Familja dhe gruaja

kam një hall e nuk kam me kënd te flas

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

Pyetje:

selam Alejkum hoxhë i nderuar :kam një hall e nuk kam me kënd te flas. Jam 23 vjeçare jam e martuar s’ka shumë kohë por dua t’u shpjegoj ngjarjen. Jam martuar me burrin vetëm pse falet por kam gabuar se s’jam ka mund ta dua edhe kam disa dyshime se ka bërë amoralitet me dikë dhe tash edhe ma hiq nuk po e dua. Edhe ai nuk është afër meje për punë, nuk është këtu dhe unë e kam njoftua një djalë nuk kam dashuruar po s’di as vet. Në fb ja kam filluar me bisedu me të tash po flas në MSN me te jam dashuruar ne te edhe ai falet 5 kohet por ai është ne Kosovë unë nuk jetoj ne Kosovë aji po betohet ne Allah po më thotë se unë jam ka të dua dhe po dua me kanë me ty me ke pëlqye si njeri edhe unë po dua me u nda nga burri im por po kam frik se familja ime kurrë me s’kanë me më fol s’po di çka me bë. S’jam e lumtur aspak me burrin tim o hoxhë jam tepër e mërzitur s’po kam me kanë me fol për me më drejtua të paktën çka me bë çka me këshilloni me bë te ndahem apo te rri me te për hir te Allahut Allahu ju ruajt e ju shpërbleftë. Ma bëni hallall edhe me tregoni a me fol me këtë djalin apo ta ndërpre bisedën krejt. Allahu ju ruajt edhe një herë nëse keni mundësi me më këshilluar ju lutem për hir te Allahut çka me bë unë....selam alejkum

 

Përgjigje:

Alejkum selam motër e nderuar.

Falënderimi i takon Allahut i Cili ka ndaluar amoralitetin, të dukshmen dhe të padukshmen. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Do të kisha pas dëshirë që mos të arrij fare leximin e pjesës dytë të kësaj letre. E lexoja këtë letër dhe dhimbjet përshkonin zemrën time duke parë tradhtinë e qartë ndaj Allahut, ndaj besëve dhe lidhjeve që i ka bërë Allahu përmes martesës. Tradhti ndaj bashkëshortit tuaj. A nuk je duke e parë këtë mëkat që e ke bërë ndaj Allahut dhe ndaj burrit tuaj. Lus Allahun që të udhëzoj në rrugë të drejtë dhe të forcoj në të.

Motër e nderuar ti nuk ke cekur se pse e urren burrin tuaj, dhe pse nuk e do atë? A nuk e do për ndonjë shkak të jashtëm? Apo për shkak të moralit të keq të tij? Apo ti e urren dhe nuk e do atë ndërsa nuk e di shkakun se pse nuk e do. Kjo është fatkeqësia më e madhe dhe musibeti më i madh. Në hadithin e vërtetë është treguar se shejtani posedon fronin e tij mbi ujë. I dërgon pasuesit apo ushtrinë e tij dhe pastaj kur të kthehen i pyet se çka kanë vepruar. Disa prej tyre i përgjigjen se kanë vazhduar ti devijojnë njerëzit gjersa i kanë futur në mëkat. Tjetri thotë kam vazhduar me të gjersa e kam fut në bidat ( risi në fe). Kështu vazhdon ti pyes një nga një gjersa të vi tek njëri i cili i thotë kam vazhduar gjersa kam nda qiftin bashkëshortor. Shejtani e afron këtë dhe i thotë ti je që meriton grada më të larta dhe ja vendos një kurorë mbi kokën e tij.

Pra, gjëja më e madhe dhe më e kënaqshme me të cilën vepron shejtani është të ndaj qiftin bashkëshortorë, të shkatërroj jetën e tyre. E shoh se shejtani të ka zgjedhur kësaj here ty që ta arrij këtë qëllim. Andaj ke kujdes në këtë dhe dije se je duke vepruar një rrezik të madh me të cilin do ta humbësh këtë botë dhe botën tjetër. Dije motër e nderuar se hulumtimet sociologjike dhe psikologjike kanë vërtetuar se rehati dhe lumturi e vërtetë reciproke mes burrit dhe gruas nuk mund të arrij brenda dy viteve martesë, por duhet një kohë me e gjatë në mënyrë që të kalojnë jetë të lumtur. Shumë prej qiftit bashkëshortor kanë probleme të natyrshme në fillim të martesës së tyre por nuk kalon një kohë e gjatë dhe këto probleme shuhen dhe çdo gjë bie në vendin e duhur. Këto probleme janë normale në fillim të jetës martesore kur e dimë se secili prej atyre dyve ka kaluar plotë 20 vite e më shumë në familjen e tij. Atëherë është e natyrshme që të mos ketë pranim të duhur dhe të plotë në fillim të jetës martesore. Dhe po thuajse është e pamundur që me një herë në fillim të jetës martesore të arrihet dashuria e plotë, derisa t’ia mësojnë natyrshmërinë njëri tjetrit. Po ashtu këto hulumtime kanë vërtetuar se shkurorëzimet më të shpeshta bëhen në dy vitet e para të martesës.

Ti në fillim të letrës e ke shkruar që burri i juaj falet dhe për këtë namaz ti e ke zgjedhur që të martohesh me të. Por për mes letrës që ti ke shkruar un kamë mundësi që ti ceki disa cilësi të burrit tuaj, që sytë e tu janë verbuar dhe nuk i shohin këto cilësi në të.

Prej këtyre cilësive janë feja e tij dhe namazi i tij, morali i tij mirësia e zemrës së tij etj. Andaj shiko motër e nderuar se sa shumë ka ndikuar shejtani te ti sa që asnjë cilësi e burrit tënd nuk të pëlqen. Çdo cilësi e mirë e tij është humb në sytë e tu. Ndërsa ky djali me të cilin je njoftuar ti, çka të ka pëlqyer tek ai? Ndoshta të ka pëlqyer pamja e tij, por dije se ata të cilët në pamje janë të mirë shumicën e rasteve janë mendjemëdhenj e në shumicën e rasteve njerëz të devijuar. Ndoshta do të thuash se ajo që më ka pëlqyer tek ai është të menduarit e tij dhe shpirti i tij. Un të them se si pate mundësi ta dish këtë prej tij brenda një kohe të shkurtër. Sikur ai të ishte pak fetar dhe të ja ketë pak frikën Allahut ai nuk do ta bënte një gjë të tillë që të njihet me ty duke e ditë se ti je e martuar dhe ndoshta ke edhe fëmijë. Mos mendo se ai është mysliman i mirë sepse sikur të ishte mysliman i mirë nuk do të vepronte kështu me një grua myslimane e cila është e martuar.

Ndërsa sa i përket asaj se dyshon në nderin e burrit tuaj. Kjo mendoj se është një vesvese e shejtanit dhe një mashtrim i tij që me të tërheq në këtë mëkat e të vazhdosh me këtë djalë gjersa ta prishësh jetën tuaj bashkëshortore. Sepse për një dyshim të tillë duhesh të kesh argumente të forta.

Motër e nderuar! Të porosisë me pendim tek Allahu dhe kthim tek Ai. Një gjë e tillë nuk realizohet përveç nëse ti largohesh nga ky mëkat duke u penduar dhe duke u kthyer tek Allahu. Të jesh e vendosur në largimin nga ky mëkat sa nuk është bërë vonë. Të vendosësh që ti ndërpresësh lidhjet me një herë me të, sepse nëse nuk i ndërpret lidhjet me të kam frikë që do të futesh në probleme edhe më të mëdha që fundi ka me qenë shumë i keq. Kur të ndodh kjo pastaj nuk të bënë dobi as të qarit dhe do të dëshirosh atë ditë sikur mos të lindte nëna fare.

Dije se forcimi i lidhjes me këtë djalë dhe vazhdimi i kësaj lidhje nuk është zgjidhje, por është shtim në dënim, lodhje dhe mundim. Kjo lidhje i ngjan sikur një mirazhi që i eturi prej së largu mendon se është ujë ndërsa kur afrohet nuk gjen asgjë. Mos mendo asnjëherë se do të arrish prej tij atë që ti e dëshiron. Kurrsesi, dhe sikur të vie deri te martesa me të ndoshta do të pranoj për një moment, por me njëherë disa ditë pas qëndrimit me të do ta shohësh se ai nuk të do më.

Motër e nderuar! Mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut, dhe lute Allahun që ta bëjë të dashur burrin tuaj në zemrën tënde. Mos u mashtro duke menduar se do të gjesh një burrë pa të meta dhe ideal për ty.

Largohu nga ky problem pasi që je ende në fillim të rrugës. Falënderoje Allahun që të ka mundësuar me kuptua këtë si gabim dhe të jesh besnike me Allahun dhe me burrin tuaj. Në fillim sigurisht se do të kesh vështërsi që të mbjellësh dashurinë ndaj burrit tuaj, sepse shejtani ka ndot zemrën tuaj, por dije se fundi do të jetë i mirë. Përkujto fjalën e Allahut: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtetë, Allahu është me punë mirët! ( ankebut 69). Dije se Allahu është me ty dhe do të ndihmoj në largimin dhe daljen nga ky mëkat nëse ti je e sinqertë në këtë dhe ke kujdes që mos të biesh në pasion ndaj këtij njeriu që dëshiron ta prishë jetën tuaj bashkëshortore.

Allahu të ndihmoftë dhe të ruajt nga çdo e keqe.

Hoxhë: Shaban Murati

A lejohet qe një mashkull te studion specializon gjinekologjinë ??

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Selam alejkum

 

A lejohet qe një mashkull te studion specializon gjinekologjinë ??

 

Përgjigje:

Falënderimi  i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Esenca është që shërimin e meshkujve duhet ta marrin për sipër mjekët meshkuj, ndërsa shërimin  e femrave të marrin përsipër mjeket femër dhe nuk lejohet që një mjek të zbuloj pjesët e turpshme të femrës përveç në raste të veçanta dhe të domosdoshme. Prej këtyre rasteve është nëse nuk gjendet ndonjë mjeke femër, atëherë i lejohet gruas që të shkoj tek mjeku, ose është gjendja shumë e rëndë sa që nuk pret vonesë. Ose gjendet mjeke në at lëmi por mjeku ka më shumë eksperiencë dhe përvojë në këtë.

Andaj nëse në këtë fushë ka mungesë të mjekeve femra që e zotërojnë mirë këtë profesion atëherë i lejohet një besimtari që të specializoj në këtë drejtim edhe pse do të ishte më mirë që të gjej ndonjë degë tjetër e cila nuk është e veçantë vetëm për femra sikur që është lëmia e gjinekologjisë.

Nëse besimtari zgjedh një drejtim të tillë duhet të iu përmbahet dispozitave të sheriatit, si:

  • Të mos prek nga trupi i femrës së huaj përveç në raste të domosdoshme.
  • Mos të vetmohet në dhomën e kontrollimit vetëm mjeku me gruan e sëmur.
  • Të mbulohen pjesët tjera të pacientes përveç vendi që ka nevojë për kontroll.
  • Nëse gjendet mjeke e cila  e zotëron dhe është e barabartë në profesion me mjekun atëherë mjekut nuk i lejohet që ta kontrolloj, sepse në këtë rast nuk është kontrolli i domosdoshëm nga mjeku burrë.
  • Të ul mjeku shikimin e tij gjatë kontrollës  përveç aty ku është i domosdoshëm.

Nëse i ka parasysh këto gjëra dhe  një specializim i tillë është i nevojshëm atëherë nuk ka të keqe në këtë.

Allahu e di më së miri.

ikam 3 vajza a ka ndonje lutje per te bërë djalë punë e Zotit

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:


ikam 3 vajza a ka ndonje lutje per te bërë djalë punë e Zotit

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Fillimisht dua ta sqaroj se femijët janë dhurat prej Allahut të Madhëruar. Ai është një furnizim prej Allahut. Allahu në krijesat e Tij vepron çka të doj por gjithmon me urtësin e Tij dhe nuk i bënë padrejtësi askujt. Allahu në lidhje me këtë thotë: I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm. ( Shura 49,50). Pra ky ajet tregon se Allahu kujt të doj i dhuron vajza. Kujt të doj i dhuron djem. Dikujt i dhuron edhe djem e edhe vajza, ndërsa dikë e le pa fëmijë. Andaj ti falëndëroje Allahun që të ka dhuruar vajza e nuk të ka bërë në pjesën e tretë. Pikëllimi, nëse Allahu të sjell vetë vajza nuk është prej cilsive të myslimanit. Ajo është cilësi e injorancës. Allahu tregon se një cilësi të tillë e posedonin pabesimtarët: Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë ( Nahl 58-59). Po ashtu përkujto hadithin e Pejgamberit i cili i përgëzon ata prinndër të cilët i edukojn vajzat e tyre në fenë e Allahut. Thotë i Dërguari i Allahut: “ kush kujdeset në furnizim dhe në edukim për dy vajza gjersa ato të hyjnë në moshën madhore,ai person do të jetë në ditën e gjykimit me mua sikur këta dy gishta”. Po ashtu është transmetuar nga i Dërguari i Allahut se ka thënë: “ kush sprovohet me vajza dhe i edukon ato dhe sillet mirë me to,ato dotë jenë mburoj prej zjarrit”. Ndërsa në leksionin e Muslimit: “ Allahu ka obliguar xhennetin ndaj tij dhe e ka liruar nga zjarri”. Po ashtu i Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush i ka tri vajza ose tri motra, ose dy vajza, ose dy motra dhe ja ka frikën Allahut në to ( duke u kujdesur për to), ai do ta ketë xhennetin”.

Pra motër e nderuar mundohu që vajzat tua ti edukosh në frymën islame dhe kujdesu për to, për fenë e tyre dhe falënderoje Allahun që ta ka begatuar me këtë dhe të ka dalluar nga ata ai çift bashkëshortor që Allahu nuk i ka falë fëmijë fare.

Pastaj kjo nuk do të thotë që ti mos ti lutesh Allahut që të kesh edhe një djalë. Nuk jam në dijeni se ka ndonjë lutje të veçant për ta lutur Allahun për djalë. Por, në përgjithësi lute Allahun me sinqeritet dhe me zemër, ndoshta Allahu do ta plotësoj edhe këtë dëshir. Ajo çka më së shumti do të ndihmonte është përmendja e Allahut shpesh: dhikri, leximi i lutjeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes nga libri “ mburoja e myslimanit”. Të kërkosh falje te Allahu për çdo mëkat që njeriu e ka bërë me vetëdije apo pa vetëdije. Sepse kërkimi i faljes tek Allahu ( istigfari) është shkak me rëndësi që Allahu ti sjellë njeriut furnizim të mirë dhe fëmijë të mirë. Allahu thot në Kuran duk treguar thirrjen e Nuhit që ja bënte popullit të tij: e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj! ( Nuh 10 – 12)

Allahu e di më së miri

Jam shumë nervoze gjatë ditës nëse fëmija im nuk me dëgjon i nëmi ose i ofendoj me një fjalë shumë të rëndë!!

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

Eselamu alejkum Hoxhë i nderuar. Pyetja ime është:jam nënë e disa fëmijëve. Jetoj në një shtet prej shteteve veriore. Problemi im është se jam nervoze shumë gjatë ditës nëse fëmija im nuk me dëgjon i nëmi ose i ofendoj me një fjalë shumë të rëndë, pastaj kur fëmijët e mi te dashur shkojnë për te fjet ndihem shumë e lënduar, fatzezë sa që jam në gjendje të qaj me zë. Elhamdulilah punët me namaz i kemi te gjithë familja po thuajse mirë. Ju lutem një përgjigje në mënyrë sa ma të mirë dhe sa më efekte. Eselamu alejkum we rahmetullahu we berekatuhu.

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Së pari motër e nderuar duhet të dish se mallkimi i fëmijëve është i ndaluar në islam. Është e ndaluar të ju thuhet fëmijëve Allahu ju mallkoftë. Ose ti thuhet o biri i kurvës, apo kurrë ditë të mira mos pafsh dhe fjalë të ngjashme me këto. Andaj duhet të kesh shumë kujdes në këtë çështje.

Ndërsa sa i përket nervozes, nga kjo gjë vuajnë shumë prej njerëzve, islami ka vendosur një ilaç për këtë. Prej këtyre ilaçeve janë:

  1. Të kërkosh mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Hidhërimi është prej nxitjeve të shejtanit. Sulejman b. Sard thotë: “ isha ulur me të Dërguarin e Allahut kur dy njerëz fyenin njëri tjetrin dhe njërit prej tyre ju kishte skuq fytyra dhe iu kishin fry damarët. Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “ un di një fjalë sikur ta thoshte ky njeri do të largonte atë që po e ndien. Sikur të thoshte Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim ( Kërkoj mbrojte tek Allahu nga shejtani i mallkuar.

  2. Heshtja- I Dërguari i Allahut ka thënë: “ nëse dikush prej jush hidhërohet le të hesht” ( shënon Ahmedi). Kjo për shkak se nërvoza në shumicën e rasteve njeriut ja humb kontrollin dhe ka mundësi njeriu të shqiptoj ndoshta edhe fjalë të kufrit( mosbesimit) , ose mallkim ose shkurorëzim,ose fyerja dhe sharje që shkakton armiqësinë e të tjerëve. Në përgjithësi heshtja është zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve.

  3. Qetësimi- I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Nëse dikush prej jush është hidhëruar duke qenë në këmbë le të ulet, e nëse nuk kalon hidhërimi atëherë le të shtrihet”. Prej dobive të këtij udhëzimi profetik është se me këtë njeriu ndalon nervozizmin që të bëjë ndonjë lëvizje që nuk ka mundësi njeriu ta kontrolloj. Sepse në at rast njeriu ka mundësi të rrah dikë apo të dëmtoj dikë. Ndoshta në gjendjen e hidhërimit njeriu ka mundësi edhe ta mbyt njeriun apo të humb tërë pasurin e tij. Për këtë nëse njeriu ulet do të jetë më larg ndaj çdo veprimi të pakontrolluar. Ndërsa nëse shtrihet atëherë largohet edhe më shumë nga mundësia e një veprimi të tillë. Duke sqaruar koleksionin e Ebu Davudit, Hatabi thotë: “ Ai që është në këmbë është më i përgatitur për lëvizje dhe për veprim më shumë se sa ai që është ulur. Ndërsa ai që është i shtrirë është edhe më larg këtyre gjërave. Si duket i Dërguari i Allahut urdhëroi me ulje apo shtrirje në këtë rast që mos të dal prej besimtarit ndonjë veprim i pa kontrolluar që pastaj ai do të pendohet për këtë.

  4. Të ruash porosinë e të Dërguarit të Allahut- Ebu Hurejra transmeton se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut: “ O i Dërguari i Allahut më porosit me diçka. I Dërguari i Allahut i tha: “ mos u hidhëro. E përsëriti porosinë disa herë, ndërsa i Dërguari i Allahut i thoshte: mos u hidhëro”. ( Buhariu dhe Muslimi).

  5. Mos u hidhëro do ta kesh xhenetin”. ( hadith i vërtetë). Njeriu kur mendon se çka Allahu ka përgatitur për të devotshmit , për ata të cilët largohen nga shkaqet e hidhërimit dhe bëjnë përpjekje për largimin nga ajo, i ndihmon shumë në shuarjen e zjarrit të hidhërimit. Po nga ajo që është cek në hadithet për vlerën e ndalimit të hidhërimit është edhe ky hadith i Pejgamberit i cili tha: “ kush ndal mllefin e tij dhe sikur të donte do ta zbatonte, Allahu ati do të ja mbush zemrën me dritë në ditën e gjykimit”. Po ashtu hadithi i Pejgamberit, i cili thotë: “ kush ndal mllefin e tij kur ai ka mundësi ta shfaq atë, në ditën e gjykimit Allahu do ta thërras para gjitha krijesave gjersa ky të zgjedh prej hyrive të xhenetit atë që dëshiron”.

  6. Të njohësh gradën dhe shkallën e lart të atij i cili e zotëron vetën e tij- I Dërguari i Allahut ka thënë: “ nuk është fuqia në mundje. Por, i fuqishëm është ai i cili përmbahet në momentin e hidhërimit”. Për të treguar vlerën e kësaj i Dërguari i Allahut shfrytëzon edhe këtë shans. Transmetohet nga Enesi se i Dërguari i Allahut një ditë kaloi pran disa njerëzve që garonin në mundje. I Dërguari i Allahut tha: Ç’është kjo? I thanë: Filani është i fuqishëm në mundje, nuk ka dikush që garon me të përveç se e mund. I Dërguari i Allahut tha: A doni të ju tregoj për një njeri që është më i fuqishëm se ai? Një njeri të cilit i ka bërë padrejtësi dikush dhe ky e ndal mllefin e tij dhe e mund atë dhe e mundë edhe shejtanin”.

  7. Të marrësh shembull të Dërguarin e Allahut në çështjen e hidhërimit- Ja ky ishte morali i të Dërguarit të Allahut dhe ai është shembulli ynë dhe modeli ynë. Prej moralit të Pejgamberit në këtë aspekt ishte edhe ky rast. Enesi transmeton dhe thotë: “ Ishim duke ecur një ditë me Pejgamberin e Allahut dhe kishte të veshur një xhybe që ja kishin sjell prej Nexheranit, por ishte e egër dhe e trash. Një beduin erdhi dhe e tërhoqi fortë Pejgamberin për xhybe sa që la shenja në qafën e Pejgamberit. Pastaj i tha O Muhamed më jep mua nga pasuria e Allahut që e ke. I Dërguari i Allahut u kthye nga ai dhe qeshi. Pastaj urdhëroi që ti jepet nga pasuria e shtetit”. Prej udhëzimit të Pejgamberit është që hidhërimin ton ta bëjmë vetëm për Allahun dhe nëse shkelen dispozitat e Allahut, dhe ky është hidhërimi i lavdëruar. I Dërguari i Allahut u hidhërua kur i treguan për një Imam prej të cilit iknin njerëzit nga namazi me të për shkak se e zgjate shumë. Po ashtu u hidhërua kur pa në shtëpinë e Ajshës perde me figura që kanë shpirt. Po ashtu i hidhërua kur Usama i foli për çështjen e Mahzumijës e cila kishte vjedhur dhe i Dërguari i Allahut i tha Usamës: “ A po ndërmjetëson në dispozitat e Allahut? Po ashtu i hidhërua kur u pyetej për gjërat që i urrente. Pra hidhërimi i tij ishte gjithmonë për Allahun.

