E Shtunë, Nëntor 16, 2019
A- A A+

A lejohet me rastin e synetimit të djalit të bëj një ndejë apo mexhlis, në vend te banketit, e të thërras disa mysafir dhe një hoxhë të mbajë nje ligjeratë si dhe dy këngëtar që këndojnë ilahi?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Esselamu alejkum.

Deshta të pyes rreth festes se synetit.

A lejohet me rastin e synetimit të djalit të bëj një ndejë apo mexhlis,

në vend te banketit, e të thërras disa mysafir dhe një hoxhë të mbajë nje ligjeratë si dhe dy këngëtar që këndojnë ilahi?

Esselamu alejkum. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Dijetarët kanë cekur se prej traditave të lashta ka qenë gostia e sunetimit pasi që kanë bërë djalin sunet kanë pregaditur ushqim. Kjo ka qenë para islamit dhe pastaj kanë punuar me të edhe muslimanët. Por kjo është e veçantë për familjen e fëmiut që ti thërras të afërmit e tij dhe fqinjët e tij në atë ushqim. Ndërsa të afërmit jashtë familjës nuk kanë nevoj që të sjellin diçka apo të shkojnë dhe të vizitojnë fëmiun e bërë sunet duke i sjellë atij dhurata, sepse kjo është një ngarkesë e tepruar, për arsye se sunetimi është një çështje e përditshme dhe ju vështirsohet të tjerëve nëse sa herë që bënë sunet ndonjë fëmij tëndin duhet të sjellin diçka nga dhuratat.

Po ashtu ajo që ceke në pyetje inshalla është e dobishme dhe kësi raste të shfryëtzohen për thirrjen e njerzëve në fenë e Allahut. Është një gjë e mirë dhe e dobishme, mirëpo pa hargjime të tepruara.

Allahu e din më së miri.

Mburoja e Myslimanit