E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

Halli im është ky, ka një kohë jo të shkurtër qe jam zhytur në mëkatin e vetëkënaqësisë dhe shikimit haram.

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Selamu alejkum. Halli im është ky, ka një kohë jo të shkurtër qe jam zhytur në mëkatin e vetëkënaqësisë dhe shikimit haram. Gjate gjithë kësaj kohe, kam bërë dua qe Allahu me ma mundësuar me braktisë këtë mëkat. Megjithatë ende jam i zhytur në të. Çka të veproj që Allahu të ma pranoj lutjen, pasi që unë ende jam i zhytur në të. Sa herë që i veproje ato mëkate pendohem tek Allahu dhe zotohem se më nuk do të kthehem, por prapë se prapë epshin nuk po arrij ta ndali, po e thyej zotimin qe po ja jap Allahut. Si te veproj që Allahu të ma mundësoj një herë e përgjithmonë ta braktisi ketë.

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Fillimisht lus Allahun që të të largoj nga ky mëkat dhe nga kjo veti shkatërruese.

Shumë nga të rinjtë të cilët janë martuar ndiejnë një paaftësi sa i përket marredhënieve intime pas martesës pikërisht për shkak se para se të martohem e kane vepru kete punë te keqe. Por kjo fatkeqësi ështe edhe më e madhe nese vazhdon me shikimin në haram, ti ke bërë dua(lutje) ndoshta, por ato nuk i ke bërë me zemër por vetëm me gjuhën tuaj.

I Dërguari i Allahut thotë; se nëse robi i Allahut bënë një mëkat, në zemrën e tij i bëhet një pikë e zezë dhe kjo pikë e zezë bashkohet dhe rritet gjersa të bëhet një pengesë e fortë para sinqeritetit dhe vendosmërisë suaj. Andaj lute Allahun që të ta pastrojë zemrën tuaj dhe të ta pranoj pendimin tuaj. Ti thua që mundohem të largohem por prapë bie në të njëjtin mëkat. Kjo tregon një dobësi të shpirtit tuaj; Ti e di se shejtani është ai i cili ti zbukuron këto mëkate. Prandaj prej teje kërkohet që të ngadhënjesh ndaj këtij armiku. Sikur të të paralajmeroj dikush se një armik dëshiron të të sulmoj dhe të bëjë një dëm të madh, athua do ti dorëzohesh atij.

Mendoj se ti deri tash ke pas një ballafaqim të dobët me shejtanin sepse sikur të ishe i vendosur dhe të merrje vendim të fuqishem me qëllim që të ndalesh përfundimisht nga ky mëkat dhe nga shikimi në haram sigurisht se do të gjesh në vetën tuaj një forcë të fuqishme në ndalimin e kësaj sa që do të ishe i habitur edhe vetë me këte.

Mos serioziteti juaj në marrjen e një vendimi të prerë bënë që ti prapë të kthehesh në atë mëkat.

Ti me siguri e bënë këtë mëkat kur je në vetmi, qoftë në punën tuaj apo në shtëpinë tuaj. Unë nuk mendoj se ti një gjë të tillë e bënë publikisht para kolegëve tu. Andaj ne edhe pse kësaj pyetje ju kemi përgjigjur në faqen ton njehere, me lejen e Allahut prapë do të mundohemi që ti japim disa këshilla ndoshta do të kesh dobi prej tyre, sidomos sa i përket shikimit në haram.

Këshilla e parë:

Nëse je në shtëpi apo në punë mos e mbyll derën tuaj. Vendose televizionin ose kompjuterin në atë formë që çdo kush që hynë në dhomë ka mundësi ta shoh ekranin e tij. Që të mos dobësohesh para vetës, epshit tuaj, para shejtanit dhe të të thotë ai shikoje vetëm pak sepse nuk të sheh askush. Nëse je në shtëpi vendose kompjuterin tuaj apo televizionin në sallon ku e shohin të gjithë anëtarët e familjes. Mos i lejo vetës asnjëherë që të futesh tek kompjuteri apo te televizioni në orë të vona.

Këshilla e dytë:

Ndërsa sa i përket masturbimit ( vetë kënaqësisë) angazhohu me tërë atë që ke mundësi që ta ndërpresësh këtë. Mendo dhe lexo për rrezikun e kësaj dhe për format e largimit nga kjo. Mos lejo që t vetmohesh vetëm në dhomë. Mos u fut në shtrat përveç atëherë kur ndien nevojë të madhe për gjumë. Që të mos të vij shejtani dhe të vendosësh dorën tuaj në organ dhe të fillosh me mëkatin e masturbimit. Kujdesu që të flesh me abdes dhe me lutjet e gjumit dhe të flesh sipas sunnetit të Pejgamberit. Posa të zgjohesh nga gjumi ngrihu menjëherë nga shtrati që të mos të të mashtroj shejtani. Mos qëndro gjatë në banjo, dhe qendro vetëm sa ke nevojë.

  • Agjëro agjërim vullnetarë më shumë.

