E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Me kanë folur(lavdëruar) për një vëlla, për moralin, islamin e tij, mirëpo atij akoma nuk i kanë thënë asgjë për mua

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Eselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. Desha një këshillë nga ju, Allahu ju shpërbleftë. Me kanë folur(lavdëruar) për një vëlla, për moralin, islamin e tij, mirëpo atij akoma nuk i kanë thënë asgjë për mua. A me lejohet qe në një far forme, kuptohet ne mënyrë te lejuar, qe unë ta inicioj këtë lidhje nëpërmes njerëzve qe janë ne kontakt me këtë vëlla?(pra qe këta vëllezër t'ia hapin temën rreth meje apo te tërhiqem krejtësisht nga kjo pune)?

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Sikur që djali i cili dëshiron të fejohet me ndonjë vajzë dhe të zgjedh at vajzë e cila është fetare dhe me moral ashtu edhe vajza duhet të mundohet të zgjedh atë djalë i cili ka moral të mirë dhe ia ka frikën Allahut dhe është i përkushtuar në kryerjen e dispozitave të Allahut. Lejohet që femra të inicioj çështjen e fejesës por duke u larguar prej gjërave të ndaluara si biseda për mes telefonit apo internetit. Ndërsa nuk ka të keqe nëse ti e inicion këtë lidhje përmes njerëzve që janë në kontakt që ata të ja hapin temën tënde. Bazuar në tregimin se martesës së Pejgamberit me Hadixhen e cila ajo vet i kishte propozuar Pejgamberit për martesën e tyre. Po ashtu edhe tregimi në suren Kasas kur Shuajbi i ofroi Musait martesën me njërën prej vajzave të tij. Po ashtu kanë ndodh edhe tregime tjera të sahabve dhe të selefve të par në lidhje me këtë temë. Por duhet që vajza të jetë e kujdesshme që të zgjedh atë që është fetar dhe të ruhet nga tejkalimi i kufijve të Allahut gjatë paraqitjes së fejesës.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit