E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Kam dëshirë te ta bej nje pyetje rreth lumturis se vertet ne kete bote ?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pytje

Selam Alejkum Hoxhë i nderuar kam dëshirë te ta bej nje pyetje rreth lumturis se vertet ne kete bote si arrihet apo nuk ekziston fare ne kete jete vetem ne jeten pas vdekjes apo lumturia arrihet permes kysmetit - fatit apo ndikojnë edhe prinderit e tu ne lumturinë tende a ka mundesi per mos me u be nje njeri i lumtur nese e nemin prinderit e vet apo si e ka shkruar All-lllahu i madheruar fatin e atij njeriu. Apo ka mundesi qe kurr te mos e arrij lumturin e vertet ne kete jete nje njeri por te vuaj gjithnje. Kisha pas deshirë qe te me jepni disa keshilla ne kete add rreth lumturis te kesaj jete paqja e all-llahut xh.sh qoft mbi te derguarin e zotit dhe mbi gjith muslimanet AMIN e pres pergjigjjen tende me pa durim hoxhe i nderuar all-llahu te shperblefte


Përgjigjje


Ata të cilët janë të humbur në këtë botë janë të shumtë. Ai që vjedhësit ia lenë në dor pasurin e tij ai është i humbur. Kush ka martuar vajzën për mashtruesin ai është i humbur. Kush kërkonë dijen tek injoranti ai është i humbur. Por, njeriu më i humbur dhe më i dshtuar në këtë botë është ai i cili kërkon lumturin jo në vendin e duhur. Njeriu më i dështuar në këtë jetë është ai i cili ka gabuar rrugën, lumturinë dhe qetësin shpirtërore.

Lumturia e shpirtit, qetësimi i tij është një gjë shumë me rëndësi që kërkojnë të gjithë njerzit në këtë botë. Lumturia është një ëndërr që të gjithë njerëzit mundohen ta realizojnë në jetën e tyre. Por në gjetjen e lumturis së vërtetë kanë rezultat vetëm një pakic e njerëzve.

Njerëzit kanë ndjekur rrugë të ndryshme në realizimin e kësaj dëshire të madhe. Disa prej tyre kanë menduar se lumturia është në pasuri dhe në grumbullimin e saj. Disa mendojnë se lumturia e vërtetë është në shumimin e fëmijëve dhe zgjerimin e familjes. Disa mendojnë se lumturia e vërtetë është në kujdesjen ndaj trupit të tij dhe në fuçin e trupit. Disa të tjerë mendojnë se lumturia e vërtetë është në pozita të larta me përgjegjësi. Lloji më i dështuar i njerëzve janë ata të cilët mendojnë se lumturia e vërtetë është në humbjen e mendjes përmes narkotikve të ndryshëm. Të gjithë këta janë të humbur dhe të dështuar në jetën e tyre sepse ata janë lidhur për një gjë e cila nuk është e sigurt dhe janë lidhur për një gjë e cila i lërë në momentet më të vështira të tyre dhe në momentet kur ata kanë nevojë për të më së shumti.

Dije se lumturia e vërtetë dhe qetësimi shpirtëror në këtë botë është në adhurimin e Allahut dhe largimin nga mëkatet. Lumturia e vërtetë në këtë botë është për atë i cili ka pasur atë që ka zbrit Allahu për robërit e Tij, pasojnë udhëzimin e Tij. Allahu thotë në Kuran: Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)". E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. ( ta ha 123,124). Lumturia e vërtetë është për atë i cili pajiset me moralin e Kuranit dhe me etikat e tij. Allahu thotë Në Kuran: “ ta ha Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet. ( Ta ha 1,2,3,). Zgjerimi i gjoksit në këtë botë është për atë i cili fillon ditën e tij me përmendjen e Allahut dhe e përfundon atë me përmendjen e Allahut dhe ka kujdes Allahun në çdo sjellje të tij. Allahu thotë në Kuran: Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen. Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë. ( ra’d 28, 29). Qetësimi i zemrës në këtë botë është me zbatimin e obligimeve ndaj pronarve të tyre. Obligimi më i madhë është obligimi që kemi ndaj prindërve, pastaj të afërmëve, pastaj të fqinjëve.

Si ka mundësi të jetoj i lumtur ai i cili kur nuk iu është përulur Krijuesit të tij, apo një sexhde nuk ja ka bërë Krijuesit të tij në jetën e tij. Si ka mundësi të jetë i qetë ai i cili merr pasurinë e të tjerve pa të drejtë, ose merr nderin e të tjerve. Si ka mundësi të qetësohet zemra e atij që ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram. Si ka mundësi të jetë i qetë ai të cilit iu është ngurtësuar zemra nga përmendja e Allahut, Krijuesit të tij. Si ka mundësi të jetë i lumtur në këtë botë ai i cili sillet keq me prindërit e tij, ka ndërprer lidhjet me të afërmit e tij, është distancuar nga farefisi i tij.

Lumturia e vërtetë është ajo e cila qëndron me ty kudo që të jeshë. Lumturi e vërtetë është ajo që të shoqëron ty në varrin tëndë dhe që është shoku yt në ditën e gjykimit. Këtë gjë nuk mund ta gjesh diku tjetër përveç se në besimin e denjë në Allahun dhe në veprimin e veprave të mira. Allahu thotë në Kuran: Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. ( nahl 97). Shënon Buahriu dhe Muslimi nga Enesi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ të vdekurin e përcjellin tri gjëra deri në varr. Dy kthehen dhe vetëm një mbetet me të. E përcjellin familja e tij, pasuria e tij dhe vepra e tij. Kthehen familja dhe pasuria e tij dhe me të mbetet vepra e tij.

Lumturia e vërtetë pra nuk është në tubimin e pasuris e as në shumimin e pasardhësve e as zbkurimin e trupit. Lumturia e vërtetë është në kënaqësin e Allahut, kënaqësi të cilën besimtari e gjenë në zemrën e tij. Një gjë të tillë nuk ka mundësi të ja dhuroj askush prej njerëzve, sikur që nuk ka mundësi të ja merr atë askush prej njerëzve. Lumturinë e vërtetë e gjenë njeriu edhe nëse është i varfër, ka uri dhe nuk gjen asgjë për ta larguar atë. Lumturinë e vërtetë e gjenë njeriu edhe nëse është i sëmur edhe nëse është i dobët në trupin e tij. Lumturinë e vërtetë mund ta gjejë njeriu edhe nëse është i vetmuar edhe nëse të tjerët e nënqmojnë. Lumturia e vërtetë është kënaqësia me Allahun, besimi dhe mbështetja në të. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ ka shijuar ëmbëlsinë e imanit ai i cili është i knaqur me Allahun për Zot, me islamin për fe dhe me Muhamedin për pejgamber”.

Dhurata e lumturisë është furnizim dhe caktim prej Allahut. Ajo duhet të kërkohet, por ska dyshim se prindërit dhe rrethi ku jeton janë faktor me rëndësi në gjetjen e lumturis së vërtetë. Ka thënë njëri prej selefve ( muslimanët e parë). “ ne ndiejmë një lumturi sikur të dinin mbretërit dhe bijët e tyre do të kishin luftuar me shpatat e tyre”. Njëri prej atyre i cili kishte shijuar lumturin e vërtetë thoshte: “ kalojnë disa qaste dhe momente pran meje them nëse banorët e xhennetit janë në këtë gjendje do të ju mjaftonte”.

Nuk është lumturi në tubmimin e pasurië

I lumtur është i devtoshmi.

Devotshmëria ëhstë deponimi më i mirë.

Ndërsa tek Allahu të devotshmit do të gjenë edhe më tepër.

Njeriu në këtë botë kalon nëpër sprova të ndryshme, por të gjitha këto janë të lehta në krahasim me kënaqësin që e gjenë myslimani në zemrën e tij dhe është i kënaqur me caktimin e Allahut

Pra lumturia e vërtetë në këtë botë dhe në botën tjetër është në rrespektimin e Allahut, në rrespektimin e prindërve, në sjelljen e mirë me vllezër dhe motra, me shok dhe koleg, në martesën me grua të mirë dhe të ndershme, në veprën e mirë, në ndihëm e njerëzve, në leximin e Kuranit, në shkuarje në xhami, në kërkimin e dijës.

Dije se lumturia e vërtetë duhet të kërkohet dhe ajo nuk të vjen nëse ti nuk e kërkon atë. Ai i cili kërkonë lumturin e vërtetë e gjenë atë.

Lusim Allahun që të bëjë të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër duke rrespektuar urdhërat e Allahut dhe duke synuar kënaqësin e Tij.

Mburoja e Myslimanit