E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Kam një pytje n'lidhje me Koncentrimin 100 % gjat faljes së namazit

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam Alejkum vllezër . Kam një pytje n'lidhje me Koncentrimin 100 % gjat faljes së namazit nganjeher kur te fali namazin me ndodh që të mendoj në gjera që si përkasin namazit gjera të përditshme mundohna qdo herë të koncentrohem në maksimum por nuk arrij . Ju lutem që të më jepni kishilla si të arrij ta fali namazin i përqëndruar .

Allahu ju shperbleft.


Përgjigjje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Esenca e përkushtimit në namaz është zbutja e zemrës,qetësimi i saj dhe përkushtimi. Nëse zemra përkushtohet në namaz atëherë ky përkushtim kalon edhe në gjymtyrët tjera, sepse gjymtyrët janë pasuese të zemrës.Dije vlla i nderuar se përkushtimi në namaz është dhunti e Allahut që ja jep kujt të doj Ai. Këtë përkushtim e arrin ata që janë të sinqert në adhurimin e tyre, ata të cilët veprojn me urdhërat e Allahut dhe ndalohen nga ndalesat. Ai të cilit nuk i përkushtohet zemra në urdhërat e Allahut jasht namazit të tij, nuk ka mundësi që në namaz ta shijoj këtë përkushtim dhe nuk qajn syt e tij me lotë për shkak të ngurtësimit të zemrës, sepse Allahu ka thënë: fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, (ankebut 45). Pra, atë që nuk e ndalon namazi nga të kqijat ai nuk ka mundësi që të koncentrohet në namaz dhe nuk e bënë namazin ashtu sikur e ka urdhëruar Allahu.

Dije vlla i nderuar se përkushtimi në namaz është obligim për çdo namazli. Ka thënë dijetari i njohur Ibën Tejmije: “ se përkushtimi në namaz është obligim tregon edhe fjala e Allahut: Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,( mu’minun 1,2).

Ne do të paraqesim disa nga shkaqet dhe format që i ndihmojnë njeriut të jetë sa më i përkushtuar në namazin e tij, prej tyre:

  1. Njohja e Allahut është njëra prej shkaqeve më të mëdha, sepse me njohjen e Allahut ndriçohet zemra, përmisohet mendja dhe drejtohen gjymtyrët. Njohja e emrave të Allahut dhe cilësive të Tij zgjon në shpiërtin e njeriut madhërimin e Allahut dhe kujdesin e Tij. Dije vlla i nderuar se sa më shum të kesh në kujdes Allahun dhe të kesh parasysh mbikçyrjen e Tij aq më shumë do të shtohet në zemrën tënde frika ndaj Tij. Pastaj kur zemra e njeriut frikohet nga Krtijuesi i tij atëherë edhe përkushtimi në namaz do të jetë më i madhë.

  2. Kuptimi i drejtë i rëndësis së namazit. Njeriu në namaz duhet të kuptoj se qëndron para Krijuesit të tij dhe fëtyra e tij është në drejtim të fëtyrës së Krijuesit të tij. Për këtë selefët ( të parët tanë) kur afrohej koha e namazit ndryshonte gjendja e tyre. Alij b. Husejn kur merrte abdes i zverdhej fëtyra. Familja e tij i thonin: çka është kjo që po të ndodh kur po mer abdes. Ai thoshte: A e dini se para kujt do të qëndroj”.

  3. Prekaditja për namaz. Dije vlla i dashur se prekaditja e jote për namaz është shenjë e dashurisë tënde ndaj Allahut. Ndërsa kujdesi yt që ta kryesh namazin në kohën e tij dhe me xhemat është shenjë e dashurisë së Allahut ndaj teje. Për këtë duhet të filloj prekaditja për namaz që nga marrja e abdesit. Të mirret abdesi mir dhe me vëmendje e jo vetëm formal. Pastaj ikameti të bëhet në formën më të mirë. Pastaj kur të hysh në namaz të angazhohesh vetëm me koncentrimin në namaz. Të mendosh se kjo botë tek Allahu nuk ka pesh as sa një krah i mushkonjës. Po ashtu të mendosh se ti në këtë botë je një kalimtar i rastit dhe në një të nesërme të afërt do të largohesh nga kjo botë. Pasi që zemra e jote është distancuar nga angazhimet e kësj bote dhe e ke marr abdesin e plotë me obligimet që ka me sunnetet që ka dhe pastaj nisesh në shtëpin e Allahut dhe shkon në namaz me qetësi duke e nxënë rreshtin e par në të djathtën e imamit atëherë me siguri se do ta arrish përkushtimin në namaz. I Dërguari i Allahut thotë: “A dëshironi të ju tregoj se çka shlyen mëkatet dhe ngrit në shkalla të larta?. I thanë gjithsesi o i Dërguar i Allahut. Tha: marrja e abdesit në vështërsi, shpeshtimi i hapavae për në xhami, pritja e namazit gjerë në namazin tjetër. Kjo është lidhje e fortë, kjo është lidhja e fortë”. ( Muslimi). Të parët tan (selefët) pregaditeshin mirë për çdo namaz pa marrë parasysh a ishte namaz i obliguar apo namaz vullnetar. Është transmetuar nga Hatim el Esam se kur është pyt për namazin e tij është përgjigjur: “ kur afrohet namazi marr abdes mirë dhe pastaj shkoj në vendin në të cilin falem. Ulem në at vendë gjersa të bashkohen gjithë gjymtyrët e mija, pastaj ngritem në namazin tim. Qaben e vendosi mes dy syve të mij, ndërsa urën e siratit e vendosi nën këmbët e mija. Xhennetin e vendosi në anën e djathtë ndërsa xhehenemin e vendosi në anën e majt. Melekun e vdekjes e vendosi mbrapa meje dhe e mendoj se ky do të jetë namazi im i fundit. Pastaj ngriti duart e shpresës dhe të frikës, marrë tekbirin, filloj të lexoj rrjedhshëm. Pastaj shkoj në ruku me modesti, pastaj në sexhde me përkushtim dhe përulësi. Angazhohem që të jem i sinqert në këtë pastaj nuk e di se a më është pranuar apo jo.

  4. Të kuptuarit e dispozitave të namazit. Njohja e dispozitave të namazit është prej shkaqeve që ndihmon në prkushtimin në namaz , sepse mosnjohja e tyre pengon në kryerjen e namazit ashtu sikur e ka falur i Dërguari i Allahut. Një njeri u fal para të Dërguarit të Allahut, por nuk e fali namazin si duhet, i Dërguari i Allahut i tha: Kthehu dhe falu se nuk je fal”. ( Buhariu, Muslimi). Andaj vlla i nderuar duhet të dish shtyllat e namazit, vaxhibet e namazit, sunnetet e namazit, gjërat që e prishin namazin gjersa të jetë namazi yt në rregullë.

  5. Po ashtu marrja e sutrës ( pengesës) që vendoset para teje me qëllim që mos të dal dikush para dhe që mos të pengoj dikush në namazin tëndë e të largoi nga përkushtimi në namaz.

  6. Meditimi gjat leximit të Kuranit në namaz. Dije se meditimi i Kuranit është prej shkaqeve më të mëdha që ndikon në përkushtimin në namaz. Sespe në Kuran gjen ajete kërcnuese të xhehenemit, pastaj gjendja e të vedkurve, gjendja e njerzëve në ditën e gjykimit, gjendja e banorvë të xhennetit dhe atyre të xhehenemit. Pastaj në Kuran gjen lajme për pejgamberët dhe sprovat në të cilat kan kaluar ata. Po ashtu gjen lajme për ata që i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe çka ka ndodhë me ta si ka qenë fundi i tyre. Të gjitha këto çështje vlla i nderuar hapin në zemrën tëndë dritën e besimit dhe besnikërin në mbështetjen e Allahut dhe këto të shtojnë frikën ndaj Allahut. Si mos të jetë kështu me Kuranin kur Allahu thotë: Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. ( hashr 21).

  7. Nënshtrimi ndaj Allahut në ruku. Rukuja (përulja) është një gjendje që tregon përkushtimin e robit ndaj Krijuesit të tij duke përkulur shpinën dhe ballin e tij para Allahut. Për këtë namazliu në këtë gjendje duhet të ketë në kujdes madhështin e Allahut, Sundimin e Tij. Pastaj të kujtoj në këtë moment mëkatet e tij dhe mangësit e tij karshi Allahut. Të përkujtosh se Allahu është i Pasuri që nuk ka nevojë për askë ndërsa ne kemi nevojë të gjithë për Të.

  8. Të prezentosh afërsin e Allahut kur je ne sexhde. Dije vlla i dashur se kur i bënë sexhde Allahut je më afër Tij se kur do herë. Paramendoje vetën tënde sikur ti të ishe afër një mbreti të madhë të kësaj bote a nuk do të kishte ndryshuar gjendja jote, e si mendon të jetë gjendja jote kur ti në sexhde je afër Allahut i Cili ka sundimin mbi të gjitha. Dije se sexhdeja është vendi ku Allahu pranon lutjet tua. I Dërguari i Allahut thotë: “ robi i Allahut është më së afrmi me Allahun kur ai është në sexhde, shpeshtoni lutjet”. ( Muslimi). Prej lutjeve që bënte i Dërguari i Allahut kur ishte në sexhde ishte edhe kjo: “ O Zoti im mi fal të gjitha mëkatet të dukshmet dhe të padukshmet, të parat dhe të mbramat të fshehtat dhe ato publike”.

  9. Po ashtu prej shkaqeve që të ndihmojnë në përkushtimin në namaz janë edhe: mos lëvizja në namaz, qetësimi në namaz, ngadalsimi në faljen e namazit, zgjedhja e një vendi të përshtatshëm, zgjedhja e veshjes së përshtatshme, kërkimin e mbrojtjes prej shejtanit, shpeshtimi i nafileve dhe gjërave vullnetare, sinqeriteti dhe besnikëria në Allahun.

Mburoja e Myslimanit