E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Pyetje ne lidhje me gjidhenien e femijes te posa lindor?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

 


Esselamu alejkum. Ma beni hallall ndoshta u bera e bezdisshme por doja te vazhdoja ne lidhje me gjidhenien e femijes te posa lindor, per ramazan inshalla femija behet 2 muaj a mundem te agjeroj apo ta le dhe ta zavendesoj agjerimin per me vonë? Per kete desha te informohem me hollesisht, duke shikuar gjithnje ne shendetin e bebes. ALLAHU ju shperbleft!

 

Përgjigjje:

 

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjyikimit.

Gruaja e cila ka fëmijnë në gji po ashtu edhe ajo që është shtatzëne sa i për

ket agjërimit kanë dy gjendje:

Gjendja e parë:

Nëse agjërimi nuk ndikon negativisht dhe nuk i vie vështirë agjërimi i saj. Po ashtu agjërimi nuk ndikon negativisht në fëmijën e saj, në këtë rast duhet të agjëroj dhe nuk i lejohet asaj që të hajë në ramazan.

Gjendja e dytë:

 Agjërimi për të është i vështirë dhe frigohet se agjërimi po ndikon negativisht qoftë tek nëna apo tek fëmija. Në këtë rast i lejohet që të mos agjëroj dhe pastaj ti plotësoj ato ditë të cilat i kanë mbet pa agjëruar. Në këtë gjendje është më mirë për gruan që mos të agjëroj dhe është i urrejtur agjërimi. Bile disa dijetar kanë cek se nëse frikohet se agjërimi ndikon negativisht tek fëmiu atëherë e ka të ndaluar agjërimin.

 Është pyetur Hoxha Shejh Uthejmini për gruan e cila është shtatzënë apo me fëmiun në gji se a ka të drejtë që mos të agjëroj pa asnjë arsye, kur ajo është e fuqishme dhe aktive?. Është përgjigjur: nuk i lejohet gruas e cila është shtatzënë apo është në gjidhënje që të haj ramazanin pa asnjë arsye. Ndërsa nëse han për ndonjë arsye atëherë duhet të plotësohen ditët pastaj.

 Andaj e tërë kjo varet prej gjendjes së nënës dhe gjendjës së fëmiut. Nëse agjërimi nuk ndikon negativisht tek fëmiu apo tek nëna atëherë duhet të agjëroj. Por, nëse e sheh që agjërimi po ndikon negativisht atëherë ato ditë të ramazanit që nuk i ka agjëruar i agjëron pas ramazanit dit për dite.

 

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit