E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Esselamu Alejkum hoxhë i nderuar,desha të dij rreth akikës ,a është e caktuar dita e 7 të,14 tëdhe 21-të të lindjes se femiut per ti prerë akikèn apo është mundësia edhe pas ditës se 21-të te prehet?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Esselamu Alejkum hoxhë i nderuar,desha të dij rreth akikës ,a është e caktuar dita e 7 të,14 tëdhe 21-të të lindjes se femiut per ti prerë akikèn apo është mundësia edhe pas ditës se 21-të te prehet?All-llahu ju shperbleftë për përgjigjjen.


Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Sipas mendimit më të sakt të dijetarëve akika është një sunnet i fortë dhe është prej sunnetit që ajo të bëhet në ditën e shtatë të lindjës së fëmiut. Bazuar nga hadithi i të Dërguarit të Allahut i cili thot:“ Çdo fëmij është peng i akikës së tij. Të therret akika në ditën e shtatë, ti rruhet koka dhe ti vendoset emri”.

Nëse nuk ma mundësi ta bëjë atë në ditën e shtatë mund ta bëjë në ditën e 14 të. Nëse nuk ka mundësi në ditën e 14 të mund ta bëjë në ditën e njëzetenjë.

Qëllimi i akikës është derdhja e gjakut dhe falenderimi i Allahut për fëmin që ta ka dhuruar dhe më këto ditë është për qëllim therja e delës, ndërsa ngrënja dhe përegaditja e tij mund të bëhet edhe në ndonjë ditë tjetër.

Pra këto ditë janë të caktuara me argumente ndërsa nëse prindi nuk ka mundësi të bëjë akikën në këto ditë mund ta bëjë atë në çfardo dite tjetër që është me e lehtë për të, mundësisht ta bëjë para se të arrijë fëmiu moshën madhore.

Allahu e di më së miri.



Mburoja e Myslimanit