E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Nëse dy të martuar musliman kan probleme ...

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Eselamu alejkum
hoxhë i nderuar jam një motër nga Kosova
kam një pyetje
nëse dy të martuar musliman kan probleme
gjatë gjithë kohës edhe pse kan femij, a është më mirë të ndahen apo të jetojnë gjithmonë me probleme të përditshme e të pa fund.

Përgjigje

Eshtë e natyrshme që gruaja dhe burri të kenë ndonjëherë probleme në jetën e  tyre. Nuk ka problem i cili nuk ka fund dhe nuk ka zgjidhje, mirëpo ajo cka duhet ne të kemi parasysh angazhimi  për ti evituar problemet ose se paku  mundimi për   zvogëlimin e tyre. Nuk ka njeri të përkyer as burr e as grua dhe secili ka mundësi  të ketë  të meta. Por gruaja duhet që të  mbulojë burrit të metat  e tij sikur që burri duhet që ato të meta që i sheh tek gruaja e tij të mundohet t'ia përmirësojë ose të shikojë në të mirat tjera që i ka ajo grua dhe pastaj i harron ato të metat që i ka. Burri dhe gruaja duhet të ken kujdes në problemet e tyre sidomos  në shfaqjen e  problemeve para  fëmijve të tyre  sepse kjo  ndikon shum keq tek femiu në psikologjinë e tij dhe në keq edukimin e tij. Unë mendoj se  duhet të vazhdohet jeta dhe të kërkohen zgjidhjet sa më të mira dhe  metodat sa më te mira për  jetën më të lumtur të qiftit bashkëshortor. Po ashtu porosis te lexoni literaturë islame të cilat tregojnë dhe  japin metoda shumë të mira dhe efikase në zgjidhjen e problemeve të qiftit bashkëshortor si dhe metoda dhe forma të cilat bëjnë jetën bashkëshortore sa më të lumtur. Le të ia kenë frikën Allahut edhe burri edhe gruaja dhe mos të harrojnë se ai njeri i cili përpiqet të gjej shoqërues të jetës pa të meta ai do të mbetet gjithmonë pa shoqërues. Po ashtu le të  kenë frikën Allahut se ndarja e burrit me gruan ëshët njëra prej vepra që më së shumti e don shejtani i mallkuar. Le të ia kenë frikën Allahut ky qift dhe  mos të shëmtojnë jetën e fëmijve të tyre për disa probleme të kësaj bote të cilat janë të kaluara. Gjykimi islam dhe praktikimi i urdhërave të Allahut dhe bërja shtëpisë suaj një shtëpi islame, një shtëpi të devotshme  është e vetmja  zgjidhje në jetën  tuaj bashkëshortore.
Allahu e di më së miri

Mburoja e Myslimanit