E Diel, Mars 24, 2019
A- A A+

Burri im për fat te keq pinë alkool por un elhamdulilah jam e udhëzuar fali namazin etj, jam mundu me bind qe është haram por kot

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Eselamu Alejkum i nderuari hoxhë, kam një pyetje nëse mundeni me ju përgjigj Inshallah. Burri im për fat te keq pinë alkool por un elhamdulilah jam e udhëzuar fali namazin etj, jam mundu me bind qe është haram por kot. Aj jeton ne Gjermani e un ne Kanada por ne pushimet verore bashkohemi ne Kosove. Un po mendoj ne vitin e ardhshëm me shku ne haxh, inshallah, po aj vjen verës dhe pinë alkool ne shtëpi tone. Kisha pas dëshirë me më këshilluar si me vepru ne ketë gjendje qe jam. Allahu ju shpërbleftë Eselam alejkum.

 

 

Përgjigje:

Alejkum selam motër e nderuar

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Ajo në të cilën gjendesh ti me të vërtetë është një rast i rëndë dhe një lodhje e vështirë që burri i juaj, prindi i fëmijëve tuaj të jetë në këtë gjendje. Sigurisht se ai nuk është vetëm prej atyre që pi alkool, por ka edhe mëkate tjera që i bënë ai. Sigurisht nga ajo që ke cekur për gjendjen e burrit tuaj është se ai nuk është prej namazlive. Sepse shumica e këtyre njerëzve nuk falin namazin dhe nuk kryejnë obligimet e Allahut. Andaj pa tjetër nëse dëshiron përmirësimin e tij duhet të fillosh me gjërat madhështore dhe me esencën e çdo gjëje e ai është përmirësimi i fesë së tij.

Duhet ta dish fare mirë se nuk ka mundësi të përmirësohet burri i juaj përveç se nëse e përmirëson fenë e tij. Pa tjetër duhet shpejtosh që ai të jetë afër Zotit të Tij. Duhet të vendosësh hapa konkret që përmes tyre të rregullosh fenë e burrit tuaj. Sepse nëse përmirësohet feja e tij do ta gjesh se ai vet pastaj do të largohet nga kjo sprovë. Me përmirësimin e fesë së tij ai do ta lë edhe alkoolin. Po ashtu me përmirësimin e fesë së tij ai do ti lë edhe mëkatet tjera. Me forcën e imanit të tij do të bëhet njeri me moral të mirë që do të sillet mirë me gruan e tij, me fëmijët e tij ashtu sikur që e urdhëron Allahu. Sikur që i Dërguari i Allahut ka thënë: “ besimtarët më të plotë me iman janë ata të cilët kanë moralin më të mirë. Më i miri prej jush është ai i cili sillet më së miri me grat e tij”.

Praktikoj këta hapa konkret, ndoshta Allahu ka me zbrit bereqetin e Tij. Sepse zemrat e robërve të Allahut janë mes gishtave të Mëshiruesit. Andaj mos e humb shpresën në përmirësimin e tij dhe mos humb shpresën se ai nuk ka mundësi të përmirësohet asnjëherë. Andaj angazhohu në përmirësimin e tij sa të kesh mundësi.

Hapi i parë në lidhje me këtë është që ti kthehesh Allahut me lutje. Ti drejtohesh Atij me lutjen e atij i cili është i nevojshëm për Të. Allahu i Madhëruar thotë: “A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni!” ( 62 Neml) Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. ( Talak 3)

 

Hapi i dytë:

Të mundohesh që të futesh tek ai nga ajo anë që afrohesh tek zemra e tij. Kur të takohesh me të, përgatiti ushqim të mirë, zbukurohu për të në formën më të mirë. Pastaj ulu afër tij dhe bisedo me të me fjalë të mira. Buzëqeshi në fytyrën e tij dhe përgëzoje me ato fjalë që bisedon me të. Pastaj nëse e sheh se është situata e përshtatshme kërko prej tij që të filloj me namaz. Thuaj atij: O burri im i dashur. Ti je burri im dhe prindi i fëmijëve të mi. Unë jam gruaja e juaj që të dua. Unë jam ajo që kamë dëshirë të jesh njeriu më i mirë në mesin e njerëzve dhe të jesh më së largu se çdo kush nga të këqijat. Atëherë pse ne mos të kujdesem për fenë tonë. Për çka të mos kujdesem për namazin ton. Për çka o burri i im mos të jesh ti një baba me model të mirë për fëmijët tu të ardhshëm. Ngriu dhe fillo me namaz. Të falemi së bashku dy rekate që ti lutemi Allahut të largoi nga kjo sprovë. Të na bashkoi Allahu neve në respektimin e Tij. Së pari pra fillo me të nga kjo anë. Mundohu që ta bindësh që të ja filloj namazit me rregull. Nëse fillon me namaz dhe bëhet i rregullt do të vi një kohë kur ai do të largohet edhe nga alkooli. Gjërat duhet të përmirësohen fillimisht nga baza. Nëse në këtë gjen pranim nga ai dije se ke pas rezultat në përmirësimin e tij. Nëse nuk të përgjigjet në këtë, atëherë ti mos humb shpresën prapë, por këshilloje kohë pas kohe. Mundohu që ta takosh me njerëz të mirë. Sikur që nëse ke dikë prej të afërmve tu nga njerëzit e mirë që mund të flasin me të në këtë çështje. Takoje atë me njerëz të cilët e udhëzojnë në punë të mira. Me njerëz me të cilët i thonë eja me ne që të falim namazin. Mundohu që ti gjesh ati shokë të mirë që përzihen me të dhe e udhëzojnë në atë që është e mirë dhe e dobishme. Mendoj që burri i juaj është në këtë gjendje për shkak se ai ka shokë të cilët i tregojnë dhe e tërheqin në rrugën e haramit.

Ajo çka kërkohet prej teje është që të angazhohesh në maksimum në përmirësimin e burrit tuaj me hapin e tretë e që është prej hapave më të rëndësishëm, e që është gjetja e shokëve të mirë të cilët ndikojnë tek ai.

Po ashtu të mundohesh edhe ti të ndikosh tek ai në formë direke sikur p.sh. ta marrësh me vete në haxh. Të kërkosh prej tij që ky të jetë një shans për pendimin e tij dhe kthimin e tij tek Allahu. Po ashtu duke ja përkujtuar edhe vdekjen, qëndrimin e tij para Allahut dhe fjalë të mira dhe të buta të ngjashme me këto përkujtime.

Tregoi gjithashtu edhe për përgjegjësin që ka si kryesues i familjes. Përgjegjësinë që ka ndaj fëmijëve të tij dhe se këta fëmijë do të jen amanet në qafën e tij. Ndoshta kur të rriten fëmija dhe ta shohin babin e tyre në këtë gjendje kanë mundësi të ndikohen prej tij nga ana negative dhe ky do të merr përgjegjësin para Allahut për devijimin e tyre. Kur fëmija sheh prindin duke pirë alkool apo duke pir duhan atëherë shumë lehtë ka mundësi që ai të ndikohet prej tij sepse fëmija në shumicën e rasteve mundohet ta pasoj babin e tij.

Këto janë format dhe metodat me të cilat me lejen e Allahut ke me pas sukses nëse i përdor ato sikur që duhet në përmasimin e fesë së burrit tuaj.

Sikur që këshilla ime është që ju mos të rrini aq larg njëri tjetrit sepse largësia e bënë të vetën. Por në kohën më të afërt të mundshme të bashkoheni dhe të jetoni së bashku sepse kjo do të ju ndihmoj në përmasimin e njëri tjetrit dhe ndihmën ndaj njëri tjetrit.

Lusim Allahun që të ju largoj brengat e juaja dhe të ju largoj pikëllimet tuaja dhe të ju bëjë zgjidhje sa më të mirë për jetën tuaj.

Hoxhë:

Shaban Murati

Mburoja e Myslimanit