E Diel, Mars 24, 2019
A- A A+

kam një hall e nuk kam me kënd te flas

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Pyetje:

selam Alejkum hoxhë i nderuar :kam një hall e nuk kam me kënd te flas. Jam 23 vjeçare jam e martuar s’ka shumë kohë por dua t’u shpjegoj ngjarjen. Jam martuar me burrin vetëm pse falet por kam gabuar se s’jam ka mund ta dua edhe kam disa dyshime se ka bërë amoralitet me dikë dhe tash edhe ma hiq nuk po e dua. Edhe ai nuk është afër meje për punë, nuk është këtu dhe unë e kam njoftua një djalë nuk kam dashuruar po s’di as vet. Në fb ja kam filluar me bisedu me të tash po flas në MSN me te jam dashuruar ne te edhe ai falet 5 kohet por ai është ne Kosovë unë nuk jetoj ne Kosovë aji po betohet ne Allah po më thotë se unë jam ka të dua dhe po dua me kanë me ty me ke pëlqye si njeri edhe unë po dua me u nda nga burri im por po kam frik se familja ime kurrë me s’kanë me më fol s’po di çka me bë. S’jam e lumtur aspak me burrin tim o hoxhë jam tepër e mërzitur s’po kam me kanë me fol për me më drejtua të paktën çka me bë çka me këshilloni me bë te ndahem apo te rri me te për hir te Allahut Allahu ju ruajt e ju shpërbleftë. Ma bëni hallall edhe me tregoni a me fol me këtë djalin apo ta ndërpre bisedën krejt. Allahu ju ruajt edhe një herë nëse keni mundësi me më këshilluar ju lutem për hir te Allahut çka me bë unë....selam alejkum

 

Përgjigje:

Alejkum selam motër e nderuar.

Falënderimi i takon Allahut i Cili ka ndaluar amoralitetin, të dukshmen dhe të padukshmen. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Do të kisha pas dëshirë që mos të arrij fare leximin e pjesës dytë të kësaj letre. E lexoja këtë letër dhe dhimbjet përshkonin zemrën time duke parë tradhtinë e qartë ndaj Allahut, ndaj besëve dhe lidhjeve që i ka bërë Allahu përmes martesës. Tradhti ndaj bashkëshortit tuaj. A nuk je duke e parë këtë mëkat që e ke bërë ndaj Allahut dhe ndaj burrit tuaj. Lus Allahun që të udhëzoj në rrugë të drejtë dhe të forcoj në të.

Motër e nderuar ti nuk ke cekur se pse e urren burrin tuaj, dhe pse nuk e do atë? A nuk e do për ndonjë shkak të jashtëm? Apo për shkak të moralit të keq të tij? Apo ti e urren dhe nuk e do atë ndërsa nuk e di shkakun se pse nuk e do. Kjo është fatkeqësia më e madhe dhe musibeti më i madh. Në hadithin e vërtetë është treguar se shejtani posedon fronin e tij mbi ujë. I dërgon pasuesit apo ushtrinë e tij dhe pastaj kur të kthehen i pyet se çka kanë vepruar. Disa prej tyre i përgjigjen se kanë vazhduar ti devijojnë njerëzit gjersa i kanë futur në mëkat. Tjetri thotë kam vazhduar me të gjersa e kam fut në bidat ( risi në fe). Kështu vazhdon ti pyes një nga një gjersa të vi tek njëri i cili i thotë kam vazhduar gjersa kam nda qiftin bashkëshortor. Shejtani e afron këtë dhe i thotë ti je që meriton grada më të larta dhe ja vendos një kurorë mbi kokën e tij.

Pra, gjëja më e madhe dhe më e kënaqshme me të cilën vepron shejtani është të ndaj qiftin bashkëshortorë, të shkatërroj jetën e tyre. E shoh se shejtani të ka zgjedhur kësaj here ty që ta arrij këtë qëllim. Andaj ke kujdes në këtë dhe dije se je duke vepruar një rrezik të madh me të cilin do ta humbësh këtë botë dhe botën tjetër. Dije motër e nderuar se hulumtimet sociologjike dhe psikologjike kanë vërtetuar se rehati dhe lumturi e vërtetë reciproke mes burrit dhe gruas nuk mund të arrij brenda dy viteve martesë, por duhet një kohë me e gjatë në mënyrë që të kalojnë jetë të lumtur. Shumë prej qiftit bashkëshortor kanë probleme të natyrshme në fillim të martesës së tyre por nuk kalon një kohë e gjatë dhe këto probleme shuhen dhe çdo gjë bie në vendin e duhur. Këto probleme janë normale në fillim të jetës martesore kur e dimë se secili prej atyre dyve ka kaluar plotë 20 vite e më shumë në familjen e tij. Atëherë është e natyrshme që të mos ketë pranim të duhur dhe të plotë në fillim të jetës martesore. Dhe po thuajse është e pamundur që me një herë në fillim të jetës martesore të arrihet dashuria e plotë, derisa t’ia mësojnë natyrshmërinë njëri tjetrit. Po ashtu këto hulumtime kanë vërtetuar se shkurorëzimet më të shpeshta bëhen në dy vitet e para të martesës.

