E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

A ka te drejt mbi gruan motra apo vëllau i burrit se mu ka mërzit jeta me kërkesat e nënçmimet e tyre ndaj meje

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

ju lutem me jepni përgjigje se a ka te drejt mbi gruan motra apo vëllau i burrit se mu ka mërzit jeta me kërkesat e nënçmimet e tyre ndaj meje qe nuk po mi përcjell ma koka ime çfar te bëj kur i kam 3femijë unë fal namaz i kam mësu fëmijët, djali tash falet vet me ndihmën e Allahut e vajzat ende duke i prij unë

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Ai i cili ka të drejt mbi ty është vetëm burri yt dhe askush tjetër. Në përgjithësi muslimani apo muslimanja duhet të jetë e sjellshme dhe duhet të ketë moral të mirë. Respektimi i familjes së burrit nga gruaja është një virtyt i lart i gruas dhe një gjë e tillë tregon edhe respektim ndaj burrit tënd. Ajo grua e cila nuk ja respekton familjen burrit ajo nuk respekton edhe burrin e saj. Sikur që nuk lejohet qoftë vllau i burrit apo motra e burrit të ndërhyjnë në jetën tuaj bashkëshortore dhe çështjet tuaja personale. Ata duhet të ja kenë frikën Allahut që mos të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve tua me burrin tënd. Andaj me fjalë të mira dhe të urta këtë çështje mund ta zgjidhësh me burrin tënd. Gjithashtu të porosis me durim dhe me llogaritje të shpërblimit tek Allahu sidomos kur po tregon në pyetje se fëmijët tu kanë filluar të falin namazin kjo është dhunti e madhe dhe mos harro që të bësh lutje për ta gjithmonë tek Allahu sepse lutja e nënës për fëmijët e saj nuk kthehet mbrapa. Allahu thotë në Kuran: E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.( Talak 4), po ashtu Allahu thotë: e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).( Talak 2,3).

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit