E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Me ka vdekur vëllau 19 vjeçar 1 ditë pas kurorëzimit me hoxhë si mundet te na lehtësoni zemrat tona se jemi duke u çmendur

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Me ka vdekur vëllau 19 vjeçar 1 ditë pas kurorëzimit me hoxhë si mundet te na lehtësoni zemrat tona se jemi duke u çmendur

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Esselamu alejkum  ve rahmetullahi ve berekatuhu
Se pari dua të ndaj  pikëllimin me ju për  këtë sprovë që ju ka ndodh, por besimtari duhet ta dijë se ne  të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Allahu merr shpirtrat ton kur Ai dëshiron. Vdekja është një ligj i Allahut të cilin secili prej  nesh do ta shijoj. Sprova më e madhe  për myslimanët ka qenë vdekja e Pejgamberit andaj ai i cili sprovohet me vdekje le të përkujtoj vdekjen e Pejgamberit  të Allahut Muhamedit aljehi selam.
Sprova është një ligj i Allahut  i Cili sprovon kë dëshiron. Besimtari është i obliguar që në  çdo moment të  jetë prej durimtarëve pasi që Allahu për durimtarët ka përgatit një shpërblim të madh."Allahu durimtarët i shpërblen pa masë "( ajeti 10 zumer).
Duhet ta dish se Allahu e sprovon robin  e Tij me sprova për katër gjera:

  • Për ti ngritur në këtë botë dhe në botën tjetër. Ata të cilët sprovohen nëse bëjnë durim dhe llogaritin shpërblimin tek Allahu, Allahu do të bëjë ata  të përkujtohen edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.

  • Për të realizuar njeriu adhurimin ndaj Allahut. Shumë nga njerëzit  thonë ne jemi rob të Allahut por kur ju vije ndonjë sprovë ata i tejkalojnë kufijtë dhe  mendojnë keq për Allahun. Allahu dëshiron prej teje ta dijë se a je vërtetë rob i  Allahut apo jo.

  • Për ti edukuar dhe për ti forcuar zemrat e  robërve të Tij. Zemra  e cila është e sprovuar është më e fortë dhe është më e sinqertë në Allahun.

  • Për ti shpërblyer robërit e Tij siç e cekëm në ajetin me lart.

Nëse dëshiron  të lehtësosh dhimbjen  tënde  me   sprovën që të ka godit dije se:

  • Çdo gjë ndodhë është me caktimin e Allahut. Ai i Cili nuk beson në caktimin e Allahut edhe sikur të shpenzoj tërë pasurin e tij në rrugën e Allahut nuk do ti pranohet.

  • Ta dish se ajo që ta ka godit është  pak nga  gjërat e shumta të cilat ti ka dhënë Allahu. Duhet të jesh e bindur  se ajo që është tekë ne  harxhohet ndërsa ajo që është tekë Allahu mbetet përgjithmonë.

  • Të  lexosh  tregime të atyre që janë sprovuar ndoshta me sprova edhe më të mëdha se kjo. Lexo  tregimin e Ejjubit i cili u sprovua me një sprovë shumë të madhe. Shiko tregimin e tij në Kuran se si Allahu e sprovoi atë. Lexo tregimin e Ibrahimit se si Allahu e sprovoi atë me urdhrin për tjerrjen e birit të tij të vetëm që kishte atëherë Ismailin  të cilin Allahu pastaj  ia zëvendësoi me një dash. Lexo tregimin kur Pejgamberit Muhamedi alejhi selam i vdiq djali i tij Ibrahimi.

Lexoje edhe këtë hadith të Pejgamberit. Thotë i Dërguari i Allahut: Nëse i vdes fëmija ndonjë robi besimtar të Allahut, Allahu i pyet melaqet të cilat ja kanë marrë shpirtin atij fëmijë edhe pse Ai e din ma mirë se melaqet për gjendjen e robit të Tij. Allahu ju thotë: Ia morët  shpirtin birit të robit tim? Melaqet thonë: po o Zot, edhe pse Ai e dinë më mirë. Allahu ju thotë:  I’a këputët frytin e zemrës së tij?. Melaqet i thonë: Po o Zot. Allahu thotë: Çka tha robi im?. Melaqet i thonë: Të falënderoi ty o Zot dhe tha se  të Atij jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Allahu ju thotë: Ndërtojani një shtëpi  në xhennet dhe vendosjani emrin shtëpia e falënderimit.
Në këtë shpërblim merr pjesë edhe  femra nëse ajo bënë durim. Jo vetëm kaq por ka cek për gra shpërblime në vdekjen e fëmijëve të tyre atë që nuk ka cek për  burra. I Dërguari i Allahut ka thënë: Nuk ka dikush prej jush ( prej grave) e cila i përcjell tre fëmijë për në botën tjetër përveç se ata fëmijë do të jenë mburojë për  të prej zjarrit të xhehennemit. Një grua i tha. E nëse i përcjell dy o i Dërguari i Allahut. Tha: Edhe dy. E nëse një i thanë. Tha edhe një.
Andaj mesazhi im për këtë  familje është që të ja kenë frikën Allahut. Është e natyrshme   të mërzitesh dhe të jesh e pikëlluar në këto raste, rrjedhja e lotëve është një gjë e natyrshme dhe është prej mëshirës së Allahut, por nuk duhen të tejkalohen kufijtë e Allahut. I Dërguari i Allahut ka thënë: Nuk është prej nesh ai i cili i bie trupit të tij, shqyen rrobat e tij dhe vajton me vajtim të injorancës.
Mendoni mirësitë e Allahut ndaj jush, mendoni xhennetin e Allahut, mëshirën e Tij dhe mos e harroni vëllain tuaj  që të bëni dua për të që Allahu ta mëshiroj atë dhe t’ia falë mëkatet dhe gabimet. Ai ma nuk ka mundësi që të kthehet në këtë botë, por ju mos të jeni nga ata të cilët e humbni këtë botë dhe botën tjetër. Dijeni se ai mundohet prej të qarit tuaj. Ai( vëllau i juaj) nuk ka dëshirë që të  ju shoh juve në këtë gjendje dhe ta hidhëroni Krijuesin  Tij. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen tuaj, dhe ua shtoftë durimin dhe llogaritni shpërblimin tek Allahu . Sikur që porosis edhe vajzën me të cilën ka qenë në kurorë që të bëjë durim dhe të llogarit shpërblimin tek Allahu për le të sprovë dhe të ja zëvendësoj me një më të mirë se ai.
Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Mburoja e Myslimanit