E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

A asht e lejuar me mbajt fustan te bardh në ditën e martesës? Apo është e ndaluar sepse kjo është fustani i grave të kafirve?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam aleykum

A asht e lejuar me mbajt fustan te bardh në ditën e martesës? Apo është e ndaluar sepse kjo është fustani i grave të kafirve? Ma shpjegoni me argumente nga kurani dhe sunneti inshallah. selam aleykum


Pergjigjje


Nuk ka diçka të keqe për gruan që vesh fustanin e bardhë të martesës me kusht që mos të paraqitet me të para burrave të huaj. Sepse shumicën e rasteve fustani i bardhë është i zbukruar me stoli të ndryshme ndërsa mbulesa e femrës nuk duhet të jetë e zbukuruar para të tjerve.

Po ashtu është kusht që ky fustan mos të jetë shumë i zbuluar që tregon bukurit e femrës edhe nëse është para grave. Ndërsa sa i përket asaj se ai është fustan i pabesimtareve kjo nuk është e vërtetë, por shumica e muslimaneve në këtë kohë e veshin këtë fustan dhe për derisa është bë normale edhe tek grat muslimane nuk mund të llogaritet prej përgjasimit me pabesimtare.

Allahu e di më së miri

Mburoja e Myslimanit