E Martë, Nëntor 12, 2019
A- A A+

Unë kam probleme me familjen e burrit dhe po i them burrit....

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Pyetje:

Selam jam një motër myslimane dhe desha me te pyet një pyetje.
Unë kam probleme me familjen e burrit dhe po i them burrit se me u nda prej tyre me nejt veç po nuk po më dëgjon, se jam tu e shkatërruar jetën time.
Nuk e  di çka me bo i duroj po më thonë gjithçka po nuk po di çka me bo a me u nda prej burrit. Jam tu e sëmur veten time shumë, po e ha veten pse po më thonë kështu por më nuk mundem me bë durim. Por shkak i ndarjes do të jetë nena e tij se shumë po ndërhyn ne jetën ton nuk na len rehat, se un nuk dua prej ti me u nda po do të jetë shkak ajo qe te ndahem un prej tij kur po i them ndonjëherë haj do dalim vet do jetojmë ndoshta do të jetë për mu me mirë ai nuk po donë edhe ju lutem ma ktheni përgjigjen. Dua me e dit a e kam obligim me qëndrua me këto bashkë sipas Islamit.
A e kam obligim un me qëndrua me nënën dhe babën e tij apo nëse ai donë me qëndrua burri im le të qëndron e un atëherë me u nda me burrin se nuk po shkon më.
Ju lutem ma ktheni përgjigjen sa me shpejt ? Ju lutem ma ktheni përgjigjen.

Zoti ju shpërbleftë Me Xheneti Firdeus
Es-Selamu-Alejkum

 

Përgjigje:

Sa i përket letrës që na ka arritur nga ti themi se ti fillimisht nuk e ke obligim qëndrimin me familjen e burrit dhe ajo që të ndodh ty prej nënës së burrit janë sëmundje shoqërore të cilat janë prezentë në shumë nga familjet tona, dhe është shumë vështirë që kjo grua e shtyrë në moshë ( nëna e burrit) ti largoj këto. E cila ka shpresuar ndoshta se fëmija i sajë do të qëndroj vazhdimisht me të. E ti ke ardhur dhe ja ke marrë këtë dritë asaj dhe e ke privuar nga gjëja më e shtrenjtë që ishte për të. Kështu është botëkuptimi dhe besimi i shumë nënave në raporte me rejat e tyre.

Ky botëkuptim dhe kjo bindje e gabuar shkakton luftën mes nënës dhe gruas së djalit të saj. Për këtë atë që ti ke përmendur ne pyetje ndoshta vie nga kjo anë, nga ana e xhelozisë që ajo ka ndaj teje. Sepse ndoshta nëna ke hetuar se ju keni mirëkuptim mes teje dhe burrit tuaj.

Duhet ta dish motër e nderuar se nuk është lehtë as për burrin tuaj që ta lë nënën e tij të vetmuar dhe të largohet nga ajo. Gjithashtu duam ta dimë prezencën e babait të tij dhe rolin e tij në këtë situatë. Unë shpresoj që ti të qëndrosh me burrin tuaj në çdo situatë dhe në çdo ballafaqim, ti ndihmosh atij në tejkalimin e situatave të vështira sepse nga ajo që ne kemi vërejtur është se burri i juaj kujdeset edhe për ty dhe nuk është neglizhent ndaj teje. Për këtë atë që vuan prej nënës së burrit nga fyerjet, sharjet, urrejtjet është sigurisht si rezultat që ajo ka par prej dashurisë së burrit tuaj që ka ndaj teje. Andaj mos e kthe të mirën me të keqe dhe largoje mendjen tuaj nga ndarja dhe shkurorëzimi. Shpresoj që të kesh në konsideratë burrin dhe të kesh në konsideratë situatën e hidhur në të cilën ai ndodhet.

Mos mendo në ndarje asnjëherë por përkundrazi mundohu që burrit tuaj ti japësh mesazhe pozitive se ti nuk ke mundësi të jetosh pa të dhe nuk mund ta mendosh jetën pa të. Po ashtu ta bindësh atë se ti je në gjendje që t’iu përballosh këtyre problemeve vetëm për të. Të gjitha këto të do të forcojnë dhe do të shtojnë në zemrën e tij edhe më shumë dashurinë ndaj teje.

