E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Pyetje ne lidhje me naten e dhendëris?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

 

 

Es-selamu alejkum kisha nje pyetje ne lidhje me naten e dhendëris se cfar obligime ka buri dhe gruaja, cilat janë rregullat sipas islamit, dhe sqarim per faljen e 2 reqatve namazit.

 

Përgjigjje:

 

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjyikimit.

Nata e dhëndrris është natë e veçant, është natë e cila duhet të kaloj me butësi, dashuri, buzëqeshje. Në të burri shtrin dorën e dashuris që të arrij deri te gruaja në mënyrë që të largohet nga ajo frika, emocionet dhe të qetësohet.

Ja disa nga sjelljet e kësaj nate për të cilat porosit islami në veprimin e tyre:

  1. Martesa të bëhet me njet të mirë, qëllimi i martesës le të jet ruajtja e nderit. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ tre përsona Allahu ka mar për obligim që ti ndihmoj. Atë i cili lufton në rrugën e Allahut. Atë i cili shkruan borxhin me qëllim që ta kthej atë dhe atë i cili martohet që të ruaj nderin e tij”.( Ahmedi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Hakimi prej hadithit të Ebu Hurejres).
  2. Të zbukurohen me atë që e ka lejuar Allahu. Gruaja sidomos duhet të zbukurohet në këtë natë me atë që e ka lejuar Allahu, prej veshjes, arit argjendit etj. Por të ruhet nga veprimi i gjërave të cilat kundërshtojnë sheriatin sikur heqja e vetullave, vendosja e flokve artificiale, bërja e ndonjë tatuazhe, barazimi i dhëmbve, dhe të vesh rroba të ndaluara. Po ashtu duhet edhe burri që të zbkurohet për gruan e tij. Sikur burri që ka dëshirë të shoh gruan e tij të zbukuruar po ashtu ka dëshirë edhe gruaja ta shoh burrin e saj në këtë mënyrë. Por edhe kjo të jetë në normat e sheriatit. Nuk i lejohet burrit  të marrë unaz të arit apo zingjirë të arit. Po ashtu nuk i lejohet që të rruaj mjekrrën e tij, ose të vesh mëndafsh, apo të veproj ato gjëra që bien në kundërshtim me sheriatin islam.
  3.  Burri të jetë i butë natën e dhëndërris. Transmeton Imam Ahmedi nga Esma b. Jezid e cila thotë: E zbkurova Aishën për të Dërguarin e Allahut. Pastaj e thirra të Dërguarin e Allahut që të zbuloj fëtyrën e saj. Erdhi u ul afër saj, mori një enë me qumsht dhe piu prej saj pastaj i Dërguari i Allahut ia dha Aishës që të pi prej enës. Ajo uli kokën e saj nga turpi. Thotë Esma e qortova dhe i thash: Merre prej dorës së Pejgamberit. E morri dhe piu pak dhe i tha i Dërguari i Allahut jepi edhe shoqes tënde”
  4. Para se të filloj me gruan e  tij, burri duhet që ta vendos dorën e tij në ballin e saj dhe  të thotë:  Bismilah. O Zot unë kërkoj prej Teje nga mirësia e saj dhe nga ajo që  e posedon. O Zot kërkoj mbrojtje prej të keqes së saj dhe atë që e posedon ajo prej të keqes.
  5. Është e sunnet që qifti bashkëshortor atë natë ti falin dy rekate. Transmeton Ibën Ebi Shejbe nga Ibën Mes’udi se ai i ka thënë Ebu Hurejzit kur ka hy dhëndërr: Urdhëroje gruan tënde që të fal dy rekate mbrapa teje dhe thuaj: O Zot begatoje familjen time dhe begatom mua tek ata. O Zot na bashko në mirësi dhe na ndaj në mirësi”.
  6. Cka duhet të thotë me rastin e marëdhënjëve. Shënon Buahriu nga Ibën Abasi se i Dërguari i Allahut ka thënë: Nëse dikush dëshiron të bëjë marëdhënje me gruan e  tij le të thotë: Bismil-lah. O Zot na largo shejtanin dhe largoje shejtanin prej asaj që na ke furnizuar. Nëse në këto momente caktohet një fëmijë shejtani nuk ka mundësi asnjëherë ta dëmtoj atë”.
  7. Si duhet të jenë mardhënjet intime. Mardhënjet imtime janë në dy forma. Forma e parë është forma e lejuar, që të bëjë mardhënje me gruan në organin e saj prej qfardo ane qoftë. Allahu thotë: Gratë janë arat tuaja dhe ejani në arat tuaja ka do që doni”. D.m th. Prej para prej mbrapa prej anash vetëm që të jetë në vendin e mjelljes së farës. Prej pytjeve të shpeshta që bëhen në këtë drejtim është edhe loja e një qifti me organin e qiftit tjetër. Esenca është se çdo pejsë e gruas apo e burrit është vend për knaqësi dhe në fe nuk ka turp në këto gjëra. Forma e dytë është forma e ndaluar. Sikur marëdhënjet me gruan në prapanic (në zorrën e trash), marëdhënjet me gruan kur ajo është me menstruacione, kur ajo është agjërueshëm në ramazan dhe kur ajo është e veshur me ihram për të kryer haxhin. Por lejohet vperimi me gruan që është në ciklin mujor me kusht që ti largohen mardhënjëve imtime në organ.
  8. Ndalohet që të publikohen sekretet që ndodhin mes qiftit bashkëshortor.
  9. Është sunnet që të merret abdes mes dy mardhënjve për një natë, por pastrimi është edhe më i mirë. Nëse burri bënë mardhënje me gruan e tij një herë, pastaj dëshiron prap të bëjë një gjë të tillë është mirë që të merr abdes para se të ja filloj herën e dytë që të jetë me aktiv në këtë.
  10. Lejohet pastrimi i qiftit bëshkëshortor së bashku dhe lejohet gjithashtu që të shohin pjesët e turpshme të njëri tjetrit.

Këto ishin disa nga sjelljet dhe rregullat që duhet ti përmbahen qifti bashkërortor musliman gjat natës së dhëndërris duke lut Allahun që të bëjë at natë të bereqetshme dhe te begatshme për çdo qift bashkëshortor.

Mburoja e Myslimanit