E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

A bënë të bëjë dua njeriu qe Allahu me ja mundësuar mu u largu nga një mëkat?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

Selamu alejkum,


A bënë të bëjë dua njeriu qe Allahu me ja mundësuar mu u largu nga një mëkat. Shembull të thotë o Allah ma mundëso të largohem nga ... ky ose ai mekat, e ma mos te kthehem ne të...?.

 

Përgjigjje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Kërkimi nga Allahu qe te largohesh nga ndonje mëkat jo që është e lejuar por ajo eshte e urdheruar. Sepse ne vetem me ndihmen e Allahut mund te largohemi nga pasimi i epshit tonë dhe nga intrigat e shejtanit. Allahu thotë në Kuran: Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshirae Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël. ( nisa 83). Po ashtu Allahu thotë: Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij,

askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve);Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjithadhe i di të gjitha. ( nur 21).

Allahu në shumë vende na urdhëron në dua dhe lutje. Allahu thotë: Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se)Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. ( bekare 186). Allahu i përgjigjet nevojtarit kur ai ka nevojë. A ka nevojë njeriu më shumë se sa të largohet nga mëkatet e të shptëoj nga dënimi i Allahut e ta fitoj xhennetin e Allahut. Allahu thotë në Kuran: A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sapak që reflektoni! ( neml 62). Dhe në praktikën e jetës së Pejgamberit shohim se ai ka kërkuar nga Allahu që ta mbroj nga shumë mëkate si gënjeshtra mendjemadhësia etj.

Mburoja e Myslimanit