E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

A i lejohet burrit, përveç fytyrës dhe duarve të gruas ti shiqoj edhe pjeset e tjera të trupit, sikur se qafa apo flokët e saja, kur ai burrë e ka qëllimin për me të martohet me atë grua?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

Pytje:

 

A i lejohet burrit, përveç fytyrës dhe duarve të gruas ti shiqoj edhe pjeset e tjera të trupit, sikur se qafa apo flokët e saja, kur ai burrë e ka qëllimin për me të martohet me atë grua?

 

Pergjigjje

 

Fillimisht duhet të dim se sheriati islam urdhëron në uljen e shikimit dhe ndalimin e shiqimit në gruan e huaj. Sheriati ka nxitë në atë, që të ruaj shpirtërat dhe të ruaj nderin e njerzëve.

Por, sheriati ka përjashtuar disa situata duke lejuar shiqimin në gruan e huaj për shkak të nevojës. Prej këtij përjashtimi është edhe shiqimi i atij që dëshiron të fejohet në atë që dëshiron ta fejojë. Sepse njeriu në këtë rast është në situatën e marrjes së një vendimi të jetës së tij dhe ky është një vendim i shumë me rëndësi në jetën e tij.

Prej argumenteve që lejojnë shiqimin në atë që dëshiron të fejosh janë:

  1. Transmeton Xhabiri se i Dërguari i Allahut ka thënë: “kur dikush prej jush fejon një vajzë nëse ka mundësi të shiqoj në atë që e tërheq në martesën e saj le ta bëjë. Xhabiri thotë: e fejova një vajzë dhe pa e hetuar ajo, shiqoja në të gjersa pash atë që më shtyri në martesën e saj dhe e martova. Ndërsa në një transmetim tjetër tha një vajzë të Benu Seleme dhe shiqoja në të fshehurazi gjersa pash prej sajë atë që më shtyri ta martojë dhe e martova. ( i vërtetë, Ebu Davudi).

  2. Shënon Muslimi nga Ebu Hurejre i cili thotë: Isha te i Dërguari i Allahut dhe erdhi një njeri dhe e njoftoi se kishte martuar një grua prej ensarve dhe i tha i Dërguari i Allahut. A e ke pa atë?. I tha jo. Tha: shko dhe shihe atë sepse në sytë e ensareve ka diçka”.

  3. Nga Mugire b. Shu’be i cili thotë: fejova një vajzë dhe më tha i Dërguari i Allahut: A e ke parë atë?. I thash jo. Tha. Shko dhe shihe sepse kjo është më mirë që të zgjas lumturia mes jush. Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet se ai veproi një gjë të tillë dhe pastaj e martoi dhe tregoi për pëlqimin e tij.( Daru Kutni dhe Ibën Maxheh).

  4. Nga Sehl b. Sa’d i cili thotë: erdhi një grua tek i Dërguari i Allahut dhe tha: O i Dërguari i Allahut kam ardh që ta fali vetën time për ty. I Dërguari i Allahut shiqoj në të pastaj e uli kokën. Kur e pa gruaja që nuk kishte sukses u ul. U ngrit njëri prej shokve të Pejgamberit. Dhe tha: O i Dërguari i Allahut nëse ti nuk ke nevoj për të atëherë martom mua me të. ( Buhariu).

 

Mendimet e dijetarve në përkufizimin e shiqimit të vajzës për fejes

 

Ka thënë Shafiu: Nëse gruaja dëshiron të martohet nuk i takon burrit që të shiqoj në të kur ajo ka të zbuluar kokën e saj. Por shiqon në fëtyrën e saj dhe në duart e saj.

Imam Neveviu ka thënë: Nëse njeriu dëshiron ta fejoj një vajzë është e preferuar që ta shoh atë që mos të pendohet pastaj për veprimin e tij. Ndërsa një mendim tjetër është se nuk është e pelqyer por e lejuar. Por e vërteta është në të parën duke pas parasysh hadithet. Po ashtu lejohet që ta përseritësh këtë shiqim me lejën e saj apo pa lejën e saj. Nëse nuk ke mundësi që ta shiqosh atë atëherë dërgon një grua që ta shiqoj atë dhe pastaj të ja përshkruaj atij. Po ashtu edhe vajza shiqon në djalin nëse dëshiron ta martojë atë. Sepse edhe ajo ka diçka që i pëlqen asaj sikur që i pëlqen djalit. Ndërsa shiqimi duhet të bëhet vetëm në duar dhe në fëtyrë dhe jo diku tjetër.

