Selamun aleykum
Cfare eshte dallimi me nje njeri i cili gjate namazit falet me tekbire dhe nje njeri i cili falet gjate namazati pa tekbire..?
dhe cfar eshte puna e disa vellezerve te cilet e emertojné veten apo thuan se ne jemi Selefi..?
Allahu ju shperbleft
Përgjegjje
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Ngritja e duarve gjat tekbireve në namaza është një gjë e ligjshme. Imam Buhariu ka shkruar një libër për ngritjen e duarve në namaz dhe ka titullue ngritja e duarve në namaz. Po ashtu ngritjen e duarve në namaz e kanë transmetuar më shum se 50 shokë të Pejgamberit prej tyre dhjetë të përgëzuarit me xhennet. Një gjë e tillë është cek në librat fet’hul bari dhe në mexhmua fetava.
Ngritja e duarve në namaz është prej sunneteve të namazit dhe prej zbukurimeve të namazit. Transmetohet nga Ibën Umeri se kur i Dërguari i Allahut ngritej për namaz i ngrite duart gjer tek shpatullat pastaj mirrte tekbir. Kur dëshironte të bie në ruku e bënte të njejtën gjë. Kur ngritej prej rukus e bënte të njejtën dhe një gjë të tillë nuke bënte kur e ngrite kokën e tij prej sexhdes ( Transmeton Imam Muslimi). Kjo është sa i përket pjesës së pytjes së parë ndërsa sa i përket pjesës së dyt të pytjes themi se fjala selef është e njohur në gjuhën arabe e që nënkupton diçka që ka kaluar. Ndërsa në sheriat me fjalën selef kuptojm gjeneratat e para të islamit, gjeneratën e shokve të Pejgamberit dhe dy gjenerata që kan ardh pas tyre. Dijetarët e përdorin shumë fjalën selef në ligjëratat e tyre në shkrimet e tyre dhe kështu me radhë. Mjafton fjala e tyre e cila përdoret shpesh: “Çdo e mir është në pasimin e selefve dhe çdo e keqe është tek ata që kan shpik pas tyre”. Gjeneratat e selefve janë të bekuara me vetë fjalën e të Dërguarit të Allahut i cili ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të shekullit tim, pastaj ata që vin, pastaj ata që vin”. Andaj distancimi nga selfët e parë nënkupton devijim në fen e Allahut.
Të quajturit selefi nënkupton se ti je në rrugën e Kuranit, rrugën e sunnetit të Pejgamberit si dhe në rrugën e të parve tan të cilët e kan kuptuar këtë fe më së miri. Muslimani mundohet që të jetë pasues i selefve dhe nuk ka të keqe fetarisht që të quhet selefi. Fjala selefi kupton përkatësin se ti i përket një rruge të cilën e ka ndjek i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij.
Ne shohim edhe të tjerët të cilët e quajn vetën hanefi , shafi, maliki, hambeli e kjo nuk do të thotë se ata janë ebu hanifja apo jan shafiu por nënkupton se i përket ati drejtimi, apo ati medhhebi.
I Dërguari i Allahut ka cek se prej shenjave të grupit të shpëtuar është se ata janë të kapur në atë të cilën ka qen Pejgamberi dhe shokët e tij. Pra ai i cili është i kapur për Kuranin, sunnetin dhe e kupton Kuranin dhe sunnetin ashtu sikur që e kan kuptuar selefët( të parët tanë) ai është i udhëzuar prej Allahut.
S’ka dyshim se përgjigjja më e mir e muslimanit do të ishte të thotë: Un jam musliman sipas Kuranit dhe sunetit dhe metodologjis se të parve tanë të mirë, por shkurtimisht e shpreh këtë me termin selefi.
Por duhet ta kem të qart gjithashtu se emërtimi me fjalën selefi po ashtu është edhe një përgjegjësi se shum nga njerëzit e emërtojn vetën e tyre me fjalën selefi ndërsa punët e tyre aspak nuk iu përngjajn selefve.
Allahu e di më së miri.