E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Nuk kam mundur me agjëruar këtë ramazan vetëm 3 ditë kam agjeru, kam pas problem me menstrustcione qfar duhet të bëjë?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

Pyetje:

 

 


Selam alejkim hoxhë i nderuar e kam një pytje: nuk kam mundur me agjëruar këtë ramazan vetëm 3 ditë kam agjeru, kam pas problem me menstrustcione qfar duhet të bëjë? Duhet ti jap për 1 muj të varfërit ndihmë apo me agjëru 6 ditë, këto ditë te Shewalit. Selam alejkim Allahu ju shperbleft.


Përgjigjje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Ditët që nuk i ke agjëruar për shkak të menstruacioneve duhet ti bësh kaza, ti kompenzosh ato ditë, ditë për dite. Po ashtu edhe për ditët tjera që nuk i ke agjëruar duhet ti kompenzosh ditë për dite dhe të pendohesh tek Allahu për mos agjërimin e atyre ditve sepse këto ditë që ke pas çrregullime në ciklin tëndë është dashur të agjërohen gjatë ramazanit. Sepse ato ditë nuk llogariten ditët e ciklit por ato kanë qenë çrregullime. Nuk ka mundësi menstruacionet të zgjasin tri javë apo më shumë. Andaj në raste të tilla sikur që të ka ndodhë ty ka qenë dashur që të llogaritesh ditët që zakonisht të zgjasin menstruacionet si ditë të ciklit dhe pastaj ditët tjera edhe pse ke pas gjakderdhje agjërimin e ke pas obligim sepse kjo është gjendje e çrregullimit. Andaj kompenzoj tërë ato ditë, ditë për dite dhe pendohu tek Allahu që nga mosdija nuk i ke agjëruar këto ditë.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit