë ardh argumente dhe është vërtetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë:” kur vdes biri i Ademit i ndërprehen veprat e tij përveç në tri gjëra: lëmosha rrjedhëse, dija me të cilën kanë dobi të tjerët, një fëmijë i mirë që bënë dua për të”. Allahut thotë: “Edhe ata që erdhën pas tyre,(pas sahabve) thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” ( Hashr 10)”. Allahu i lavdëroi ata që vinin pas tyre për lutjet që bënin për të parët e tyre, dhe ky ajet tregon se lutja për ta është e ligjësuar dhe se ajo ju bënë dobi atyre. Po ashtu edhe lëmosha ju bënë dobi nga hadithi që përmendëm më herët.

Pra, në vend që ti jap dikujt të holla për leximin e Kuranit për të vdekur at pasuri le ta jap lëmosh tek të varfërit dhe tek ata që kanë nevojë me nijet për të vdekurin. Kështu i vdekuri ka dobi prej kësaj lëmoshe, ai i cili jep shpëton nga risit në fe dhe me këtë lëmosh ju bënë dobi të varfërve dhe atyre që kanë nevojë. Është vërtetuar se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut: “ O i Dërguari i Allahut: Nëna ime ka vdekur dhe nuk ka lënë ndonjë testament dhe mendoj se sikur të kishte mundësi të flas do të jepte lëmosh. A ka ajo ndonjë shpërblim nëse unë japë lëmosh për të? I Dërguari i Allahut i tha: Po. Pra, i Dërguari i Allahut sqaroi në këtë hadith se lëmosha i bënë dobi të vdekurit. Po ashtu edhe haxhi, Umreja dhe në lidhje me këtë kanë ardhur hadithe. Po ashtu edhe larja e borgjit. Por, leximi i Kuranit për të, apo falja e namazit për të, apo agjërimi nafile për të, të gjitha këto nuk kanë bazë dhe nuk ka argumente për to. Andaj e vërteta është se këto duhet të lihen dhe të largohemi prej tyre.

I kam dy pyetje për nijetin e namazit dhe për abdesin.

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

 

Pyetje

 

 


Selam alejkum Hoxhë i nderuar,

I kam dy pyetje për nijetin e namazit dhe për abdesin.

Pyetja 1. hoxhë a duhet kur falim namaz vetëm dhe me imam te bëjmë nijet me zë apo me zemër nijeti me zemër nuk duhet me thënë me gojë asgjë apo çfarë duhet bërë.

dhe pyetja 2.a prishet abdesi kur rrjedh gjak prej ndonjë vendi në trup. P.sh prej ndonjë plage apo prej dhëmbëve .

 

Selam alejkum Hoxhë Allahu ju shpërbleftë juve dhe gjithë myslimanët me xhenet.

 

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Bërja e nijetit me zë qoftë në namaz, abdes, apo agjërim nuk është e lejuar. Sepse vendi i nijetit është zemra. Njeriu kur vjen në namaz vjen me nijet të namazit. Po ashtu kur ngritët me marr abdes, nijeti i tij është që të marr abdes dhe nuk ka nevojë që të thotë e bëra nijet që të marr abdes sikur që nuk ka nevojë të thotë e bëra nijet me fal namazin, ose e bëra nijet për agjërim dhe të ngjashme me këtë. I Dërguari i Allahut thotë: “ veprat shpërblehen sipas qëllimit dhe secili njeri merr atë për të cilën ka bërë nijet”. I Dërguari i Allahut dhe shokët e tij nuk e kanë shqiptuar nijetin me gojë, as në namaz e as në abdes. Atëherë ne duhet ti pasojmë ata dhe të mos shpikim në fenë tonë gjëra që nuk ka urdhëruar Allahu e as Pejgamberi. Sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush punon ndonjë vepër që nuk kemi urdhëruar ne ajo është e refuzuar”. Pra nga ky hadithe bëhet e qartë se shqiptimi i nijetit me zë llogaritet prej bidateve, risive në fe.

Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë se a e prish rrjedhja e gjakut abdesin apo jo mund të themi:

Gjërat që e prishin abdesin janë dy lloje. Gjërat për të cilat të gjithë dijetarët janë unanim se e prishin abdesin dhe gjërat për të cilat dijetarët nuk janë të një mendimi se a e prishin abdesin apo jo.

Gjërat të cilat e prishin abdesin te të gjithë dijetarët janë:

  • Ajo që del prej dy vrimave, organit gjenital dhe zorrës së trash si urina, sperma, jashtëqitja, gjaku që del prej këtyre dy vrimave. Gjaku që del prej organit gjenital të femrës si gjaku i menstruacioneve, gjaku pas lehonisë, apo gjaku i çrregullimeve, si dhe lëshimi i gazrave.

  • Humbja e mendjes, si çmenduria, humbja e vetëdijes etj,

  • Dehja qoftë me alkool apo me gjëra narkotike.

