E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

Pytja ime është-ka shumë kohë të gjatë që më mundon gjithcka si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje

 

Selam Alejkum hoxh i nderuar.Pytja ime është-ka shumë kohë të gjatë që më mundon gjithcka si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Për shembull jam shumë e lodhur po punoj sikur me trup të huaj sa që e tërë fuçia po më humb, kam qen te mjeku i përgjithshëm analizat më kanë dalë në rregull. Me krahët kam problem të madh po më humb shumë shpesh fuçia dhe nuk mundem asgjë me mbajt në duar, kam qenë te neurologu ai edhe më mirë mi ka nxjerr analizat, tha notë të shkëlqyeshme prej neve se asgje nuk ke, e tash po pres përgjigje nga ju. Dua të ju tregoj se jam besimtare, fali namaz vetëm prej ZOTIT ndihm dhe falje kërkoj, mirëpo tash në kohët e fundit nuk po mundem edhe me u fale se tepër e rraskapitur jam bëre. ZOTIju shpërbleft për mundin tuaj.

 

Përgjigje

 

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Pasi që ke bërë analizat dhe të gjitha kan dalë në rregull atëherë si duket keni ngacmim, prekje nga shejtani apo magji nga dikush. Andaj të këshilloj që të kërkosh shërim tek ata që bëjnë shërim sipas Kuranit dhe sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s. Pashtu të këshilloj që mos të largohesh nga namazi në asnjë mynyrë, sepse lënja e namazit është gjëja më e rrezikshme dhe i hap rrugën shejtanit në mashtrimin e tij. Andaj mundohu ta forcosh vetën tuaj dhe lutju Allahut në formë të vazhduar që të ta largoi këtë lodhje dhe të ta forcoj trupin dhe shpirtin tuaj.

Allahu e di më së miri

Mburoja e Myslimanit