E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

Pyetja ime eshte se a e kemi per obligim qe foshnjes së posa lindur ti japim qumësht

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

ESSELAMU ALEJKUM!

Pyetja ime eshte se a e kemi per obligim qe foshnjes së posa lindur ti japim qumësht nënë deri ne 2 vjet apo mundemi menjeher te nisim me qumësht tjeter?ALLAHU ju shperbleft!

 

Pergjigjje:

Gjidhënja është cekur në Kuran më shums se në një vend. Allahu në surën bekare ajeti 233 thotë: Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Ky ajet jep sinjale të qarta për rëndësin e gjidhënjës si për fëmiun ashtu edhe për nënën. Për fat të keq shumë nga gratë muslimane i largojnë fëmijët nga gjidhënja sidomos në kohën kur fëmija është shumë i vogël dhe ka nevojë për të më së shumti. Jo vetëm kaq, por gjidhënja ëshët prej gjërave më të mira që duhet me të cilat mund të ushqehet fëmija dhe shumë nga hulumtimet shkencore kane treguar se qumështi i nënës i ndihmon fëmijes që të ketë shëndet të mirë. Prej rrezulltateve që kanë dalë në këto hulumtime janë:

  1. Qumsshti i nënës nuk zëvendësohet me asnjë lloj qumështi. Qumështi i nënës në fillim të lindjës përmban në vete kolostrum që është i lehtë dhe ka ngjyrë në të verdhë që ëshët shumë i lehtë për fëmijën e posa lindur. Pas tri ditëve apo katër ditëve të lindjes qumështi i nënës sjellë një sasi të madhe të proteinave të cilat i ndihmojn në forcimin e fëmijes.

  2. Qumsshti i nënës është i sterilziuar dhe i gatshëm për marrjen e tij nga femja dhe po ashtu i ruan fëmijës organet e frymarrjes nga ndonjë infeksion sepse qushmti i nënës posedon meterie kundër baketrijeve të cilat ka mundësi që fëmja ti fitojë nëse ushqehet përmes shishës..

  3. Qumështi i nënës përmban proteina dhe shiqerëra të mjaftueshmë që i përshtatet fëmijës.

  4. Shkenca ka vërtetuar se rritja e fëmijëve të cilët thithin qumshtin e nënës është më e shpejtë se sa rritja e atyre fëmijëve që ju ndalohet marrja e qumshtit të nënës.

  5. Fëmija i cili merr qumësht të that përmes shisheve ballafaqohet më shumë me sëmundje të lëukrës dhe me infeksione në sistemin e tretjes. Ekspertët e kësaj lëmije këshillojnë se nëna duhet të ketë ushqim të mirë në kohën e gjidhnjës së fëmiut sepse kjo ndikon në posedimin apo mosposedimin e qumështit të mjatueshëm për fëmijen. Po ashtu hulumtimet kanë vërtetuar se mos ushqimi i mir i nënës gjatë gjidhënjës ndikon negativisht në rritjen e fëmijës. Periudha më e përshtatshme e gjidhënjës në mynyrë që të ndikoj mir tek fëmja, në shëndetin e tij, trupin e tij dhe në intelektin e tij është ajo e cila e ka caktuar Allahu e që ëshët dy vite të plota nëse nuk ka ndonjë penges në këtë, sikur sëmundja e nënës apo diçka tjetër.

Ndërsa aspekti pozitiv për nënën nga gjidhënja është:

  1. gjidhënja pas lindjës me një herë i mundëson nënës që mitra e sajë të kthehet në vendin e duhur. Po ashtu i mundëson disa pjesve të trupit që të kthehen në vendin e duhur si barku gjoksi etj.

  2. Gjidhënja e ruan nënën nga sëmundjet e rrezikshme siç është kanceri i gjirit, apo kanceri i mitrës.

  3. Nëna e cila e ushqen fëmijën e saj me qumështin e saj ka një shpërblim shumë të madh tek Allahu dhe kjo bënë që ajo të harroj çdo lodhje, dhe grada e saj është e barabart me gradën e atij i cili lufton në rrugën e Allahut dhe nëse ajo vdes në kohën e shtatzanisë, në kohën e lindjes, në kohën e gjidhnëjes ajo ka gradën e shehidit me lejën e Allahut.

Të gjithë dijetarët unanimisht janë të mendimit se nëna me fe e ka obligim ti jap gji fëmiut në të gjitha situatat. Ajo do të pyetet para Allahut të madhëruar nëse nuk i ka dhën gji dhe ajo ka mundësi një gjë të tillë. Sidomos nëse fëmija ka nevojë për të dhe nuk ka kush ta ushqejë. Ndërsa më e mira është që ajo të zgjatet dy vite, sikur që ka ardh në Kuran.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit