E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Me emrin e Allahut, deshta te te pyes: jam i martuar po e kam marr gruan nga Shqiperia,

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pytje


Me emrin e Allahut, deshta te te pyes: jam i martuar po e kam marr gruan nga Shqiperia, mirëpo e kam një problem se nuk me kan shku mire me Nënen, ja lashe gruas fajin po tashti është martuar vllau e i ndodhë e njejta gje po une tashti kam dal ne bansen time dhe jetoj me femijët e mi, po tani nuk me len rehat gruaja e me thot jo keshtu jan duke te shtire familja jote,po une jam pak i nxet dhe nuk dua fjalë dhe shaj mallkoj po ajo i pertrin fjalet e 3 vjetve qe kanë ndodhe dhe nuk me len te qete tashti ja ka fillu te sheh ëndrra dhe nuk mundet te beje gjumin rehat e pastaj me kthehet mua dhe me thot qe ti ma ke berë ketë ti je keshtu e keshtu kurse une jam ma shumë në punë se ne shtepi. Me keto sqarime qe te sqarova ne qofte se mundesh me ma dhan ni pergjigje se si mundem ti dale ketij problemi te ndahem, i kam 3 femijë, e po u ndava kam frikë se shkojne siq janë vet ato me rakia nga Shqipria qe fjala e pare eshte rakia ju lutem te me tregoni se si mundem ti dal ne koke keti problemi.Ju pershendes me fjalen e bukur islame eselam al-ejkum


Përgjigjje


Alejkum selam  vlla i nderuar:
ska dyshim se martesa eshte nje lidhje e fort ne jeten e njeriut, qe njeriu duhet te kujdeset ta ruaj ate. Allahu ka bere martesen prej mrekullive te Tij, ku qifti bashkeshortor duhet te shpreh dashuri dhe sjellje te mirë mes njeri tjetrit qe te mbijetoj martesa e tyre. Per kete edhe Allahu i madheruar ka caktuar obligime te ndersjellta mes qiftit bashkeshortor. As burri nuk duhet te tejkaloj kufijt dhe ti beje zullum gruas e as gruaja burrit. Nuk di sa jeni praktikues se fesë sepse mendoj qe shumë gjera nuk do te ekzistonin sikur te ishit praktikues se fesë se Allahut.
Problemi mes vjehrres dhe rejes eshte shumë i perhapur ne vendet tona dhe ne popullin tanë. Ato fillojnë qysh me martesen e burrit me gruan, e qe gabimi eshte prej dy anesh sepse nena mendon se nuk ka djal me sepse ate do te ja merrë gruaja e posaardhur dhe se ai me nuk do ta ndegjon nenen e tij dhe ketu ndoshta fillon xhelozia e nenes ndaj rejes. Ndersa po ashtu gabimi eshte edhe prej gruas per keto probleme sepse gruaja e cila nuk ja ka friken Allahut mendon se posa te vijë ne shtepi te re duhet te jetë ajo zoja e shtepis dhe duhet te pytet per cdo gje, andaj burri nese  ndodhet para ketyre problemeve duhet te mundohet te gjejë nje mesatare mes nenes se tij dhe gruas se tij, sepse ka mundesi te jetë gabim nana por ti prap ke obligime ndaj saj dhe mos rrespektimi i saj eshte prej mekateve te mëdha. Por ka mundesi te jetë edhe problemi tek gruaja qe burri gjithashtu ka obligime ndaj gruas se tij ta keshilloj dhe ta ruaj imanin e saj. Kerkoj nga gruaja e jote te ja ketë friken Allahut me shumë dhe mos ti lejoj shejtanit te depertoj ne zemren e saj dhe te manipuloj me te sikur deshiron ai. Po ashtu edhe ti te jesh i sjellshem me gruan tende ketu nuk eshte vend nervoze dhe nxehje, perkundrazi ti duhet te jesh ai qe e qetson edhe gruan tende me fjal te mira me keshilla te mira, duke shpreh dashuri ndaj saj dhe fjalë te embela. Andaj ti tash pasi qe je dal ne banes tende duhesh te kujdesesh me shumë per gruan tende. Unë do te keshilloj me disa keshilla ndoshta me lejen e Allahut kane me te be dobi:
E para:
nese nuk jeni prej atyre qe praktikoni islamin dhe dispozitat e islamit filloni me njeherë familjarisht ne praktikimin e tyre sepse islami zgjidh te gjitha problemet qe keni mes jush.
E dyta:
ska dyshim se te gjitah keto probleme qe keni mes veti janë prej shejtanit i cili deshiron te prish mes jush lidhjen  martesore dhe ky eshte qellimi kryesor i shejtanit dhe puna me e madhe dhe rezulltati me i madh per te nese ai ja arrin ketij qellimi.
E treta:
ajo cka the per gruan tende mendoj qe buron prej xhelozis se saj.
I duket asaj se ti e ndegjon dike tjeter me shumë se sa ate. Andaj ti mundohu ta bindesh ate me vepren tende se ajo eshte pjes e familjes suaj dhe konsultohu me te me shumë ne punet e shtepis se paku qe ajo mos ta ndiej veten te nenqmuar  dhe te pavlerë ne shtepin e saj. I Derguari i Allahut shpesh herë ka keshilluar gratë e tij per shumë çeshtje qe kane qenë edhe madheshtore ne jeten e tij. Po ashtu te kesh parsyshë natyrshmerin e gruas si krijes, sepse eshte prej natyrshmerisë se saj qe te ketë  me te theksuar xhelozin. Andaj duke pas parasysh kete fakt besoj qe te ndihmon shumë ne zgjidhjen e shumë problemeve qe ekzistojnë mes jush.
E katerta:
mos u ndaj nga lutja dhe kerkesat tek Allahu qe ta permisojnë gjendjen e gruas suaj dhe nenes suaj. Sepse lutja eshte armë e fuçishme e besimtarit qe then çdo penges dhe çdo barrier.
E pesta:
mos mendo te ndarja por mendo se si ta permisoj jeten time.
E gjashta:
lexo me shumë libra dhe ndegjo me shumë ligjerata qe flasin per zigjidhjen e problemve familjare do te ndihmojnë shumë ne jeten tende.
E shtata:
mos u be pesimist ne meshiren e Allahut dhe ne ndihmen e Tij.
Ai qe mbeshtetet ne Allahun, Allahu do ti mjaftoj atij.
E teta:
largohu me njeherë nga fjalet e liga, nga mallkimi, fyerja, sharja fjalet e kqija ndaj gruas tende. Ti ke drejt ta shkurorzosh ate por nuk ke drejt ta mallkosh e as ta fyesh ate. Keto fjalë vetem se shtojnë urrejtjen edhe me shumë mes teje dhe asaj.
A nuk do te ishte me mirë per ty qe ne vend te fjalve te kqija qe i perdorë te perdoresh fjalet: Allahu te udhezoft, Allahu te falt, Allahu te meshiroft. Zëvendesimi i aytre fjalve me keto do te ndikojnë shumë ne permisimin e jetes suaj me gruan.
E nenta:
nese e sheh qe gruaja e jote po sheh endrra te kqija nuk eshte keq qe te shkoni tek ndonje hoxhe qe bene sherimin me Kuran dhe sunnet qe bene rukje sepse ka mundesi me pas ngacmime te shejtanit apo ndonej maxhi per ndarjen e juaj. Por kujdes mos shko tek ata qe e quajnë veten hoxhollar e qe mirren me fall e me maxhi.


Mburoja e Myslimanit