E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Si të bëjmë një darsëm hallall sipas mendimit tuaj dhe sipas fesë Islame?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selamun Alejkum, e kam kuptuar se muzika është haram dhe e kam kuptuar arsyen, por si të bëjmë një darsëm hallall sipas mendimit tuaj dhe sipas fesë Islame? Allahu ju shpërbleftë, Amin.

Selam Alejkum

Përgjigje

E Falënderojmë Allahun që ta ka bërë të mundur të kuptosh dipozitën e muzikës dhe këtij mëkati që shumë nga njerëzit nuk i kushtojnë ndonjë kujdes të  veçantë.

Islami është një fe e cila  përfshin tërë jetën e njeriut. Feja islame  është komplet një  program i jetës së muslimanit  dhe muslimani gjen në të, tërë atë që i nevoitet për jetëne  tij. Islami kërkon nga besimtari  që në  momentete e gëzimit të shpreh atë gëzim dhe të ndiej atë begati të cilën ia ka dhuruar Allahu i Madhëruar. Sikur që islami e mëson besimtarin se si të sillet edhe në rastet e hidhërimit dhe në rastet  e pikëllimit. Ska dyshim se martesa është një pjesë e jetës së njeriut dhe  me atë muslimani plotëson fenë e tij, mbron nderin e tij, ndien përgjegjësitë e tij dhe  ndërton një  familje dhe një shoqëri islame. Kur flasim për  dasmat të cilat sot  bëhen në kohën tonë  me mëkate dhe me harame kjo nuk do të thot se ne thërrasim që mos të ketë hare dhe gëzim në momentin kur njeriu martohet. Dasma mund të bëhet edhe  në baza të islamit pa i shkelur normat dhe rregullat e sheriatit. Nëse muslimani gjat dasmës së tij i ndan burrat veq dhe gratë veq dhe nuk përmban ajo dasëm muzikë dhe  gjëra të ndaluara  themi se kjo dasëm është një dasëm isalme. Ka mundësi njeriu kur bënë dasmën të marë ndonjë grup i cili këndon ilahi pa mjete muzikore. Të thrrasë edhe ndonjë  hoxhë i cili  tregon ndonje ligjërat të pranishmëve. Kjo është forma  e dasmës islame.

Mburoja e Myslimanit