E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

.... kur vjen nata kam një lloj frike se mos ndoshta dëgjoj ndonjë zhurme te çuditshme ....

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam alejkum!kam 6 muaj qe kam filluar te fal 5 kohet e namazit mirëpo e kam një problem qe me brengos nëse falem gjatë ditës është krejt ne rregull por kur vjen nata kam një lloj frike se mos ndoshta dëgjoj ndonjë zhurme te çuditshme ose mos me behet ndonjë hije me një fjalë kam shumë vesvese dhe nuk mund te koncentrohem ne namaz .Dhe një pyetje tjetër a prishet abdesi nëse me rrjedh qumësht nga gjoksi?

 

Përgjigje

 

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Së pari falënderojmë Allahun i Cili të kë udhëzuar në rrugën e Tij dhe të ka bë prej atyre që falin namazin. Kjo është dhurata më e madhe që Allahu ta ka dhënë. Myslimani kur ngritët në namaz duhet ta di se është para Krijuesit të Tij dhe të jep maksimumin që të jetë sa më i përqendruar në namazin e tij. Shejtani është shumë i kujdesshëm që robin e Allahut ta largoi nga namazi, e nëse këtë nuk mund ta bëjë atëherë mundohet që mos ta lë të qetë në namazin e tij duke u munduar që të ja humb përkushtimin e tij në namaz. Një gjë të tillë ai e bënë përmes vesveseve të ndryshme, qoftë përmes harresës apo përmes frikës apo meditimi në gjëra tjera gjatë qëndrimit në namaz. Ajo që ke cek ti se në namaz natën kur falem më duket se dikush është mbrapa meje është prej shejtanit i cili përpiqet të humb përqendrimin tënd në namaz dhe ta bëjë namazin një gjë të rëndë për ty. Për ata që kanë vesvese në namaz i Dërguari i Allahut na ka treguar se si duhet të veprojmë. Ai na ka udhëzuar që nëse muslimani ka vesvese në namaz të pështyj me pështym të thatë në anën e majtë tri herë dhe le të thotë Eudhu bil-lai mineshejtanirr-rraxhim. Nëse e bënë këtë atëherë largohet vesvesja nga ti me lejen e Allahut. Por gjithashtu bënë dua tek Allahu që të largoi nga kjo. Medito fjalët e Allahut në namaz. Angazhoje zemrën tënde gjatë namazit me madhërinë e Allahut dhe respektimin e Tij.

Sa i përket asaj se ke frik kur falë namazin natën se mos dikush është mbrapa teje, nga ky problem mund të largohesh gjithashtu edhe duke u fal me dritë të ndezur apo duke u fal në atë dhomë në të cilën është dikush atë. Kjo ndoshta të ndihmon që të largohet kjo vesvese.

Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë rrjedhja e qumështit nga gjinjtë e femrës nuk e prish abdesin.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit