E Martë, Maj 21, 2019
A- A A+

A lejohet qe një mashkull te studion specializon gjinekologjinë ??

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam alejkum

 

A lejohet qe një mashkull te studion specializon gjinekologjinë ??

 

Përgjigje:

Falënderimi  i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Esenca është që shërimin e meshkujve duhet ta marrin për sipër mjekët meshkuj, ndërsa shërimin  e femrave të marrin përsipër mjeket femër dhe nuk lejohet që një mjek të zbuloj pjesët e turpshme të femrës përveç në raste të veçanta dhe të domosdoshme. Prej këtyre rasteve është nëse nuk gjendet ndonjë mjeke femër, atëherë i lejohet gruas që të shkoj tek mjeku, ose është gjendja shumë e rëndë sa që nuk pret vonesë. Ose gjendet mjeke në at lëmi por mjeku ka më shumë eksperiencë dhe përvojë në këtë.

Andaj nëse në këtë fushë ka mungesë të mjekeve femra që e zotërojnë mirë këtë profesion atëherë i lejohet një besimtari që të specializoj në këtë drejtim edhe pse do të ishte më mirë që të gjej ndonjë degë tjetër e cila nuk është e veçantë vetëm për femra sikur që është lëmia e gjinekologjisë.

Nëse besimtari zgjedh një drejtim të tillë duhet të iu përmbahet dispozitave të sheriatit, si:

  • Të mos prek nga trupi i femrës së huaj përveç në raste të domosdoshme.
  • Mos të vetmohet në dhomën e kontrollimit vetëm mjeku me gruan e sëmur.
  • Të mbulohen pjesët tjera të pacientes përveç vendi që ka nevojë për kontroll.
  • Nëse gjendet mjeke e cila  e zotëron dhe është e barabartë në profesion me mjekun atëherë mjekut nuk i lejohet që ta kontrolloj, sepse në këtë rast nuk është kontrolli i domosdoshëm nga mjeku burrë.
  • Të ul mjeku shikimin e tij gjatë kontrollës  përveç aty ku është i domosdoshëm.

Nëse i ka parasysh këto gjëra dhe  një specializim i tillë është i nevojshëm atëherë nuk ka të keqe në këtë.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit