E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

A bën me e hek shaminë vetëm kur të shkoj në punë ...

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam alejkum allahu ju shperbleftë a bën me e hek shaminë vetëm kur të shkoj në punë e kur të dal ta ngjes pasi që në punë nuk ma lejojnë e më duhet të punojë në punë aty jemi të gjitha femra vetem shefi ska tjerë burra ?

Përgjigje

Nuk ka diçka të keqe që të punojë gruaja në ndonjë punë jasht shtëpisë së saj nëse plotësohen rregullat dhe dispziatat e sheriatit.

Nëse vendi i punës në të cilin punon ti të sheh ndonjë i huaj në këtë rast drejtori yt nuk guxon që ta zbulosh kokën apo trupin tënd.

Nëse mbulesën nuk ta lejojnë në këtë vend të punës nuk lejohet që të qëndrosh tek ata me këtë mëkat, përveq atëherë kur nuk punon askush nga familja dhe je e detyruar që të punosh në një vend të tillë.

Është e ndaluar hjekja e shamisë për rrespekt të drejtorit, babait, burrit apo të tjerve. Sepse i Dërguari i Allahut thotë:“ nuk ka rrespektim të krijesave kur thehet urdhëri i Krijuesit“.

Gjithashtu gruaja duhet ta dijë nëse nuk është e detyruar të punojë është më mirë për të që të qëndrojë në shtëpinë e saj ti edukojë fëmjët e saj, ti pregatit burrit të saj ushqimin dhe veshmbathjen.

Gruaj nuk është e ngarkuar që të sigurojë shpenzimet në shtëpi. Por nëse burri nuk ka mundësi të punojë sa të plotësojë nevojat atëherë nuk ka diçka të keqe të punojë edhe gruaja me kusht të mosh shkel normat dhe parimet islame.

Ndërsa nëse vendi i punës është vetëm me gra dhe nuk ka të përzier aty burra në këtë rast nuk ka diç të keqe nëse e hjek shaminë në mesin e grave.

 

Allahu e din më së miri

Mburoja e Myslimanit