  8. Përkujtimi në momentin e këshillimit- Nervozi apo hidhërimi është prej natyrshmërisë së njeriut që dallon prej njeriut te njeriu tjetër. Ndoshta është e vështirë për njeriun që mos të hidhërohet. Por, të sinqertit nëse hidhërohen dhe përkujtohen me fjalët e Allahu, ata me një herë përkujtojnë dhe ndalën në kufijtë që Allahu ka caktuar. Nga Ibën Abasi transmetohet se një njeri kërkoj leje të hyj te Umeri dhe Umeri e lejoi. Njeriu i tha Umerit: “ O Udhëheqës i myslimanëve, Për Zotin nuk po na jep neve atë që na takon dhe nuk po gjykon mes nesh me drejtësi. Umeri i hidhërua gjersa dëshiroj ti qëroj hesapet me këtë njeri. Atëherë Hurr b. Kajs i tha Umerit i cili ishte prej këshilltarëve të Umerit i tha. O Udhëheqës i myslimanëve . Allahu i ka thënë Pejgamberit të Tij.: Fal dhe urdhëro në të mirë dhe largohu nga injorantët. Ky njeri është prej injorantëve. Pasha Allahun Umeri u ndal kur ju lexua ky ajet. Ishte Umeri që ndalej në fjalët e Allahut”. Kështu duhet të jetë myslimani, e jo sikur ky mynafik i keq i cili kur u hidhërua dhe u përkujtua me fjalët e Pejgamberit, dhe njëri prej shokëve të Pejgamberit i tha. Kërko mbrojte tek Allahu nga shejtani i mallkuar. I tha atij që e këshilloi. Apo mendon se e kam keq? A më llogarit për të çmendur mua a?

  9. Njohja e të keqes që sjell hidhërimi- Ato janë të shumta. Por, rezultati i tërë asaj është dëmtimi i vetës tuaj. Gjuha nis fyerjet dhe fjalët jo morale. Dora fillon të përdor forcën pa llogari. Pastaj ka mundësi që të arrin gjërat edhe në mbytje me hidhërim. Ky tregim mund të jetë një shembull në këtë temë. Alkama b. Vail transmeton nga babi i tij i cili thotë: “ Isha një ditë ulur me të Dërguarin e Allahut kur erdhi një njeri i cili e tërhiqte një tjetër me litar. Ky njeriu i tha të Dërguarit të Allahut. O i Dërguari i Allahut ky njeri ka mbyt vllahun tim. I Dërguari i Allahut i tha. A vërtetë e ke mbytur? Tha po e kam mbytur. I Dërguari i Allahut i tha e si e ke mbytur? Tha isha un dhe ai te një pemë që merrnim dushkun e saj për ushqim bagëtish. Ai më fyeu dhe më hidhëroi dhe atëherë un i rashë me sopat në kokën e tij dhe e mbyta..... deri në fund të tregimit ( Muslimi). Prej gjërave të këqija që sjell hidhërimi është që shkatërron shoqëri, prish lidhje familjare dhe shpie njeriun deri te shkurorëzimi. Pyeti ata të cilët kanë shkurorëzuar grat e tyre shumica prej tyre do të thonë se i kemi shkurorëzuar në momentin e hidhërimit. Nga ndarja që ka erdh si rezultat hidhërimit apo nervozes mbesin fëmijët pa përkujdesje, kalohet pastaj jetë e hidhur. Që të gjitha këto për shkak të nervozes. Sikur këta njerëz ta përmendnin Allahun dhe të ndalnin vetën e tyre, të ndalnin mllefin e tyre dhe sikur të kërkonin mbrojtje tek Allahu prej shejtanit të mallkuar nuk do kishte ndodhë ajo që kishte ndodhë, por mos praktikimi i dispozitave të sheriatit nuk sjell asgjë tjetër vetëm se humbje. Po ashtu dëmet fizike që shkaktohen për shkak të nervozes sikur që vlerësojnë mjekët janë të shumta. Sikur që është ngurtësimi i gjakut, ngritja e tensionit të gjakut, rrahja më e shpeshtë e zemrës, po ashtu shpejtimi i frymëmarrjes .

  10. Të mendoj ai që bëhet nervoz në vetën e tij në momentet e hidhërimit- Sikur njeriu që është bërë nervoz të shikoj në pamjen e tij në momentet e hidhërimit do ta urrente vetën e tij dhe pamjen e tij. Sikur ta shihte ndryshimin e ngjyrës së tij dhe dridhjen e ashpër të tij, skuqjen e fytyrës, fryrjen e syve të tij dhe daljen e lëvizjeve nga kontrolli, dhe sikur ta shikonte vetën se si sillet sikur me qenë një njeri i çmendur, do të humbte vlerën e tij, do të trishtohej prej pamjes se vetës së tij. Dhe është e ditur se e keqja në brendësin e njeriut është më e madhe se e keqja në anën e jashtme.

  11. Lutja- Kjo gjithmonë është arma e besimtarit të cilën e kërkon prej Zotit të Tij. E kërkon atë që të ruhet prej të keqes, prej sjellëve të këqija. Po ashtu me lutje njeriu kërkon tek Allahu që ta ruaj nga rënia në kufër ( mos besim), apo në ndonjë padrejtësi për shkak të hidhërimit. Sepse prej tri gjërave që janë shpëtuese në këtë botë është edhe drejtësia në momentin e kur njeriu është i qet por edhe në momentin kur ai është i zemëruar. Prej lutjeve të Pejgamberit ishte edhe kjo: “ O Zoti im me dijen e fshehtë që e posedon, me fuqinë ndaj krijesave që e ke, më bënë të jetoj nëse jeta është në të mirën time. Dhe më vdes nëse vdekja është më mirë për mua. O Zot kërkoj frikën Tuaj në fshehtësi dhe në publik. Kërkoj nga Ti fjalën e të sinqeritetit kur jam rehat dhe kur jam në zemërim. Kërkoj që të jem mesatar në varfëri dhe në pasuri. Kërkoj nga Tij begatin e cila nuk përfundon asnjëherë. Kërkoj kënaqjen e bebëzës së syrit tim që asnjëherë nuk ndërprehet. Kërkoj të jem i kënaqur me caktimin Tuaj. Kërkoj jetë të rehatshme pas vdekjes. Kërkoj ëmbëlsinë e shikimit në Fytyrën Tuaj, kërkoj mallëngjimin tim në takimin me Ty pa ndonjë sprovë dhe pa ndonjë dëm. O Zoti ynë na zbukuro me bukurin e imanit dhe na bërë prej atyre që janë të udhëzuar”.

Lus Allahun që të ruaj çdo mysliman nga zemërimi dhe nga mallkimi ndaj të tjerëve sidomos ajo që ndonjë nënë bënë me fëmijët e saj.

Allahu e di më së miri.

A ka ndonje ditë qe eshte me e mirë per fejes dhe prefrohet me shumë

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:


SELAMU ALEJKUM. kam nje pyetje per ju hoxhe i nderuar.

A ka ndonje ditë qe eshte me e mirë per fejes dhe prefrohet me shumë(e cila do te jete me e begatshe per çiftin gjat jetes)...inshaAllah me keni kuptua qka desha me pyet. SELAM ALEJKUM

 

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Fejesa është një marrveshje për martes dhe asgjë më shumë. Andaj islami dallon mes fejesës dhe kurorzimit. Andaj nuk kam has në ndonjë argument apo në ndonjë çështje fetare e cila veqon disa ditë nga disa ditë tjera sa I përket fejesës. Apo disa ditë janë më të pëlqyera për fejesë se disa ditë tjera.

Allahu e di më së miri.

Page 1 of 3