E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Kam deshire te madhe te mbulohem por prinderit nuk po me lejojnë!

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam alejkum jam Aferdita kam filluar të falem qe 1 muaj e gjysme, i fali pese vaktet bile edhe namaze te nates jam duke falur ndonjëher mirepo kam deshire te madhe te mbulohem por prinderit nuk po me lejojnë me thojnë kur te martohesh po ne shptëpi time jo tash ki me vazhdu fakultetin edhe pik. Ama un po kam shume frike prej denimit te Allahut qe po shkoj ne shkollë, dal rruges e pa mbulume. A mundeni të më keshilloni si te veproj qka te bej . Ju faleminderit e Zoti ju shperbleft!

 

Përgjigjje

 

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Motër e nderuar se pari dua të përgëzoj për fillimin tëndë në islam dhe praktikimin e dispozitave të Allahut sidmos me fillimin e faljes së namazit që është njëra prej konditave themelore të islamit dhe shumë me rëndësi. Nuk mund të llogaritet musliman një njeri i cili nuk i bie në sexhde Allahut të Madhëruar. Pastaj të përgëzoj për vullnetin tëndë të zjarrt për të vendos mbulesën. Me të vërtetë një motër e cila sot ka vendos të mbaj mbulesën në këtë kohë të sprovave në këtë kohë që mbulesën e llogaritin si një prapambeturi mendoj se ajo motër ka një iman të thellë dhe një bindje të plotë në Allahun. Mbulesa është njëra prej farzeve që Allahu ka obliguar ndaj besimtareve. Allahu thotë në Kuran: O profet thuaju grave dhe vajzave të tua si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojn mbulesën e tyre të kokës për rrethë trupit. Kjo është mynyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. ( Ahzab 59)

Andaj nuk rrespektohet urdhëri i krijesës në ato momente kur thehet urdhëri i Krijuesit.

Allahu ka bërë obligim gjithashtu rrespektimin e prindërve në çdo çështje përveç atëherë kur ata urdhërojnë në mëkat apo nuk lejojnë që të kryhen dispozitat e Allahut. Nuk ka të drejt prindi të ndërhyj në këtë rast në pengimin e urdhërit të Allahut.

Gjithashtu edhe edukimi dhe arsimimi i njeriut është një obligim. Muslimani është ai i cili bashkon mes këtyre, kryen urdhërin e Allahut, rrespekton prindërit dhe kërkon dijën kudo që ta gjej. Ne nuk guxojm që të themi se mos e vendos mbulesën deri sa ta kryesh shkollën sepse nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në dispozitat e Allahut dhe e dyta se njeriu nuk e di kur do të vdes. Sikur që të këshilloj të vazhdosh shkollimin tënd sidomos nëse është ndonjë lëmi që ju bënë dobi në të ardhmen motrave muslimane.

Do të mundohem që ti jap disa sugjerime rreth situatës tënde:

  • Duhet ta dish se mbulesa është primare për ty në këtë rast dhe se ajo është një obligim i Allahut prej atij momenti kur femra hynë në moshën madhore.

  • Të rrespektosh prindërit tu në mas të madhe në ato gjëra që nuk bien ndesh dhe me dispozitat e Allahut. Le të jetë kjo sjellje ndaj tyre një ibadet për ty si dhe një mundësi për ta dëshmuar para tyre se islami yt ka bërë ndryshime në jetën tënde për të mirë edhe në aspektin e raporteve tua me prindërit.

  • Ulu dhe bisedo me ta për çështjen e mbulesës. Mundohu që ti bindësh ata dhe të ua bësh me dije se mbulesa nuk të pengon nga shkolla dhe nga jeta jote. Polemizo me ta me formën më të mirë me butësi dhe me sinqeritet në Allahun.

  • Mos harro mbështetjen në Allahun dhe lutjen tek Ai. Dije se asgjë qoftë e mirë apo e keqe për ty nuk ka mundësi të ndodhë vetëm se me caktimin dhe me lejën e Tij. Bë lutje tek Allahu me sinqeritetin më të madhë që të pajtohen edhe prindërit e tu me një realitet të tillë. Lute Allahun që prindërit ti udhëzoj në rrugën e drejtë.

  • Para se të marrësh vendim për mbulesën duhet të kesh parasysh sprovat dhe problemet që kanë mundësi me të ndodh me rastin e mbulesës. Kam për qëllim vendosshmërin tënde deri në atë masë që mbulesa jotë bëhet shkak edhe nëse të ndalojnë nga shkollimi ti të mos zbrapesh nga vendimi për vendosjen e mbulesës.

  • Nëse vendos mbulesën le të jetë mbulesa jote shembull për të tjerët dhe dëshmoje mbulesën tënde se ajo vetëm që të ka ngrit edhe më shumë në aspektin e dijës dhe të moralit e jo të ndodh e kundërta që pasi të vendosësh mbulesën të dobsohesh në mësim dhe të ulet rezultati yt në shkollë.

  • Nëse has në probleme të shumta duhet të durosh dhe të llogritësh shpërblimin tek Allahu për tërë atë që mund të ndodh, Allahu sprovon robin e Tij që ta pastroj nga mëkatet dhe ta ngrit atë në shkalla më të larta. Andaj sprovat duhesh ti kuptosh në këtë mënyrë.

 

Lus Allahun që të lehtësoj jetën tënde të jap sukse në të dhe të forcoj në fenë e Tij. Allahu xh. Sh. Thotë: E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve.( ankebut 69).

Mburoja e Myslimanit