E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

A janë të sakt librat e HarunJahjes për nga aspekti fetar

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

A janë të sakt librat e HarunJahjes për nga aspekti fetar


Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Sipas asaj që thuhet në në WIKPEDIA autori Adnan Oktar i njohur me pse udonimin HarunJahja njihet si një autor që ka shkruar punime tepër të rëndësishme për të nxjerrë në shesh mashtrimet e evolucionistëve, pavlefshmërinë e pretendimeve të tyre, si dhe anët e errëta që lidhin Darvinizmin me disa ideologji shkatërrimtare. Të gjitha këto punime të autorit përqendrohen rreth një qëllimi: transmetimi i mesazhit të Kuranit për të gjithë njerëzit, duke i nxitur ata të mendojnë rreth temave të rëndësishme që kanë lidhje me besimin, si ekzistenca e Allahut, njësimi i Tij, bota tjetër etj., dhe shkatërrimi i plotë i themeleve të rrënuara të sistemeve ateiste.

Pra qëllimi i këtij autori sipas kësaj që është thënë më lart është i qartë. Synimi i tij është që te hedhë posht idetë e ateistëve, darvinstëve në lidhje me ekzistimin e Allahut, krijimin e njeriut dhe botën tjetër.

Harun Jahja nuk është dijetar islam prej të cilët mësohet feja. Nëse dojmë të dijmë për fenë për besimin e drejtë në Allahun se si të adhurohet Allahu dhe si të besohet Ai, nëse dëshirojmë të dijmë për dispozitat e fesë, për hallallin dhe haramin të gjitha këto gjëra nuk merren prej librave dhe spjegimit të Harun Jahjas, sepse kemi dijetar tjerë të cilët i spjegojnë këto gjëra. Harun Jahja është më shum një njeri i cili dëshiron të bëjë lidhje mes Kuranit dhe shkencës dhe të shpjegojë ajetet e Kuranit në këtë frymë. Mendoj se librat e Hraun Jahjas janë të dobishme për njerëzit të cilët jan ateistë ndërsa nëse dëshirojmë të mësojm fenë e Allahut duhet të kthehem në Kuran, sunnet dhe kuptimin e të parëve tanë se si e kanë kuptuar fenë e Allahut.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit