E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Shumë njerëz e bëjnë mbarimin e hatmes së Kur`anit për të vdekurit, për pasuri, për shtëpi etj. A lejohet kjo ?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

Pyetje:


Kërkoj ndihmën tuaj qe te me thoni nje dua që thuhet pas leximit të Kur`anit. Shumë njerëz e bëjnë mbarimin e hatmes së Kur`anit për të vdekurit, për pasuri, për shtëpi etj. A lejohet kjo ? Unë nuk e kam bërë asnjëherë, e kam lexuar dhe e kam falënderuar ALLAHUN për këtë pasuri që më ka dhënë. Ne agjensit e varrimit japin qefin me të shkrujtur sipër ALLAH a lejohet kjo dhe ata hoxhallarët që marrin për të vdekurit a ju lejohet që të lexoj Kur`an kur Kur`ani lexohet për të gjallët? Për këtë gjë kam bërë debat që është gabim.


Pergjigjje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Nuk ka në sunnetin e Pejgamberit ndonje dua të veçant që duhet të këndohet pas përfundimit të Kuranit, dhe nuk është transmetuar se i Dërguari i Allahut ka vepruar një gjë të tillë. Ajo çka më së shumti mund të thuhet në këtë temë është duaja në fund të shumë mus’hafave e cila thuhet se është nga Ibën Tejmije.

Duaja pas përfundimit të Kuranit ose mund të jetë pas përfundimit të Kuranit në namaz (siç ndodhë në vendet ku falen taravit në ramazan me hatme), apo pas përfundimit të Kuranit jasht namazit. Nuk ka ndonjë argument për duan e hatmes në namaz. Ndërsa për duan e hatmes jasht namazit është transmetuar nga Enesi se ai e ka bërë një gjë të tillë.

Hoxha i njohur (Allahu e mëshiroftë) Ibën Uthejmini është pyetur për dispozitën e duas së përfundimit të Kuranit gjatë namazit të natës në ramazan dhe është përgjigj:“ Nuk shoh një gjë të tillë nga sunneti i Pejgamberit e as nga veprimi i shokve të tij. E tërë ajo që ka arrit në lidhje me këtë është vepra e Enesit i cili kur përfundonte Kuranin tubonte familjen e tij dhe bënte dua dhe një gjë e tillë është bërë jasht namazit”. Po ashtu Imam Ahmed ibën Hambeli mendon se është e preferuar që të bëhet dua pas përfundimit të Kuranit.

Andaj nuk është patjetër që të bësh duan e hatmes por nëse e bënë një gjë të tillë nuk ka diçka të keqe.

Ndërsa këndimi i Kuranit, apo hatmja për të vdekur sipas mendimit më të saktë nuk është i lejuar, ndërsa nëse ajo bëhet me para është mëkat edhe më i madhë dhe nuk këndohet Kurani për të vdekur, e as për pasuri dhe shtëpi. Por Kurani këndohet që njeriu ta qetësoj zemrën e tij, ta ngjall imanin e tij me Kuran dhe ti bëjë ibadet Allahut me të. E pastaj si falënderim për këtë që Allahu ta ka mundësuar me përfundim të leximit të Kuranit bënë duan e hatmës.

Pra leximi i Kuranit me para për të vdekur është njëra prej ndalesave që Allahu i ka ndaluar.

Ndërsa qefini i shkruar me shkronjën Allah nëse bëhet me qëllim të ndonjë bestytnije se qefini që është i shkruar në të emri Allah është më i mirë për të vdekurin apo i lehtëson atij dënimin apo i ndihmon diçka një gjë e tillë është e ndaluar. Andaj më mirë është nëse ke mudnësi të blesh qefin të thjesht i pa shkruar dhe me ngjyrë të bardhë.

Allahu e di më se miri.

Mburoja e Myslimanit