  • Kujdesu për faljen e pesë kohëve të namazit në xhami.

  • Vendosi vetës suaj një program qoftë edhe i pakët në faljen e namazit të natës.

  • Shpeshtoje pendimin dhe kërkimin e faljes.

  • Fillo me mësimin e Kuranit dhe leximin e tij.

  • Merru me ndonjë aktivitet sportiv qoftë edhe ecje.

  • Shpeshto lutjet që Allahu të të ndihmoj në braktisjen e këtij mëkati.

  • Nëse nuk je i martuar mundohu në çdo formë që ta bindësh babin tuaj që të lejoj dhe të ndihmoj në martesë.

  • Kërko të gjesh shoqërinë e mirë dhe të kalosh shumicën e kohës së lirë me ta, si dhe mos lejo që të mbetesh i vetmuar në dhomë apo në vendin e punës.

 

Këshilla e tretë:

Dije vëlla i dashur se njerëzit më të këqij janë ata që kur mbetën të vetmuar i shkelin dispozitat e Allahut. Transmetohet nga Theubani se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ do të ju tregoj për disa njerëz që në ditën e gjykimit vijnë me vepra të mira sa kodra e bardh Tihame, Allahu ato vepra do ti bëjë hi edhe pluhur. I është thënë o i Dërguari i Allahut. Na trego se kush janë këta që mos të jemi ne prej tyre pa e vërejtur këtë. Tha: Ata janë vëllezërit tuaj, falen natën sikur që faleni ju, por kur mbeten të vetmuar me dispozitat e Allahut i shkelin ato.

 

Këshilla e katërtë:

Dije vëlla i dashur se Allahu i ka dhuruar njeriut fuqi në realizimin e disa gjërave dhe në shlyerjen dhe largimin nga disa gjëra të tjera të cilat i ka caktuar Allahu, por kjo normal që bëhet me dëshirën e Allahut. Ti kur je fut në këto mëkate je fut me dëshirën tuaj askush nuk të ka detyruar në një gjë të tillë. Sikur që në të njëjtën kohë ti je i vetmi i cili mund të largosh vetën tuaj nga kjo. Unë e di se ti ke mundësi ta bësh një gjë të tillë. Sepse ti nuk je më i dobët se kolegët tuaj asnjëherë. Ka shumë prej të rinjve të cilët kanë jetuar një kohë të gjatë në keso mëkate, por kur u ka mberritur udhëzimi i Allahut i kanë lënë të gjitha këto nga turpi për Allahun.

 

Këshilla e pestë:

A nuk mendon se ka mundësi Meleku që merr shpirtrat të vizitoj një ditë edhe ty, sikur që i viziton të tjerët, ndërsa ti je në këtë gjendje dhe me këtë mëkat. Nëse ndodhe kështu atëherë do të vdesësh me mëkat ndaj Allahut dhe përfundimi yt do të jetë i keq. Po kështu a nuk ke menduar se një ditë do të dalësh para Allahut dhe para njerëzve. A nuk ke menduar gjatë veprimit të mëkatit se Allahu të sheh ndërsa ti nuk je turpëruar prej Tij aspak edhe pse e di se Ai të përcjell në çdo moment dhe ka mundësi ta zbres mëkatin e Tij kur do Ai. Sikur të mendosh pak dhe ta pyetësh vetën tuaj: A thua këtë kohë që po e kaloj në këto mëkate do të kam dobi prej saj apo do të kam humbje? Çka do të përgjigjesh. Unë e di që ti do të thuash se ato do të jenë në peshoren e veprave të këqija. Atëherë për çka vazhdon në humbje, kur ti ke mundësi këtë kohë të fitosh fitime të mëdha.

Gjërat më me rëndësi që duhet ti bësh për tu larguar nga këto mëkate janë:

  • Marrja e një vendimi serioz dhe të prerë në lidhje me mosveprimin e mëkatit.

  • Nxjerrja e televizionit prej dhomës suaj të veçantë nëse ke nje të tillë në dhomë.

  • Mos përdorimi i ekranit natën, kur ti je i vetmuar. I Dërguari i Allahut thotë: “ Ujku e ha delen e cila ndahet prej kopesë”.

  • Para se të hapësh këtë mjet cakto qëllimin e hapjes së tij. Nëse është qëllimi i mirë mbështetu në Allahun e nëse jo largohu nga kjo.

  • Mundohu dal ngadal që të pakësosh orët e qëndrimit para tij për çdo ditë më pakë.

  • Kthehu tek Allahu me lutje që Allahu të ndihmoj në largimin nga ky mëkat.

Lus Allahun që këto këshilla të kenë dobi në largimin tuaj nga këto mëkate një herë e për gjithmonë.

( ju bëj me dije se rreth pyetjes së masturbimit ( vet kënaqësisë), dëmet që shkaktohen prej ti si dhe mënyrën e largimit nga ky mëkat mund ta gjeni më gjerësisht në faqen tonë në rubrikën PËRGJIGJE në “ hallall dhe haram”).

Mburoja e Myslimanit