Këshilla dhe sugjerime

Unë kam probleme me familjen e burrit dhe po i them burrit....

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

Pyetje:

Selam jam një motër myslimane dhe desha me te pyet një pyetje.
Unë kam probleme me familjen e burrit dhe po i them burrit se me u nda prej tyre me nejt veç po nuk po më dëgjon, se jam tu e shkatërruar jetën time.
Nuk e  di çka me bo i duroj po më thonë gjithçka po nuk po di çka me bo a me u nda prej burrit. Jam tu e sëmur veten time shumë, po e ha veten pse po më thonë kështu por më nuk mundem me bë durim. Por shkak i ndarjes do të jetë nena e tij se shumë po ndërhyn ne jetën ton nuk na len rehat, se un nuk dua prej ti me u nda po do të jetë shkak ajo qe te ndahem un prej tij kur po i them ndonjëherë haj do dalim vet do jetojmë ndoshta do të jetë për mu me mirë ai nuk po donë edhe ju lutem ma ktheni përgjigjen. Dua me e dit a e kam obligim me qëndrua me këto bashkë sipas Islamit.
A e kam obligim un me qëndrua me nënën dhe babën e tij apo nëse ai donë me qëndrua burri im le të qëndron e un atëherë me u nda me burrin se nuk po shkon më.
Ju lutem ma ktheni përgjigjen sa me shpejt ? Ju lutem ma ktheni përgjigjen.

Zoti ju shpërbleftë Me Xheneti Firdeus
Es-Selamu-Alejkum

 

Përgjigje:

Sa i përket letrës që na ka arritur nga ti themi se ti fillimisht nuk e ke obligim qëndrimin me familjen e burrit dhe ajo që të ndodh ty prej nënës së burrit janë sëmundje shoqërore të cilat janë prezentë në shumë nga familjet tona, dhe është shumë vështirë që kjo grua e shtyrë në moshë ( nëna e burrit) ti largoj këto. E cila ka shpresuar ndoshta se fëmija i sajë do të qëndroj vazhdimisht me të. E ti ke ardhur dhe ja ke marrë këtë dritë asaj dhe e ke privuar nga gjëja më e shtrenjtë që ishte për të. Kështu është botëkuptimi dhe besimi i shumë nënave në raporte me rejat e tyre.

Ky botëkuptim dhe kjo bindje e gabuar shkakton luftën mes nënës dhe gruas së djalit të saj. Për këtë atë që ti ke përmendur ne pyetje ndoshta vie nga kjo anë, nga ana e xhelozisë që ajo ka ndaj teje. Sepse ndoshta nëna ke hetuar se ju keni mirëkuptim mes teje dhe burrit tuaj.

Duhet ta dish motër e nderuar se nuk është lehtë as për burrin tuaj që ta lë nënën e tij të vetmuar dhe të largohet nga ajo. Gjithashtu duam ta dimë prezencën e babait të tij dhe rolin e tij në këtë situatë. Unë shpresoj që ti të qëndrosh me burrin tuaj në çdo situatë dhe në çdo ballafaqim, ti ndihmosh atij në tejkalimin e situatave të vështira sepse nga ajo që ne kemi vërejtur është se burri i juaj kujdeset edhe për ty dhe nuk është neglizhent ndaj teje. Për këtë atë që vuan prej nënës së burrit nga fyerjet, sharjet, urrejtjet është sigurisht si rezultat që ajo ka par prej dashurisë së burrit tuaj që ka ndaj teje. Andaj mos e kthe të mirën me të keqe dhe largoje mendjen tuaj nga ndarja dhe shkurorëzimi. Shpresoj që të kesh në konsideratë burrin dhe të kesh në konsideratë situatën e hidhur në të cilën ai ndodhet.

Mos mendo në ndarje asnjëherë por përkundrazi mundohu që burrit tuaj ti japësh mesazhe pozitive se ti nuk ke mundësi të jetosh pa të dhe nuk mund ta mendosh jetën pa të. Po ashtu ta bindësh atë se ti je në gjendje që t’iu përballosh këtyre problemeve vetëm për të. Të gjitha këto të do të forcojnë dhe do të shtojnë në zemrën e tij edhe më shumë dashurinë ndaj teje.

Po ashtu motër e nderuar sa do të kisha shpresuar dhe do të kisha dëshirë që ti ta vendosësh nënën e burrit tuaj në pozitën e nënës suaj. Të durosh ndaj sajë sikur me qenë nëna e jote, të durosh për shkak të burrit tuaj. Çka mendon ti sikur nëna e jote të ja thotë të njëjtat fjalë burrit tuaj. Sikur nëna e jote ta urrente burrin tuaj, sikur ajo mos të kishte dëshirë që burri i juaj të shkelte derën e shtëpisë së saj. A thua ti do ti thoshe burrit tuaj, un do të ndahem me ty sepse me vjen keq për gjërat që nëna ime po ti thotë ty. Apo sikur burri të thoshte ty se un do të ndahem nga ti sepse nuk mund ti dëgjoj fyerjet dhe sharjet nga nëna e jote. A thua si do ta përjetoje ti një gjë të tillë.

Sikur të këshilloj që të përdorësh mjeshtëri të madhe në raportet tua me nënën e burrit. Të mundohesh të harrosh nga brendësia e juaj se ajo po të fyen, apo të bëhesh se sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur të këshilloj që ti thuash vetës suaj se “ Unë nuk dëgjoj asgjë”. Dhe këtë shprehje mundohu ta kesh në ato momente kur ajo fillon me të sulmuar me fyerje dhe me sharje.

Mos u mundo q të ja kthesh fjalën edhe ti në ato momente kur ajo të sulmon por në ato momente angazhohu me diçka tjetër, ose ndërroje vendin apo dhomën në të cilën fillon fyerja dhe sharja gjersa ajo të qetësohet psiqikisht.

Po ashtu shpresoj që do ti përdorësh disa sjellje të reja, për të cilat unë jam i bindur se nëse i praktikon do të përfundojnë mospajtimet mes juve, me lejen e Allahut. Ato janë:

  1. mundohu që kur doni të dilni në ndonjë vend, apo në ndonjë shëtitje ti propozosh edhe asaj që të ju shoqëroj në këtë, qoftë edhe formalisht bëje këtë. Nëse del me ju atëherë mos e ndiej vetën keq për një gjë të tillë, por paraqitu se ti je e lumtur me prezencën e saj me ju.

  2. nëse burri të sjellë ndonjë ëmbëlsirë ose diçka të mirë mere me dorën tuaj dhe dërgoja asaj. Leje tek ajo dhe njoftoje se këtë ëmbëlsirë apo këtë pemë ta ka sjell djali i juaj.

  3. mundohu që ti sjellësh asaj disa dhurata prej pasurisë tuaj që ti e ke, qoftë edhe një lule, apo diçka tjetër dhe ti mos e lajmëro burrin tuaj se i ke sjell një dhuratë nënës por leje që ajo ( nëna) ta njoftoj djalin për dhuratën që ti ja ke sjell. Më rëndësi është që nëna ta ndiej se ajo është e rëndësishme në jetën e juaj. Të ja bësh me dije se roli i saj nuk ka përfunduar. Por ajo do të qëndroj dhe do ta ketë edhe fjalën e sajë.

  4. nuk e di motër sa jeni të rregullta në namaz. A falë namaz burri i juaj apo jo. Por dijeni se namazi është shkaku më i madh që të ndihmon në tejkalimin e këtyre situatave. Namazi gjallëron dhe qetëson zemrën tuaj dhe rehaton shpirtin. Namazi do të ndihmoj shumë në forcimin e imanit tan dhe me të vërtetë do ti jap kuptim jetës suaj, dhe do të rehatohesh edhe nga ana psikike.

  5. dhe gjëja më e rëndësishme dhe me e dobishme është që ti të kërkosh ndihmën e Allahut në të gjitha këto. Ta bësh punën tuaj vetëm për Allahun. Të kërkosh ndihmën e Tij në rregullimin e këtyre problemeve. Bë dua tek Allahu që të ju bashkoj në të mira dhe të ju shtoj durimin dhe të ju bëjë të lumtur juve në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu ju lehtësoftë gjendjen dhe e rregulloftë atë. Aminnn

 

Kam qen e sëmur prej shpinës, prej mundimit mu ka ngjall vesvesja me tregoni çfarë te bëjë?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:

Kam qen e sëmur prej shpinës, prej mundimit mu ka ngjall vesvesja me tregoni çfarë te bëjë?

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Mendoj se këto vesvese kanë lindur nga shqetësimi juaj prej sëmundjes që keni pas, e që janë të thjeshta në krahasim me ata që kanë vesvese në çështjen e besimit. Runa Zot prej tyre.

Edhe pse ti nuk e ke cekur se prej çfarë vesvese vuan, por nga gjendja e juaj që ke përshkruar mendojmë se ka të bëjë sikur ty të duket se ende e ke një sëmundja të tillë.

Shqetësimi i njeriut nga sëmundja që ka pas se mos ajo po shtohet edhe më shumë ndikon tek njeriu që të ndiej një rënie dhe një humbje të fuqisë fizike dhe psikike. Pastaj njeriu vazhdon të mendoj jetën me një pasqyrë negative dhe të harroj bukurit që gjinden në jetën e njeriut.

Vazhdo leximin...

A lejohet me lujt djali me qenin e fqiut?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Kam një pyetje.Jetoj në banesë ku ka vetëm të krishterë dhe djali im i cili është pesë vjeçar ka dëshirë të luaj me vajzën e fqiut dymbëdhjetë vjeçare e cila ka edhe një qen. A lejohet kjo ?

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

S’ka dyshim se fëmija është prej atyre që shumë ndikohet nga të tjerët. Për këtë prindërit kanë përgjegjësi para Allahut në edukimin e fëmijëve. Prindërit duhet të përcjellin fëmiun e vet se me kë shoqërohet. Andaj duhet qysh prej fillimit ti zgjedhësh fëmijës një shoqërues të mirë. Nuk do të kishte pengesë që ti ndonjëherë ta lësh fëmijën tuaj të loz me fëmijët e fqinjëve edhe nëse ata janë jobesimtar, por kjo jo të bëhet pjesë e jetës së fëmijës. Por problemi në këtë rast është që kjo vajzë mban me vete qenin dhe qeni ka mundësi ta prek fëmijën tuaj. Qeni është i papastër, është i fëlliqur, apo jargët e qenit kanë mundësi ti shkaktojnë fëmijës ndonjë infektim. Andaj mundohu prej tash ta mësosh fëmijën tuaj se duhet të zgjedh se me kë shoqërohet dhe të ruhet nga fjalët banale dhe të turpshme.

Allahu e di më së miri

Burri im për fat te keq pinë alkool por un elhamdulilah jam e udhëzuar fali namazin etj, jam mundu me bind qe është haram por kot

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

Eselamu Alejkum i nderuari hoxhë, kam një pyetje nëse mundeni me ju përgjigj Inshallah. Burri im për fat te keq pinë alkool por un elhamdulilah jam e udhëzuar fali namazin etj, jam mundu me bind qe është haram por kot. Aj jeton ne Gjermani e un ne Kanada por ne pushimet verore bashkohemi ne Kosove. Un po mendoj ne vitin e ardhshëm me shku ne haxh, inshallah, po aj vjen verës dhe pinë alkool ne shtëpi tone. Kisha pas dëshirë me më këshilluar si me vepru ne ketë gjendje qe jam. Allahu ju shpërbleftë Eselam alejkum.

Vazhdo leximin...

Kam nje pyetje ne pune ti fali vetem farzin apo edhe sunnetin?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Selamu alejkum jam në punë dhe si zakonisht në vend pune nuk me jepet e drejta të fali namazin e drekës ikindisë në kohën verore kurse në kohën dimërore edhe koha e namazit te akshamit me mbetet pa e fale në kohën e caktuar. Si mund ti fali këto namaze që më kanë kaluar? P.sh.: namazi i drekës synet – farz – synet apo vetëm farzin edhe pse janë mbledh thuaj se tri kohë të namazit më tregoni disi më gjerësisht. Ju faleminderit, selamu alejkum.

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Alejkum selam vëlla i nderuar, me vjen mire që shpreh kujdesin tuaj dhe interesin për faljen e namazit. Namazit kurrsesi nuk lejohet ti del koha, sepse Allahu ka thënë në Kuran: ´´Namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar´´ (Kuran, Nisa, 103).