  • Gjumi duke qenë i mbështetur, përveç nëse ai gjumë është shumë i lehtë.

Ndërsa gjërat për të cilat dijetarët nuk janë në ujdi se a llogariten prej gjërave që e prishin abdesin apo jo janë:

  • Ajo që del prej trupit prej ndonjë vrime tjetër jashtë atyre që cekëm më lartë, si gjaku, lengu nga hunda dhe vjellja.

  • Ngrënia e mishit të devës.

  • Prekja e organit gjenital.

  • Prekja e gruas me epsh.

  • Pastrimi i të vdekurit.

Ndërsa sa i përket rrjedhjes së gjakut mendimi më i saktë është se ai nuk e prish abdesin, qoftë rrjedhje e pakët apo e shumtë. Thotë hoxha i nderuar Sa’di ( Allahu e mëshiroftë) : “ e vërteta është se gjaku, vjellja dhe të ngjashme me të nuk e prishin abdesin, qoftë shumë apo pak, sepse nuk ka ndonjë argument që tregon se gjaku e prish abdesin, andaj mbetet esenca e pastërtisë”.

Dijetari i njohur Salih b. Fevzan El-Fevzani thotë: “ Dalja e gjakut nga trupi nuk e prish abdesin, në çfarëdo forme që del, me qëllim apo pa qëllim. Çoftë prej dhëmbëve, hundës, hixhamit apo plagëve. Shevkani në librin e tij “ Sejlul xherar” thotë: “ Është vërtetuar në transmetime të vërteta se i Dërguari i Allahut zbriti në disa lugina dhe tha kush na ruan neve sonte? Një njeri prej Muhaxhirve dhe një prej Ensarve u ngritën për të vendosur roje dhe e ndan natën për të ruajtur. U ngrit njeriu prej Ensarve dhe falej natën kur erdhi një njeri prej armiqve, e gjuajti Ensarin me shigjetë dhe e goditi atë. Ensari hoqi shigjetën dhe filloi me namazin e tij. Ai e gjuajti me të dytën. Ensari prap veproi sikur për të parën herë. Pastaj e gjuajti me të tretën, Ensari e hoqi dhe shkoi në ruku, në sexhde dhe e përfundoi namazin e tij. Pastaj e zgjoi shokun e tij dhe kur shoku i tij e pa në këtë gjendje i tha pse nuk më ngrite kur të gjuajti herën e par? Tha: Isha duke kënduar një kaptin të Kuranit dhe nuk kisha dëshirë të shkëputem nga ajo”. Imam Neveviu ka thënë: “ ky është një argument që dëshmon se prej këtij Ensari doli gjak shumë, megjithatë ai vazhdoi në namazin e tij. Sikur gjaku ta prishte abdesin atij nuk do ti lejohej që të bëj ruku dhe sexhde dhe ta plotësoj namazin pas daljes së gjakut. I Dërguari i Allahut e diti për këtë dhe nuk e mohoi apo kundërshtoi një gjë të tillë.

Pra dalja e gjakut jashtë dy vrimave që u cekën më lartë sipas mendimit më të saktë nuk e prish abdesin. Ka thënë Hasen El-Basriu: “ myslimanët vazhdojnë të falen me plagët e tyre”. Nga Xhabir b. Abdullah transmetohet se i Dërguari i Allahut ka qenë në betejën e quajtur “ Dhate Rrika” dhe një njeri goditi me një shigjetë dhe filloi ti rrjedh gjaku ai ra në sexhde dhe vazhdoi me namazin e tij”. Ibën Umerit i shpërtheu një puçërr, doli prej saj gjak dhe ai nuk e përsëriti abdesin.

Pra sipas këtyre argumenteve që cekëm dalim me përfundimin se gjaku nuk e prish abdesin.

Allahu e di më së miri.

Dëshiroja të pyes si falet syneti i ikindis dhe a duhet të falet, dhe syneti i jacis para farzitë,dhe në qoftë se jo a ka ndonjë argument për këtë.

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:

 

Dëshiroja të pyes si falet syneti i ikindis dhe a duhet të falet, dhe syneti i jacis para farzitë,dhe në qoftë se jo a ka ndonjë argument për këtë.

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Në koleksionin e Tirmidhiut, Ibën Maxheh me zinxhir të mirë shënohet se Aliu ka thënë: “ I Dërguari i Allahut falte para ikindis katër rekate sunnet. I ndante ato me salatet që i dërgonte melaikeve dhe atyre që i pasojnë ato prej besimtarëve”.

Po ashtu në koleksionin e Ebu Davudit, Tirmidhiut me zinxhir të mirë nga Ibën Umeri transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Allahu e mëshiroftë një njeri i cili i fal katër rekate para ikindis”. Ky hadith edhe pse dijetarët kanë diskutuar në vërtetimin e tij nga ky zinxhir por me transmetimet tjera që ju kanë bërë këtij hadithi arrin gradën e haditheve të mira. Rezultati i kësaj është se katër rekate sunnet para ikindis janë prej sunneteve të Pejgamberit, por jo prej sunnetev të rregullta. Koha e këtyre rekateve fillon me hyrjen e kohës së ikindis dhe zgjat deri me thirrjen e ikametit të ikindis. Kur të thirret ikameti nuk duhet myslimani të filloj me fal namaz nafile. Sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “ nëse bëhet ikameti nuk ka namaz tjetër përveç namazit farz”.

Ndërsa sa i përket sunnetit të jacis nuk ka ndonjë argument nga Pejgamberi se ai ka fal sunnet të jacis në mënyrë të rregullt apo qoftë edhe në formë jo të rregullt. Por, kjo nuk do të thotë se nuk bënë të falet namaz para farzit të jacis. Ne kemi sunnete me rastin e hyrjes në xhami që quhet namazi i përshëndetjes së xhamisë. Kemi sunnete mes ezanit dhe ikametit. Kemi sunnete të namazit pas marrjes së abdesit. Andaj këto sunnete mund të falen në çdo moment, edhe para farzit të jacis.

Ndërsa të themi se Pejgamberi ka fal namaz sunnet para jacise dhe të themi se ka sunnet të veçantë i cili quhet sunnet para farzit të jacise, nuk kemi has në ndonjë argument nga hadithet e Pejgamberit.

Allahu e di më së miri

Kam një pyetje a bënë me thënë në ezanin e sabahit “essalatu hajrun mine nevem” a asht e detyruar.

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:

Kam një pyetje a bënë me thënë në ezanin e sabahit “essalatu hajrun mine nevem” a asht e detyruar. Zoti ju shpërbleftë. selam alejkum

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Fjala e myezinit në namazin e sabahut “ essalatu hajrun minen-nevm” ( namazi është më i mirë se gjumi) të thuhet është sunnet. Në Musnedin e Imam Ahmedit dhe Sunen të Ebu Davudit transmetohet se Ebu Mahdhure i ka thënë të Dërguarit të Allahut ma mëso ezanin. I Dërguari i Allahut ia mësoi dhe tha: Kur të jetë namazi i sabahut të thuash “ Essalatu hajrun minen-nevm. Allahu Ekber Allahu Ekber. La ilahe il-lallah. Kjo shtesë e ezanit është e veçantë vetëm për ezanin e sabahut sepse kjo kohë është kohë e qetësisë dhe pushimit. Sepse është frika që ai i cili flenë ta humb namazin e sabahut dhe për këtë ka ardhë kjo fjalë e cila nxit myslimanin të ngritët për ta fal namazin e sabahut, duke ja përkujtuar rëndësinë e namazit dhe se namazi është më me vlerë se gjumi dhe nuk lejohet të lihet në asnjë mënyrë.

Allahu e di më së miri

Sa rekat ka namazi i xhumas unë e di se ka 4sunet-2fars dhe 4sunet i mbramë i xhumas.

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

Pyetje:

 

 


Selam alejkum Hoxhe i nderuar kam një pyetje për namazin e xhumas.Sa rekat ka namazi i xhumas unë e di se ka 4sunet-2fars dhe 4sunet i mbramë i xhumas. Dikush thotë se ka tepër rekat ju lutem si te ketë mundësi më qartë të tregoni për namazin e xhumas. Selamualejkum

 

Përgjigje
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Namazi i xhumasë ka vetëm dy rekate farëz. Këto dy rekate e zëvendësojnë namazin e drekës dhe ai i cili fal namazin e xhumasë nuk ka nevojë të falë namazin e drekës, as kaza e as në forma tjera. Ndërsa nuk është transmetuar nga i Dërguari i Allahut se namazi i xhumasë ka sunnete para xhumasë. Por, a i cili hynë në xhami duhet të falë fillimisht namazin e përshëndetjes së xhamisë, pastaj le të shikojë se cila është më e mirë për të. Kjo bëhet para se imami me u ngjit në minber. Nëse dëshiron të fal namaze vullnetare le të fal sa të dojë, pa pasur për qëllim numrin e rekateve. Nëse dëshiron të ulet pasi të ketë fala namazin e përshëndetjes së xhamisë le të ulet që të përmend Allahun dhe të dërgoj salavate mbi Pejgamberin, ose të lexoj Kuran. Ibën Tejmije mendon se mos falja e ndonjë namazi para xhumasë është më e mirë që mos të mendoj dikush se ka sunnet të rregullt para namazit të xhumasë, apo është obligim të falet. Njeriu e len atë që të binden njerëzit se nuk ka ndonjë sunnet të rregullt para namazit të xhumasë e as ndonjë namaz obligim. Po ashtu Ibnul Kajjimi në librin e ti “ zadul mead” refuzon të ketë sunnete para xhumas”. Andaj lërja e saj nga një herë është me e mirë që të mësohen njerëzit për dispozitën e tyre.

Vazhdo leximin...

Page 1 of 3