Po ashtu motër e nderuar sa do të kisha shpresuar dhe do të kisha dëshirë që ti ta vendosësh nënën e burrit tuaj në pozitën e nënës suaj. Të durosh ndaj sajë sikur me qenë nëna e jote, të durosh për shkak të burrit tuaj. Çka mendon ti sikur nëna e jote të ja thotë të njëjtat fjalë burrit tuaj. Sikur nëna e jote ta urrente burrin tuaj, sikur ajo mos të kishte dëshirë që burri i juaj të shkelte derën e shtëpisë së saj. A thua ti do ti thoshe burrit tuaj, un do të ndahem me ty sepse me vjen keq për gjërat që nëna ime po ti thotë ty. Apo sikur burri të thoshte ty se un do të ndahem nga ti sepse nuk mund ti dëgjoj fyerjet dhe sharjet nga nëna e jote. A thua si do ta përjetoje ti një gjë të tillë.

Sikur të këshilloj që të përdorësh mjeshtëri të madhe në raportet tua me nënën e burrit. Të mundohesh të harrosh nga brendësia e juaj se ajo po të fyen, apo të bëhesh se sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur të këshilloj që ti thuash vetës suaj se “ Unë nuk dëgjoj asgjë”. Dhe këtë shprehje mundohu ta kesh në ato momente kur ajo fillon me të sulmuar me fyerje dhe me sharje.

Mos u mundo q të ja kthesh fjalën edhe ti në ato momente kur ajo të sulmon por në ato momente angazhohu me diçka tjetër, ose ndërroje vendin apo dhomën në të cilën fillon fyerja dhe sharja gjersa ajo të qetësohet psiqikisht.

Po ashtu shpresoj që do ti përdorësh disa sjellje të reja, për të cilat unë jam i bindur se nëse i praktikon do të përfundojnë mospajtimet mes juve, me lejen e Allahut. Ato janë:

  1. mundohu që kur doni të dilni në ndonjë vend, apo në ndonjë shëtitje ti propozosh edhe asaj që të ju shoqëroj në këtë, qoftë edhe formalisht bëje këtë. Nëse del me ju atëherë mos e ndiej vetën keq për një gjë të tillë, por paraqitu se ti je e lumtur me prezencën e saj me ju.

  2. nëse burri të sjellë ndonjë ëmbëlsirë ose diçka të mirë mere me dorën tuaj dhe dërgoja asaj. Leje tek ajo dhe njoftoje se këtë ëmbëlsirë apo këtë pemë ta ka sjell djali i juaj.

  3. mundohu që ti sjellësh asaj disa dhurata prej pasurisë tuaj që ti e ke, qoftë edhe një lule, apo diçka tjetër dhe ti mos e lajmëro burrin tuaj se i ke sjell një dhuratë nënës por leje që ajo ( nëna) ta njoftoj djalin për dhuratën që ti ja ke sjell. Më rëndësi është që nëna ta ndiej se ajo është e rëndësishme në jetën e juaj. Të ja bësh me dije se roli i saj nuk ka përfunduar. Por ajo do të qëndroj dhe do ta ketë edhe fjalën e sajë.

  4. nuk e di motër sa jeni të rregullta në namaz. A falë namaz burri i juaj apo jo. Por dijeni se namazi është shkaku më i madh që të ndihmon në tejkalimin e këtyre situatave. Namazi gjallëron dhe qetëson zemrën tuaj dhe rehaton shpirtin. Namazi do të ndihmoj shumë në forcimin e imanit tan dhe me të vërtetë do ti jap kuptim jetës suaj, dhe do të rehatohesh edhe nga ana psikike.

  5. dhe gjëja më e rëndësishme dhe me e dobishme është që ti të kërkosh ndihmën e Allahut në të gjitha këto. Ta bësh punën tuaj vetëm për Allahun. Të kërkosh ndihmën e Tij në rregullimin e këtyre problemeve. Bë dua tek Allahu që të ju bashkoj në të mira dhe të ju shtoj durimin dhe të ju bëjë të lumtur juve në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu ju lehtësoftë gjendjen dhe e rregulloftë atë. Aminnn

 

Mburoja e Myslimanit