E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Desha te u’a bëjë një pyetje të cilen e konsiderojë të rëndesishme për jetën time.

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Desha te u’a bëjë një pyetje të cilen e konsiderojë të rëndesishme për jetën time.
Qe 3 vite jam ne lidhje me një muslimane, e dua dhe më donë shumë, nuk mund te rri pa të asnjë moment, e kam testuar në shumë gjera dhe më ka dalë besnike, por, më parë ajo ka bërë një mëkat, e ka humbur virgjinitetin me dikë tjeter, mirëpo, tani është penduar dhe më kerkon falje por unë nuk mund të ja falë, i kam thënë që ti lutet Allahut xh.sh. të ja falë.  Si mendon Hoxhe i nderuar, a është më mirë të ndahem apo të vazhdojë jetën me të , a mendon se do të jamë  i lumtur dhe do ta harroj gabimin e asaj ?
Te Lutem hoxhë i nderuar të më pergjigjeni sepse shpresa ime është tek pergjigja jote i nderuar hoxhe.
Allahu xh.sh ju meshiroftë.

 

Pergjegjj:

Së pari vëlla i nderuar lidhja jote me këtë vajzë në këtë formë ëshët prej mëkateve ku që të dy duhet të pnedoheni për këtë tek Allahu. Sidomos fjala e jote se unë jam në lidhje me të qe tri vite, nuk mund të rrijë pa të asnjë moment e ndoshta edhe vetmoheni me të. Të gjitah këto janë prej mëkateve prej të cilave duhet të pendoheni tek Allahu, dhe le të jetë islami në jetën tuaj drejtues dhe udhërrfyes e jo epshi.

Pastaj dije se zinaja është prej mëkateve të mëdha për të cilat ka ndëshkim. Po ashtu zinaja është prej mëkateve që myslimani duhet të largohet prej saj sa më parë. Allahu xh.sh thotë në Kuran: Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.( Isra 32). Islami në legjislacionin e tij të përsosur ka mbyllur të gjitha dyert të cilat shpiejn deri tek ky mëkat. Për këtë Allahu ka urdhëruar mbulesën, uljen e shiqimit. Ka ndaluar vetmimin e burrit me gruan e huaj. Ka porositur rininë që ta ruajnë nderin e tyre dhe ka urdhëruar përgjegjësit e tyre që të shpejtojnë në martesën e atyre që i kanë në përkujdesje. Po ashtu islami ka nxitur martesën e atyre që kanë moral të lartë dhe shumë gjëra të tjera të cilat janë të njohura në sheriatin islam.

Pendimi është prej mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij. Allahu thotë në Kuran: A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robëve të vet, pranon lëmoshat dhe se, vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.( tevbe 104). Dera e pendimit ne islam është e gjërë sikur që është e gjërë mëshira e Allahut të cilën askush nuk ka mundësi ta përfsihjë. Allahu thotë në Kuran: Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" ( zumer 53).

Ajetet të cilat cilat flasin në fillim të kaptinës En-nur për ndalesën e martesës me zinaqaren apo zinaqarin kanë të bëjnë me ata përsona të cilët vazhdojnë në zina dhe nuk pendohen tek Allahu. Ndërsa ai përson i cili ka ra në zina dhe pastaj është penduar nga ky mëkat lejohet martesa madje nëse është për qëllimqë ta ruash që mos të bie në mëkat dhe të frocohet në rrugën e drejtë do të kesh edhe shpërblim tek Allahu.

Kushtet e pendimit prej zinas janë sikur kushtet të scilat kanë të bëjnë me mëkatet tjera sikur që janë: Largimi nga mëkati. Pendimi për atë që ka ndodhë dhe venodsmëria për të mos u kthyer më në atë mëkat.

Pra nga e tërë kjo që u tha konkludojmë se për ju të dy është obligim që të pendoheni tek Allahu për këto tri vite që keni pasur lidhje jo te ligjshme mes veti. Pastaj nëse kjo vajzë është penduar tek Allahu për atë që ka bërë duke i përmbushur kushtet e pendimit që i cekëm më lartë nuk ka të keqe që ta martosh atë dhe ti nëse e bënë atë me qëllim të mbulimit të saj dhe me qëllim të ruajtjes së saj për të mos ra në mëkat ke shpërblim tek Allahu. Por ti duhet ta mendosh edhe një gjë vëlla i dashur se nëse vendos të martohesh me të atëherë le të jetë ky vendimi yt përfumnditmtar dhe jo pastaj një herë të pranosh martesën gjersa ta shfrytëzosh pastaj ta lësh atë . Të gjitha gjërat duhet ti mendosh për të ardhmen tënde.

Unë mendojë se përderisa vajza është penduar dhe ju keni pasur lidhje më të qe prej disa viteve më e mirë për ju është martesa e cila është mirë të bëhet sa më shpejt më qëllim që ti ndërpreni këto lidhje jasht sheriatit dhe lus Allahun që të ju bëjë të lumtur në jetën tuaj bashkëshortore.

Allahu e di më së miri

Mburoja e Myslimanit