E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

Një vajzë që bën zina edhe tradhëton burrin e vet çfarë denimi e pret ?

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Një vajzë që bën zina edhe tradhëton burrin e vet çfarë denimi e pret ?

Përgjigjje:

 

Kjo grua ka bashkuar mes shumë mëkateve. E para zinaja që është prej mëkateve të mëdha dhe nuk është një qështje e lehtë. E dyta. Tradhëtia bashkëshortore. Allahu zinanë e ka cekur në ajetet ku ka cekur shirkun dhe mbytjen e njeriut pa të drejtë. Allahu thotë: Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin (furkan 68)

Dënimi në këtë botë i atij që është i martuar dhe bënë zina është ekzekutimi i tij e që do të thotë mbytja e tij duke e gurëzuar. Ndërsa në botën tjetër nëse nuk pendohet ka një dënim të dhembshëm. Allahu thotë: Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.( Furkan 69)

Mirëpo Allahu i Madhërura nga mëshira e Tij nuk e ka mbyllur derën e pendimit ndaj askujt . Allahu ka thënë pas kësaj në të njejtën sure: Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai fal shumë (Furkan 70)

Kërkohet nga kjo që të pendohet tek Allahu. Nëse njeriu pendohet tek Allahu Allahu me një pendim të sinqert përveç që ja falë mëkatin, Ai edhe të këqijat të cilat i ka bërë ia shëndrron në të mira.

Njeriu i cili bënë mëkat duhet të mbulojë mëkatin e tij dhe mos ta tregojë mëkatin askujt sepse publikimi i mëkatit është mëkat në vete. Allahu nuk e don publikimin e të keqës dhe nuk don që të përhapet e keqja.

Ndërsa nëse burri i saj është i informum për këtë e këshillojmë burrin e saj që nëse ajo është penduar nga ky mëkat ta mbaj atë, ta vazhdoj jetën me të, të ja falë mëkatin të cilin e ka bërë dhe për këtë do të ketë shpërblim tek Allahu. Allahu i ka lavdruar ata të cilët ju falin njerzëve. Po ashtu këshillojmë që të largojë gruan e tij nga shkaqet të cilat e shpiejn deri në mëkat siq janë përzierja e burrave me gra dhe gjëra të tjera të cilat shpiejn deri tek mëkati i zinasë.

Ndërsa nëse ajo nuk pendohet dhe nuk ka mundesi ta ndalojë nga kjo atëherë më mir për të është që të lragohet prej saj sepse nuk ka hajr të mbetesh me një grua të tillë.

 

Allahu edin më së miri

 

Mburoja e Myslimanit