Ebu Hanifja e ka lejuar edhe shiqimin në këmbët e saj duke përfshir fëtyrën dhe duart. Ka thënë Ibën Abedini ( Dijetar i medhhebit hanefi): lejohet shiqimi në fëtyrë në duar dhe në këmbë dhe nuk duhet te tejkalohet ky kufi.

Ndërsa në medhhebin e Imam Malikut kemi dy mendime:

Shiqimi duhet të jetë vetëm në duar dhe në fëtyrë. Ndërsa mendimi i dytë lejohet shiqimi në fytyrë në duar dhe në këmbët e saj.

Po ashtu nga Imam Ahmedi janë disa transmetime: shiqon në duar dhe në fytyrë. Ndërsa e dyta shiqon në atë që vajza shpalon zakonisht si qafa këmbët dhe të tjera.

Nga ajo që tham më herët prej mendimeve të dijetarve del se shumica dermuese e dijetarëve janë në lejimin e shiqimit në fëtyrën e vajzës e cila tregon bukurin e saj dhe në duart e saj që tregojnë zellshmërin e saj.

Ebu Ferexh Makdesij thotë: Nuk ka diskutim mes dijetarve në lejimin e shiqimit në fytyrën e të fejuarës.

Pastaj duhet ta dij se ai i cili dëshiron ta sheh atë që don ta fejoj nuk i lejohet që ta prek atë e as të vetmohet me të.

Ka thënë Zejali: “ Nuk i lejohet djalit që të prek fëtyrën e saj e as duart e saj edhe nëse është i sigurt nga epshi i tij apo është në prezencën e të afërmeve të saj. Po ashtu në librin devrul bihar: Nuk lejohet pa nevoj prekja nga gjykatësi e as nga dëshmitari e as nga i fejuari edhe nëse janë të sigurt nga epshi.

Ibën Kudame ka thënë: “ Nuk lejohet vetmimi me të sepse ajo është e huaja për ty, sepse sheriati nuk ka lejuar përveç shiqimit. Po ashtu nëse vetmohet me të nuk është i sigurt se nuk mund të bie në ndonjë mëkat. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Mos të vetmohet gruaja me burrin e huaj sepse i treti është shejtani”. Po ashtu nuk lejohet të shiqosh në të me shiqim të epshit apo me shiqimi të knaqësisë. Imam Ahmedi ka thënë: Të shiqoj në fëtyrën e saj dhe mos të jetë shiqim i epshit dhe ka mundësi që ta përseris shiqimin disa herë dhe te meditoj bukurit e saj sepse qëllimi nuk mund të arrihet përveç se me këtë.

Po ashtu nuk është pa tjetër që të kërkohet leja prej vajzës për ta shiquar për martes, por lejohet të shiqohet në atë që dëshiron ta martosh qoft edhe pa dijën dhe pa lejën e saj dhe për këtë kanë ardhë argumentet e vërteta. Ibën Haxheri thotë: Shumica dërmuese e dijetarve janë të mendimit se lejohet shiqimi në të qoftë edhe pa lejën e saj. Po ashtu hoxha Muhamed Nasuridin Albani ka thënë: “ Të ngjashme në argumentimin e kësaj çështje është edhe fjala e Pejgamberit “ edhe nëse nuk e di ajo” që një gjë të tillë e vërtetojnë edhe veprimet e shokve të Pejgamberit me sunnetin e Pejgamberit si Xhabir b. Abdullah, Ibën Seleme. Këta dy shok të Pejgamberit i shiqonin tinzisht të fejuarën e tyre gjersa shihnin atë që i nxite në martes.

Allahu e di më së miri.

 

Mburoja e Myslimanit