Për secilin namaz Allahu ka bërë kohë të caktuar dhe sikur të donte Allahu do ta bënte që të gjitha namazet të bashkohen në një kohë, në mbrëmje apo në ndonjë kohë tjetër, por urtësia e Tij ka bërë që namazet të kenë një distancë kohore në mes tyre dhe të ruhet koha e çdo namazi. Arsyet për faljen e namazit jashtë kohës se tij janë vetëm gjumi dhe harresa. Nëse ke fjet gjatë një kohe te namazit dhe nuk te ka dal gjumi deri sa ka hy koha tjetër, atëherë kur të të del gjumi atëherë e falë namazin sepse  për ty atëherë është koha e tij. Po ashtu vepron edhe atëherë kur harron. Ndërsa ne asnjë mënyrë tjetër nuk lejohet ti dal koha e namazit qoftë së paku bile faljen e farzit, e që nuk zgjat me shumë se pesë minuta, e normal secili punëtor ka  një pauzë prej gjysmë ore apo me shumë në punë. Andaj namazi nuk duhet të lihet qoftë edhe me rrezikim të vendit të punës dhe duhet te kërkosh një punë ku keni mundësi të falni namazin. Pastaj kjo gjë lidhet edhe me atë se sa jeni punëtor i zellshëm dhe besnik në punën tuaj qe e bëni. Dhe nëse  shefi juaj ju do dhe e di se ti je  një njeri besnik, dhe gjithashtu të tjerët kanë siguri te ti, atëherë edhe shefi nuk do te merrte aq lehtë një vendim te tillë për largimin tënd nga puna. Pastaj, ai që ka frikë Allahun, Allahu i gjen rrugëdalje atij dhe ai qe mbështet në Allahun, Allahu do ti mjaftoj atij. Duhet të dijmë ne myslimanet se  haku i Allahut, apo obligimi i Allahut është primar ndaj çdo obligimi, dhe nëse bie ndesh obligimi i Allahut me obligimet e njerëzve automatikisht i jepet prioritet obligimeve të Allahut pastaj obligimeve tjera. Përkujto begatinë e Allahut ndaj teje dhe  mundësitë që ti ka dhëne për të qenë i aftë për të punuar. Mendo ata qe nuk i kanë ato begati, mendo ata që nuk kanë sy nuk kanë duar nuk janë te aftë për pune, nuk mund të gjejnë punë. Andaj myslimani duhet të ketë frikën Allahun dhe mos të mendoj asnjëherë në lënien e namazit qoftë edhe nëse i pengohet një gjë e tillë. Furnizimi yt nuk është në dorën e filan firmës e as në dorën e filan  shefit, por është në dorën e Allahut. Andaj dije se nëse shefi të ka larguar nga puna për shkak të namazit atëherë Allahu të ka marr nën mbrojtjen e Tij, dhe në kujdesin për furnizim. Shefi nëse një herë, dy apo tri nuk kryen një punë si duhet ka mundësi të të largoj nga puna e çka mendon nëse Allahu të largon nga mëshira e Tij për shkak të mos kryerjes së obligimeve të Tij. Prandaj një grua myslimane që kishte besim të thellë në Allahun dhe dëshironte ta dërgoj burrin e saj ne luftë pasi që nuk i kishte mbet ndonjë mashkull në shtëpi qe te kujdeset për të, të tjerët e qortuan duke i thënë se kush do të kujdeset për ty pastaj, kush do ta sjell furnizimin. Gruaja e cila kishte ngulitur thellë në zemrën e saj besimin në Allahun iu drejtua me këto fjalë: " Mjerë për ju! unë burrin tim asnjëherë nuk e kam llogaritur furnizues, por një njeri që më sjellë furnizimin e Allahut në shtëpi. Andaj nëse ai që më sjell furnizimin vdes atëherë Furnizuesi ( Allahu) nuk vdesë. Pastaj një gjë që është shumë e vërtetë është edhe ajo se shumë nga myslimanët kur i pyesim për namazin e tyre thonë se ne nuk mundemi të falem se nuk na lejon shefi, ndërsa ky në realitet asnjëherë nuk ka kërkuar nga shefi i tij një gjë të tillë. Ndoshta pret që shefi i tij, edhe nëse është i krishterë apo diçka tjetër ti thotë shko falu se e ke obligim! Andaj i nderuar vëlla mendoj që namazi yt në punë vetëm se do ta shtoj besnikërinë edhe më shumë tek shefi juaj. Sepse një njeri që  kujdeset dhe ka frikë Allahun në urdhëratë e Tij, ai kujdeset edhe për punën që atij i jepet në përgjegjësi.

Allahu përmirësoftë gjendjen e myslimanëve kudo që janë

Page 1 of 3