E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

A është e lejuar gjatë agjerimit me i pastru dhëmbët me pastë dhe me brush?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

 

Selam Aleykum

 

Kam disa pytje mbi prishjen e Agjerimit

 

1. A është e lejuar gjatë agjerimit me i pastru dhëmbët me pastë dhe me brush? Apo prishet agjerimi?

 

2. A Prishet agjërimi në qoft se derdh lotë (qan)?

 

3. Mbasi hanë syfyr dhe don me bo nijet agjërimin, a duhesh me pi uj dhe ta bëjsh nijet, apo ta bëjsh nijet dhe masanej te pish pak uj?

 

4. A ka të bëj muaji i Ramazanit gjë me Ndriçimin e Hènes? Si èshtë i caktuar ky muaj?

 

Ju falemenderoj shumë për përgjigjet sa më shpejt dhe Allahu ju shperbleft me xhenetin firdeus. Amin jarebbi.

 

Selam alejkum

 

Përgjigjjje

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Sa i përket pytjes së parë agjërimi nuk prishet nëse i lanë dhëmbët me past dhe nuk ka diçka të keqe nëse pastrohen dhëmbët gjatë kohës kur je duke agjëruar por duke pas kujdes të madhe që mos të shkoj ndonjë pik uji në fytë. Agjërimi nuk prishet nese qanë. Ndërsa sa i përket njetit gjat agjërimit, njeti nuk ka nevojë që të bëhet me gojë por mjafton me zemër dhe vet ngritja e juaj për syfyr tregon vendosshmërinë tënde për agjërimin e asaj dite. Muajt në islam janë muaj që përcaktohen me hënën e jo me diellin. Andaj hëna ka lindjen e saj sikur që ka perendimin e saj. Andaj dalja e hënës së re nënkupton përfunimin e muajit të kaluar dhe ditën e parë të muajit të ardhshëm dhe kështu është edhe ramazani. Me paraqitjen e hënës së re fillon dita e parë e muajit të ramazanit dhe me paraqitjen e hënës së re të muajit pas ramazanit përfundon muaji i ramazanit dhe është festa e fitër bajramit. Andaj muaji i ramazanit fillon kur shihet hëna e re dhe përfundon kur shihet hëna e re e muajit tjetër pas ramazanit.

 

 

Mburoja e Myslimanit