Ti në fillim të letrës e ke shkruar që burri i juaj falet dhe për këtë namaz ti e ke zgjedhur që të martohesh me të. Por për mes letrës që ti ke shkruar un kamë mundësi që ti ceki disa cilësi të burrit tuaj, që sytë e tu janë verbuar dhe nuk i shohin këto cilësi në të.

Prej këtyre cilësive janë feja e tij dhe namazi i tij, morali i tij mirësia e zemrës së tij etj. Andaj shiko motër e nderuar se sa shumë ka ndikuar shejtani te ti sa që asnjë cilësi e burrit tënd nuk të pëlqen. Çdo cilësi e mirë e tij është humb në sytë e tu. Ndërsa ky djali me të cilin je njoftuar ti, çka të ka pëlqyer tek ai? Ndoshta të ka pëlqyer pamja e tij, por dije se ata të cilët në pamje janë të mirë shumicën e rasteve janë mendjemëdhenj e në shumicën e rasteve njerëz të devijuar. Ndoshta do të thuash se ajo që më ka pëlqyer tek ai është të menduarit e tij dhe shpirti i tij. Un të them se si pate mundësi ta dish këtë prej tij brenda një kohe të shkurtër. Sikur ai të ishte pak fetar dhe të ja ketë pak frikën Allahut ai nuk do ta bënte një gjë të tillë që të njihet me ty duke e ditë se ti je e martuar dhe ndoshta ke edhe fëmijë. Mos mendo se ai është mysliman i mirë sepse sikur të ishte mysliman i mirë nuk do të vepronte kështu me një grua myslimane e cila është e martuar.

Ndërsa sa i përket asaj se dyshon në nderin e burrit tuaj. Kjo mendoj se është një vesvese e shejtanit dhe një mashtrim i tij që me të tërheq në këtë mëkat e të vazhdosh me këtë djalë gjersa ta prishësh jetën tuaj bashkëshortore. Sepse për një dyshim të tillë duhesh të kesh argumente të forta.

Motër e nderuar! Të porosisë me pendim tek Allahu dhe kthim tek Ai. Një gjë e tillë nuk realizohet përveç nëse ti largohesh nga ky mëkat duke u penduar dhe duke u kthyer tek Allahu. Të jesh e vendosur në largimin nga ky mëkat sa nuk është bërë vonë. Të vendosësh që ti ndërpresësh lidhjet me një herë me të, sepse nëse nuk i ndërpret lidhjet me të kam frikë që do të futesh në probleme edhe më të mëdha që fundi ka me qenë shumë i keq. Kur të ndodh kjo pastaj nuk të bënë dobi as të qarit dhe do të dëshirosh atë ditë sikur mos të lindte nëna fare.

Dije se forcimi i lidhjes me këtë djalë dhe vazhdimi i kësaj lidhje nuk është zgjidhje, por është shtim në dënim, lodhje dhe mundim. Kjo lidhje i ngjan sikur një mirazhi që i eturi prej së largu mendon se është ujë ndërsa kur afrohet nuk gjen asgjë. Mos mendo asnjëherë se do të arrish prej tij atë që ti e dëshiron. Kurrsesi, dhe sikur të vie deri te martesa me të ndoshta do të pranoj për një moment, por me njëherë disa ditë pas qëndrimit me të do ta shohësh se ai nuk të do më.

Motër e nderuar! Mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut, dhe lute Allahun që ta bëjë të dashur burrin tuaj në zemrën tënde. Mos u mashtro duke menduar se do të gjesh një burrë pa të meta dhe ideal për ty.

Largohu nga ky problem pasi që je ende në fillim të rrugës. Falënderoje Allahun që të ka mundësuar me kuptua këtë si gabim dhe të jesh besnike me Allahun dhe me burrin tuaj. Në fillim sigurisht se do të kesh vështërsi që të mbjellësh dashurinë ndaj burrit tuaj, sepse shejtani ka ndot zemrën tuaj, por dije se fundi do të jetë i mirë. Përkujto fjalën e Allahut: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtetë, Allahu është me punë mirët! ( ankebut 69). Dije se Allahu është me ty dhe do të ndihmoj në largimin dhe daljen nga ky mëkat nëse ti je e sinqertë në këtë dhe ke kujdes që mos të biesh në pasion ndaj këtij njeriu që dëshiron ta prishë jetën tuaj bashkëshortore.

Allahu të ndihmoftë dhe të ruajt nga çdo e keqe.

Hoxhë: Shaban Murati

Mburoja e Myslimanit