E Enjëte, Gusht 22, 2019
A- A A+

Vallë mos është e prekur nga magjia dhe nëse po si mundet të ruhet?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Esselamu alejkum

 

Nëna ime është 50 vjeqare. Ka tri vite që ajo është e sëmur rëndë, papritmas bie në tokë dhe humb vetëdijen, shtrëngon trupin dhe e vret vetën. Kjo zgjatë afër 5 minuta, ndërsa kohën e fundit i ndodhë më shumë. Më shpesh i ndodhë kur është në gëzim dhe kur është në pikëllim. Vallë mos është e prekur nga magjia dhe nëse po si mundet të ruhet, ju lutem një sqarim hoxhë i nderuar. Zoti ju shpërbleft me xhennetin firdevs.

Përgjigje:

 

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

 

Xhini me lejën e Allahut ka mundësi të dëmtojë njeriun në fenë dhe mendjen e tij. Prej këtyre është edhe Epilepsia.Një gjë e tillë është e vertetë tek Ehli sunneti dhe xhemati. Për këtë argumenton fjala e Allahut ku thotë: Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit.(Bekare 275).

Buhariu dhe Muslimi shënojnë hadithin e Abdullah b.Abasit i cili i tha Atasë: A nuk dëshiron të shohësh një grua prej banoreve të xhenneti? Tha Ataa: Gjithsesi: Tha Ibën Abasi: Kjo grua e zezë erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe tha: Unë sëmurem prej epilepsisë dhe kur më kaplon ajo zbulohem, lute Allahun për mua. I Dërguari i Allahut tha: Nëse dëshiron unë e lus Allahun që të shërojë, por nëse bënë durim do ta kesh xhennetin. Tha: Po bëj durim. Por, unë zbulohem kur më kaplon ajo andaj lute Allahun që mos të zbulohem. I Dërguari i Allahut u lut për të që mos të zbulohet.

Ka thënë Ibën Tejmije: Ekzistimi i xhinve është i vërtetuar me Kuran dhe sunnet dhe pajtimin e selefve të parë. Poashtu mundësia e hyrjes së xhinit në trupin e njeriut është me pajtimin e të gjithë dijetarëve të ehli sunnetit dhe xhematit. I Dërguari i Allahut ka thënë: Shejtani ecë nëpër birin e Ademit sikur që ec gjaku në trupin e tij. Xhini e shtyn njeriun të flas fjalë të cilat nuk i kupton, e shtyn që ta rrah njeriu vetën dhe ti sjell njeriu vetës aq shumë saqë sikur kafshës ti binte me atë do të ndikonte tek ajo, me gjithë atë ky përson nuk ndien këtë dhimbje dhe nuk heton fjalët të cilën i flet. Po ashtu ka mundësi që i sëmuri të shkojë zhagas, ta shtrëngojë trupin e tij, shkyen teshat apo orenditë e tij dhe i lëviz ato prej një vendi në vendin tjetër dhe bënë vepra tjera jashtë normales.

Duhet të kemi parasyshë, sidomos ata që janë të sëmur,që zemrat e tyre ti lidhim me Allahun dhe të kthejmë shpresat e tyre tek Allahu dhe të kërkojmë shërimin vetëm prej Tij. Po ashtu ti nxisim në vepra në të cilat e ruajnë muslimanin ngë këto të këqija, dhe këtë për mes leximit të sures ihlas, felek, nas,leximin apo dëgjimin e sures bekare në shtëpi. Robi i Allahut mburojën më të madhe e ka në përmendjen e Allahut.

Nisur nga kjo sipas asaj që na ke treguar në këtë pyetje, nëna e jote ka mundësi të jetë e sëmur prej Epilepsisë, por gjithashtu nuk përjahtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë maxhi apo ndonjë prekje nga exhinët. Një gjë të tillë me lejën e Allahut mund ta shëroni përmes Kuranit,librit të Allahut. Andaj kërkojmë që të gjeni ndonjë njeri i cili shëron me Kuran dhe Sunnet dhe të shkoni tek ai dhe do të ju udhëzojë se si të veproni më pastaj.

Lusim Allahun që të shërojë të smuarit tanë dhe të na uadhëzojë në rrugën e Tij.

 

Allahu e din më së miri.

Mburoja e Myslimanit