E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Kam shumë nevojë për një këshillim nga ju, unë kam ra në dashuri me nje motër muslimane qe nje vi

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

 

Selamu alejkum kisha dashur të më tregoni diçka hoxhë i nderuar, kam shumë nevojë për një këshillim nga ju, unë kam ra në dashuri me nje motër muslimane qe nje vit e më shumë por nuk po mund ta harroj, unë jam një vëlla musliman i fali 5 kohë të namazit agjëroj ditë e sunneti por kamë filluar te ligështohem në fe kam fillu edhe namazin me lane e fali ama sa here qe falem me kujtohet fytyra e saj edhe në nanamz disa herë jam pendu me harru por sa herë që harroj une përseri po e takoj nuk e di si të ja bëjë me harru kur une e dua unë kam tentu edhe të baj vetvrasje pasi nuk po mund me duru më, jam i dashuruar në të qfarë më kishti këshillu ju me bë me këtë motrën ju lutem që ta merreni këtë mesazh seriozisht ju lutem une kërkoj nga ju një pergjigje se jam bërë mu tranu nga ajo motra që spo mund me harru ju falmiderit zoti ju rujt kerkoj sa me shpejt nje pergjigje selamu alejkum.

 

Përgjigje

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjyikimit.

Së pari shpresoj se këtë letër do ta lexosh deri në fund sepse e kam pa të arsyeshme që të zgjas dhe po ashtu ky ka qenë shkaku që jamë vonuar pak në kthimin e përgjigjjes

Lus Allahun që të largoi nga kjo sprovë e madhe. Me të vërtetë kjo tregon qartë për mashtrimin e shejtanit ndaj njeriut, sepse njeriu kur  fillon dal nga dal  të shkoj pas hapave të shejtanit përfundimi i tij është ky. Për  këtë Allahu na porosit  duke  na tërheq vrejtjen që mos të shkojmë pas hapava  të shejtanit. Allahu thotë: O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di. ( nur 21). Pastaj Allahu thotë: Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit. ( fatir 6).

Sidomos më preku thellë fjala e jote “... por kam filluar të ligështohem në fe kam filluar edhe namazin me lan”. Dije se  nëse shejtani arrin ty që të largoi nga namazi ky është ngadhnjimi i parë dhe i fundit ndaj teje dhe pastaj  ai  do të veproj atë që dëshiron me ty. Mos lejo që  të largoi nga namazi sepse nëse je i rregullt me namaz ai  një ditë do të heq dorë nga ti nëse sheh vendosshëmrinë  tënde në urdhërat e Allahut. Pastaj gjithashtu ishte prekse fjala e jote: “ ....une kam tentu edhe te baj vetvrasje pasi nuk po mund me duru me jam i dashuruar ne te...”.  iu drejtova vetës time dhe thash subhanallah a nuk i kujtohet  vllahut fjala e Allahut: dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.( nisa 29).  A nuk ka ndegjuar fjalën e të Dërguarit: “ Kush mbyt vetën e tij me hekur, do të jetë përgjithmon në xhehenem me hekurin e tij në dorë duke fut në barkun e tij. Kush  pi helm dhe e mbyt vetën e tij ai do ta pijë atë në zjarr të xhehenemit ku do të qëndroj përgjithmonë. Kush e hedh vetën e tij prej kodrës ai kështu do të hidhet edhe ne xhehenem ku do të jetë përgjithmon në të. ( Muslimi).

Pastaj dua të tregoi një  tregim të cilin e ka cek  Ibnu Kethiri gjatë komentimit të fjalës së Allahut: Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën). ( a’raf 201). Thotë Ibnu Kethiri transmetuar nga Hafith b. Asakir se ishte një i ri i cili adhuronte Allahun në xhami. E pa një grua dhe ajo filloi ta thërras këtë djalosh gjersa  gati hyri në shtëpin e saj. Para se të hyj në shtëpin e saj iu kujtua fjala e Allahut Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën). Kur  kujtoi këtë ajet i ra të fikët, pastaj kur u erdhi në vete prap filloi të  përkujtoj këtë ajet dhe pastaj  vdiq. Djaloshin e kishin varros natën. Umeri erdhi të ngushëlloj babain e tij për vdekjen e djalit dhe pastaj shkoi tek varri dhe ja fali xhenazen. Pastaj Umeri e thirri dhe i tha: O djalosh: E, për atë që i patë frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy Xhennete. ( rrahman 46).  Djaloshi iu përgjigjë nga mbrendësia e varrit. O Umer, Allahu më ka dhënë këtë dy herë.

Pastaj përkujto  Jusufin alejhi selam kur  gruaja e mbretit e thirri që të bëjë me atë atë që bënë burri  me gruan e saj. Allahu thotë në Kuran  duke rrëfyer këtë tregim: E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!" Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më rruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.

Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur. ( jusuf 23, 24).

Shumë kushte ishin të plotësuara në këtë gjendje që ndodhej Jusufi alejhi selam dhe sikur  mos të ishte mbrojtja e Allahut dhe sinqeriteti i Jusufit me Allahun, Jusufi do të  binte në një mëkat të tillë për arsye se:

  • Ajo çka Allahu ka krijuar prej natyrshmëris së burrit ndaj gruas, që gruaja është tërheqëse, sikur që e tërheq të uriturin ushqimi apo të eturin uji. Ka disa njerëz që bëjnë durim ndaj ushqimit dhe pijes por ndaj gruas nuk mund të bëjë durim. Një tërheqje e tillë nuk përqmohet nëse është në hallall. Sikur që ka thënë i Dërguari i Allahut më janë zbukuruar mua parfumi dhe gratë.
  • Jusufi ishte i ri  dhe i riu është më vështirë që të sundoj epshin e tij.
  • Ishte djal beqar nuk  ishte i martuar apo nuk kishte shërbëtore që të shfryej epshin e tij.
  • Gruaja ishte  me pozitë sepse ishte gruaja e mbretit dhe ishte shumë e bukur. Këto dy gjëra e shtyejn njeriun që të  bie në këtë mëkat.
  • Ajo ishte që kishte kërkuar prej Jusufit një gjë të tillë. Ajo iu kishte nënshtruar Jusufit dhe ishte në gjendje të bëjë çdo gjë vetëm që të ketë marëdhënje me Jusufin alejhi selam.
  • Ajo e kishte kërcnuar Jusufin edhe me burg nëse nuk e bënë një gjë të tillë. Por, Jusufi zgjodhi edhe burgosjen vetëm e vetëm që mos  të bie në një mëkat të tillë. Andaj vlla i nderuar përkujto këtë tregim të Jusufit alejhi selam se si Allahu e mbrojti nga ky mashtrim dhe nga kjo intrigë. Le të jetë ky tregim një shembull për ne të gjithë që zemrat tona mos të lidhen me ndonjë grua që ajo pastaj të na largoi nga rruga e Allahut.

Pas kësja vlla i nderuar  do të mundohem të ndihmoj përmes disa këshillave që lus Allahun që të jenë të dobishme për ty:

  1. Nëse ajo nuk është e martuar dhe ti dëshiron të fejohesh me të atëherë kërko fejesën e saj përmes rrugve të drejta të sheriatit. Ndërsa nëse ajo ka refuzuar ose  prindërit e saj kanë refuzuar atëherë  largoje nga mendja e jote këtë.
  2. Ajo që ka ndodh me ty është prej pasionit që në gjuhën arabe quhet ( ishk). Nëse arrit shejtani që zemrën tënde ta lidh në këtë mënyrë atëherë vetëm se i ke dhënë shejtanit një shancë të madhe që  të loz dhe të bëjë me ty atë që dëshiron. Kjo ndodh atëherë kur zemrat tona janë të zbrasta nga dashuria e Allahut dhe dashuria e Pejgamberit. Sikur zemra jote të ishte e mbushur vërtetë me dashuri ndaj Allahut dhe ndaj Pejgamberit nuk do kishte hise për shejtanin në zemrën tënde. Andaj kërkimi i mbrojtjes nga Allahu prej shejtanit të mallkuar është prej armëve më të forta që ti posedon kundër shejtanit. Besimtari me ndihmën e Allahut është më i fuqishëm se sa intrigat e shejtanit.
  3. Ta dish se kjo smundje, smundja e pasionit, është në kundërshtim me besimin e drejtë në Allahun. Dhe kjo ndodhë për shkak të injorancës dhe pakujdesisë ndaj Allahut. Andaj  duhet të kthehesh dhe të lexosh më shumë për besimin e drejt në Allahun se si ta mbjellësh atë ne zemrën tënde. Pastaj të bësh  adhurimet e jashtme dhe ato të mbrendshme me të cilat ngjall zemrën tënde që ajo të mendoj më shumë  për Allahun dhe dënimin e Tij. Të kthesh zemrën tënde kah Allahu me lutje të sinqert sepse nuk ka armë më të fort që të ruhesh nga kjo se sa sinqeriteti yt në Allahun. Jusufi aljehi selam i shpëtoi këtij mashtrimi me sinqeritetin e tij: Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar sepse ai në të vërtetë ishte nga robërit Tanë të sinqert( jusuf 24) . Kur zemra e njeriut është e sinqertë  në Allahun nuk ka mundësi të depërtoj pasioni ndaj  dikujt, por kjo ndodhë  atëherë kur zemra është boshe.
  4. Nuk është e qartë prej letrës tënde se si je njoftuar me këtë vajzë dhe si kan filluar lidhjet tua me të. Ndoshta fillimi njohjes me të ka qenë përmes rrugëve të ndaluara me islam. Nëse kështu ka ndodh atëherë nuk duhet që të vazhdosh në këtë rrugë të gabuar.
  5. Ndoshta mosmartesa e jote me të është më hajr, dhe sigurisht që është më hajr. Sepse atë që cakton Allahu për robin e Tij ska dyshim se është më mirë. Sikur që ka thënë i Dërguari i Allahut: “ Qudi me qështjen e myslimanit. Çdo gjë për të është në të mirën e tij. Nëse e godet ndonjë e mirë falënderon Allahun dhe ajo është mirë për të. Nëse e godet ndonjë e keqe bënë durim dhe kjo është e mirë për të”.
  6. Ndoshta shumë pak di nga ajo vajzë për bukurin e saj dhe për gjëra tjera. Nuk kam për qëllim se ajo është e keqe, por ndoshta ajo nuk ka mundësi që të jetë gruaja e jote e përshtatshme. Sepse  jeta  bashkëshortore është e gjatë dhe ka nevojë për disa gjëra që përshtaten mes çiftit bashkëshortorë. Ndoshta ajo ka mundësi të jetë me të gjitha gjërat por nuk të përshtatet ty edhe pse ti je mashtruar pas saj. Sepse ka mundësi që ajo ti posedoj disa fshehtësi që vetëm Allahu i di e që nuk përshtaten me ty dhe natyrshmërin tënde.
  7. Mundohu që ta angazhosh vetën me atë që do dhe me atë që dëshiron të veprosh në momentet kur të sillen këto mendime në lidhje me këtë temë. Ti vlla je i ri ndërsa e ardhmja e jote është me shumë shanca. Mos e fokuso të ardhmën tënde vetëm në një gjë sepse kjo të pengon për realizimin e aspiratave tua dhe dëshirave tua në të ardhmën.
  8.  Largoje prej mendjes martesën me këtë vajzë për gjithmonë dhe ndali dëshirat e tua në këtë. Mendo që ajo do të martohet me dikë tjetër dhe nuk do të jetë gruaja e jote.
  9. Bëhu i bindur në vetën tënde se një gjë e tillë ka mundësi të harrohet dhe se kjo është një çështje shumë e lehtë kur njeriu kërkon ndihmë prej Allahut. Dije se shejtani është ai i cili mundohet që të bind ty se  një gjë të tillë nuk ke mundësi ta harrosh asnjëherë. Dorzimi i yt para kësaj çështje e ka ndihmuar shejtanin. Unë jam i bindur se ti ke mundësi ta harrosh një gjë të tillë, sepse  ti ke pas mundësi të realizosh gjëra edhe më të mëdha se kjo në jetën tënde. Ke pas mundësi që të largohesh edhe prej problemeve edhe më të mëdha se kjo, por parolla e jote le të jetë “ Unë me lejën e Allahut do të jem fitimtar”.
  10. Edhe një herë të porosis që të shpeshtosh lutjen tek Allahu që  Allahu ta zavendësoj  këtë me diç shumë më të mirë se kjo. Këtu lutja nuk është e veçant vetëm për ty, por lutja le të jetë për vetën tënde dhe për atë vajzë që të dyve të ju jap rezultat në jetë. Merr abdes  fali dy rekate namaz me qëllim që Allahu ta largoj mendjen tënde nga kjo vajzë dhe pastaj ngriti duart tek Allahu, zgjidhe kohën kur pranohet lutja, psh në një të tretën e natës, ditën e xhuma në kohën  para se të perëndoj dielli, lutja para iftarit, lutja mes ezanit dhe ikametit. Bëje këtë me sinqeritet në Allahun dhe me bindje se Allahu do ta pranoj dhe do të ndihmoj në këtë.
  11. Mundohu të afrohesh tek Allahu sa më shumë dhe kërko arritjen e dashurisë së Allahut. Allahu thotë në hadithin kudsij: “Robi im vazhdon të afrohet tek unë me gjëra vullnetare gjersa ta du Unë atë. Nëse e dua atë jam ndëgjimi i tij me të cilin ai ndëgjon, jam shiqimi i tij me të cilin ai shiqon, jam dora me të cilin ai e shtrin, jam këmba me të cilin ec. Nëse kërkon prej meje Unë do ti jap ndërsa nëse kërkon mbrojtje prej meje Unë do ta mbroj atë”.
  12. Kërko ndonjë ( përmes rregullave të sheriatit) vajzë e cila të përshtatet ty si grua dhe mundohu që me të  të ndërtoshë të ardhmen tënde. Ndrroje dashurinë ndaj saj me dashurin e  gruas së re që do ta kesh. Mos i ndëgjo ata të cilët të thonë se si po martohesh  me një grua ndërsa ti e do një tjetër. Këto fjalë asgjë nuk  kanë të vërtetë në vetën e tyre por janë vetëm mashtrime të shejtanit.
  13.  Mundohu që të bësh dialog me vetën tënde duke i thënë: Deri kur unë do të jem e lidhur për këtë vajzë e cila  më shkatrroi  të ardhmën time. Nëse kjo grua do të jetë ndoshta një bashkëshorte e një shokut tëndë atëherë nëse e di shoku yt çka do ti thuash atij. Nëse dikush ashtu mendon për gruan tënde pasi ti të martohesh a thua do të jesh i kënaqur me të. A nuk ka vajza tjera që janë sikur ajo ndoshta edhe më të mira se ajo. Kush më garanton mua se jeta ime do të jetë e lumtur me të. Vlla i nderuar zhvishe prej trupit tëndë rrobën e  dëshprimit dhe  të pesimizmit dhe vishe rrobën e besimit dhe të devotshmëris.
  14. Mundohu që  mos të takohesh me të qoftë edhe kalimthi. Largohu nga ato vende që mendon se do ta takosh atë vajzë.
  15. Dije se i Dërguari i Allahut  ka thënë: “ Kush  vazhdon me kërkim falje. Allahu do ti gjejë rrugëdalje prej çdo ngushtimi, prej çdo pikëllimi dhe do ta furnizoj ka ai nuk e mendon”. Nëse zemrat e robve të Allahut janë mesë gishtrinjëve të Mëshiruesit, kthimi tek Allahu dhe lutja e Allahu do të ketë një ndikim të jashtzakonshëm në jetën tënde.

Allahu të furnizoft me çdo të mirë në jetën tënde dhe lus Atë që tërë jetën tënde ta bëjë të lumtur dhe të mbush zemrën tënde me dashurin ndaj Tij dhe me dashurin e atyre që i do Allahu dhe dashurin e atyre veprave që i do Allahu. Amin

Mburoja e Myslimanit