E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

A mund të më thoni ndonjë të drejtë të Fëmijve?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

A mund të më thoni ndonjë të drejtë të Fëmijve?

 

Përgjigjje

 

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Të drejtat e fëmive janë të shumta por ne do ti cekim disa prej tyre.

Prej të drejtave që kanë fëmijët është e drejta e tyre para se ata të lindin. Kjo bëhet përmes zgjedhjes së gruas së mirë e cila do të jetë nënë e fëmijve tu. Transmeton Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për prejardhjen e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Zgjidhe atë që është fetare do të kesh lumturi”. ( Buhariu, Muslimi)

Pastaj kemi të drejtat e fëmive pasi ata të lindin si:

Me rastin e lindjes është sunnet që fëmiut ti laget goja me lëngëun e hurmeve. Mirret një hurme dhe përtypet pastaj me lëngun e saj lanë mbrendësin e gojës së fëmiut. Transmetohet se kur Ebu Talhas i lindi një fëmi erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe lajmroi për këtë. I Dërguari i Allahut i mori disa hurme i përtypi dhe pastaj ia e lagu mbrendësin e gojës së fëmiut dhe e quajti Abdullah”. ( Buhariu)

Emërtimi i fëmiut me emër të mirë si Abdullah Abdurrahman etj.

Transmetohet nga Nafi b. Umer se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ emrat më të dashur tek Allahu janë Abdullah dhe Abdu Rrahman”. ( Muslimi). Është e preferuar që të emërtohen fëmijët me emra të Pejgamberve. Enes b. Malik transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ më ka lindë sonte një fëmijë që e kam quajtur me emrin e babit tim Ibrahim”. ( Muslimi). Gjithashtu është e preferuar që emri ti vihet në ditën e shtatë por nuk ka të keqe të emërtohet edhe në ditën e lindjes

Rruarja e flokve në ditën e shtatë dhe dhënja lëmosh peshën e flokve në vlerë të argjendit. Transmeton Ali b. Ebu Talib se i Dërguari i Allahut ka bërë akika për Hasanin( nipin e tij) me një dash dhe tha: Oj Fatime: Rruaje kokën e tij dhe jep lëmosh me peshën e flokve në vlerë të argjendit. Tha Aliu: I peshova flokët e tij dhe peshuan në vlerë të një derhemi apo më pak”. ( Transmeton Tirmidhu ndërsa Albani thotë se është hadith i mirë).

Bërja e akikës. I Dërguari i Allahut thotë: Çdo fëmijë është peng i akikës së tij”. Për fëmiun mashkull prehet dy dele ndërsa për fëmiun femër një dele.

Të bërit synet. Transmeton Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: Pesë gjëra janë prej natyrshmëris së njeriut: synetimi, rruarja rrethë organeve të turpshme, heqja e qimeve nën sqetulla, shkurtimi i thonjëve, dhe shkurtimi i mustaqeve.( Buhariu dhe Muslimi).

Të drejtat në edukat. Transmetohet nga Abdullahu se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Çdo njëri prej jush është kujdestar dhe çdo njëri prej jush do të jap llogari për atë që iu është dhënë në përkujdesje. Udhheqësi është kujdestar për njerëzit e tij dhe do të jap llogari për atë që iu është dhënë në përkujdesje. Burri është kujdestar në shtëpin e tij dhe do të jap llogari për ta. Gruaja është kujdestare në shtëpin e burrit të saj dhe do të jap llogari për atë që iu është dhënë në përkujdesje. Shërbëtori është kujdestar në pasurin e zotriut të tij dhe do të jap llogari për atë që iu është dhënë në përkujdesje. Çdo njeri është kujdestar dhe çdo njëri është përgjegjës për atë që iu është dhënë në përkujdesje. ( Buhariu dhe Muslimi). Duhet të edukohen fëmijët me edukatën islame duke filluar në edukimin e tyre në besim duke e pastruar atë nga çdo njollë e shirkut, pastaj me namaz, pastaj i mëson ata dhe i edukon ata në moral të lart. Të ua mësojm atyre Kuranin. Pastaj të kujdesem për shkollimin e tij për atë me të cilat i nevojiten atij në jetën e tij.

Po ashtu prej gjërave që duhet të kemi kujdes në lidhje me të drejtat e fëmive është edhe drejtësia dhe barazia mes tyre. Me këtë na ka porosit i Dërguari i Allahut i cili thotë: “Kini frik Allahun dhe bëni drejtësi mes fëmive tuaj”. ( Buhariu dhe Muslimi). Nuk lejohet që të bëjmë dallimin mes meshkujve dhe femrave sikur që nuk duhet të ju japim përparësi vajzavae para meshkujve. Mosdrejtësia dhe mos barazia mes fëmive shkakton probleme dhe përqarje edhe mes fëmive, si urrejtja mes tyre, gjelozia mes tyre, armiqësia mes tyre.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit