E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Pse rinia muslimane po ballafaqohet me probleme te shumta ne jete .

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pse rinia muslimane po ballafaqohet me probleme te shumta ne jete .

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Rinia është shtresa më e mirë e një populli. Ajo është gjëja më e shtrenjtë e jetës. Për këtë pjesë të jetës njeriu në veçanti ka me dhënë përgjegjësi para Allahut. E ardhmja e një populli shikohet në rinin e tij nëse rinia është e shëndosh ai popull ka jetë më të gjatë ndërsa nëse rinia është prishur ai popull nuk do të ketë jetë të gjatë.

Nëse shohim realitetin e rinisë sot tek muslimanët me të vërtetë ata ballafaqohen me probleme të shumta të jetës. Këto probleme kanë shumë shkaqe por ne do ti cekim disa prej tyre të cilat janë më kryesore:

 

  1. largimi nga feja e Allahut. Ky është prej shkaqeve kryesore të problemeve të rinis.

  2. Kuptimi i gabuar i realitetit të jetës. Muslimani këtë jetë e kupton si një sprovë dhe si një urë kalimtare për në botën tjetër. Qëllimi i kësaj jete për muslimanin është adhurimi i Allahut. Largimi nga ky qëllim shkakton moskuptimin e drejtë të kësaj jete. Kjo jetë nuk është vetëm lojë dhe dëfrim, por Allahu na ka krijuar në këtë jetë që ta adhurojmë Atë dhe mos ti bëjmë shok Atij.

  3. Humbja e identitetit të rinis islame. Shumë nga rinia e jonë nuk janë në gjendje që ta kuptojnë krenarin e tyre në islam dhe si islami e trajton moshën rinore. Nuk din ta ndiejnë vetën krenar me islamin të cilin Allahu ka zgjedh për ta dhe kërkojnë lumturin e tyre jashtë normave dhe parimeve të islamit.

  4. Lufta e cila iu bëhet rinis islame nga jo muslimanët. Pabesimtarët janë shumë të vetëdijshëm se kthimi i rinis në islam dhe kuptimi i islamit si duhet është një problem për ta. Andaj ata me çdo metodë dhe me çdo mundësi përpiqen që të devijojnë këtë rini të shëndosh duke i devijuar ata në besimin e tyre në moralin e tyre në qëllimin e tyre.

  5. Zhytja e rinis në mëkate dhe në gjëra të cilat e hidhërojnë Allahun. Si zinaja( kurvëria), droga, vjedhja,përzierja mes meshkujve dhe femrave nëpër bankat shkollore, lokalet dhe klubet e ndryshme.

  6. mos edukimi i mirëfilltë nga ana e prindërve dhe arsimtarëve.

Të gjitha këto janë prej shkaqeve që rinia e jon sot ballafaqohet me shumë probleme. Rinia e jonë do ta kthej krenarin e saj at ditë kur kthehet dhe kupton islamin dhe urdhrat e Allahut. Ne muslimanët jemi një popull që Allahu na ka nderuar dhe na ka ngritë me Kuran dhe kur do që kërkojmë ndonjë rrugë jashtë Kuranit kemi me qenë të nënçmuar ashtu sikur që ishim para se me zbrit ky Kuran.

Lus Allahun që rinin ton ta udhëzoj në rrugën e drejtë, të ua forcojë zemrat e tyre në fenë e Allahut, ti largoi nga mëkatet dhe devijimit dhe ti ruaj nga kthetrat e armiqve të Allahut të cilët në çdo çast dhe në çdo moment mundohen të devijojnë këtë rini të shëndosh. Amin.

Falënderimi i takon Allahut.

 

Mburoja e Myslimanit