E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

2 Pyetje rredh Mbuleses,problemi me prinder dhe me shkolln

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

a)Unë kam dëshirë qe ta vendosi mbulesën por ne shkollën time nuk me lejojnë profesorët. çfarë zgjidhje mund te bej a ta vazhdoj shkollën a ti kthehem mbulesës.



b)Esselamu alejkum ve rahmetullah ve berekatuhu hoxhë i nderuar desha të bëj një pyetje per mbulesën duke e pas parasysh rëndësinë e tij kam vendosur te vej mbulesën por babai kundërshton në këtë dhe kërcënon në ndalimin e shkollës. Sipas juve çfar duhet të bëj? Esselamu alejkum Allahu ju shpërbleftë

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Këto janë dy pyetje të ngjashme njëra me tjetrën dhe për këtë i bashkuar në një përgjigje pasi që edhe përgjigja është e njëjtë.

Mbulesa është një urdhër i Allahut të cilën Allahu e ka obliguar në Kuran: O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. ( Ahzab 59)

Ky ajet në formë të prerë dhe në mënyrë decidive urdhëron femrën e cila ka hyr në moshën madhore të mbuloj trupin e saj dhe të vendos mbi kokën e saj shaminë. Nuk është një gjë e lehtë në këtë kohë në të cilën ne jetojmë që të merresh një vendim të tillë, kur e dimë se mbulesa sot sulmohet nga të gjitha anët , në familje në shoqëri dhe nëpër institucione tona. Andaj për një urdhër që ka ardhur nga Allahu ne nuk guxojmë që të bëjmë lëshime dhe të propozojmë që ta vazhdosh shkollën dhe mos ta vendosësh mbulesën. Islami nuk është kundër diturisë, në të kundërtën ai i jep arsimimit një rëndësi të veçantë dhe me plotë përgjegjësi e them se nuk ka ndonjë ideologji apo ndonjë religjion i cili i jep rëndësi diturisë më shumë se sa islami.

Ajo çka kërkohet prej teje është që të vendosësh Shaminë por në të njëjtën kohë edhe shkollimin mos ta ndërpritesh. E di që ke me has në problem dhe në sprova të shumta por ai i cili iu mbështetet Allahut, Allahu do ti mjaftoj atij. Andaj motër e nderuar nuk ka rrespektim të krijesës aty ku thyhet urdhri i Krijuesit.

Të sugjeroj dhe të këshilloj që të kesh kontakt me ndonjë hoxhë të afërm ku ti banon dhe jeton dhe me siguri edhe ai do të ndihmoj edhe më shumë në kalimin e kësaj situate. Dije se muslimani sprovohet sipas besimit që e ka andaj çdo sprovë që të godet ti do të kesh shpërblim tek Allahu nëse i bënë sabër. Allahu ju ndihmoftë.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit