E Martë, Korrik 16, 2019
A- A A+

Kam qen e sëmur prej shpinës, prej mundimit mu ka ngjall vesvesja me tregoni çfarë te bëjë?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

Kam qen e sëmur prej shpinës, prej mundimit mu ka ngjall vesvesja me tregoni çfarë te bëjë?

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Mendoj se këto vesvese kanë lindur nga shqetësimi juaj prej sëmundjes që keni pas, e që janë të thjeshta në krahasim me ata që kanë vesvese në çështjen e besimit. Runa Zot prej tyre.

Edhe pse ti nuk e ke cekur se prej çfarë vesvese vuan, por nga gjendja e juaj që ke përshkruar mendojmë se ka të bëjë sikur ty të duket se ende e ke një sëmundja të tillë.

Shqetësimi i njeriut nga sëmundja që ka pas se mos ajo po shtohet edhe më shumë ndikon tek njeriu që të ndiej një rënie dhe një humbje të fuqisë fizike dhe psikike. Pastaj njeriu vazhdon të mendoj jetën me një pasqyrë negative dhe të harroj bukurit që gjinden në jetën e njeriut.

Forma e parë e ilaçit është që ta dish ti se kjo është vetëm një shqetësim dhe disa vesvese të thjeshta. Ta dish se gjendja e juaj nuk është edhe shumë e rrezikshme ashtu sikur e ceka më herët. Por, kërkon prej teje një vendosmëri dhe seriozit dhe një ngritje të ambicieve nga ana pozitive .

Po ashtu nuk është keq që ti mirësh nga pak me ushtrime gjimnastike. Sepse ato në këtë rast mundë të luajnë rol me rëndësi në largimin e këtyre vesveseve.

Duhet ti largosh nga mendja mendime e këqija. Mos të mendosh në sëmundjen që ke pasur. Të mendosh për të ardhmen tuaj.

Po ashtu të jesh e bindur se nuk ka ndonjë sëmundje përveç se Allahu ka zbritur ilaçin e asaj sëmundje, e dimë apo nuk dimë ne atë.

Vazhdo me dua dhe lutje tek Allahu që të largoj këto vesvese, qëndro me abdes vazhdimisht si dhe shpeshtoje fjalën EUDHU BIL-AHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM. Po ashtu bëji bashkë shuplakat e duarve, afroj tek fytyra, pështyj në to tre herë me një pështym të thatë, këndo suretul ihlas, felek dhe nnas dhe përshkoje turpin me duart tuaja duke filluar nga koka e gjer te këmbët aq sa të kesh mundësi.

Hoxhë: Shaban Murati

Mburoja e Myslimanit