E Martë, Gusht 20, 2019
A- A A+

Kur lidhem në namaz shumë më hapet goja sidomos kur e këndoj suren en- nas dhe el-felek!

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

selamu alejkum hoxhë inderuar

kisha dashtë te pyes për namazin

kur lidhem në namaz shumë më hapet goja sidomos kur e këndoj suren en- nas dhe el-felek!

 

 

Përgjigje:

 

alejkum selam motër e nderuar:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

 

Hapja e gojës ka dy gjendje:

E para:

Hapja e gojës me zgjedhjen tuaj apo me dëshirën tuaj. Dijetarët kanë thënë se hapja e gojës në këtë gjendje është e urrejtur, pa marrë parasysh a është në namaz apo jashtë namazit, edhe pse në namaz është edhe më shumë e urrejtur. Sepse hapja e gojës në namaz pengon njeriun nga përqendrimi në namaz dhe nga përkushtimi në të. Po ashtu njeriun e pengon në leximin e qart të verseteve të Kuranit apo dhikrin apo ndonjë dua. Shpirti i namazit është përkushtimi në namaz dhe hapja e gojës pengon njeriun që ta ndiej në zemrën e tij qëndrimin e tij para Allahut. Andaj ai i cili është sprovuar me hapjen e shpeshtë të gojës le të shpejtoj në mbylljen e saj qoftë edhe me dorë. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: " Hapja e gojës është prej shejtanit. Nëse dikujt prej jush i hapet goja le ta largoj këtë sa të ketë mundësi. Nëse dikush thotë ha ( duke hap gojën) ka qesh shejtani me të" ( muttefekun alejhi). Po ashtu në hadithin që shënohet në Musnedin e Imam Ahmedit me zinxhirë të vërtetë nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: " Nëse dikush prej jush hap gojën le të vendos dorën e tij mbi gojën e tij"

E dyta:

Hapja e gojës pa dëshirën tuaj. Në këtë gjendje njeriu nuk është në zgjedhjen e tij dhe nuk ka llogari për të. Sepse kjo nuk është me dëshirën e tij dhe nuk ka mundësi të kontrolloj një gjë të tillë. Por edhe në këtë gjendje kërkohet prej njeriut që të mundohet të mbyll gojën dhe të vendos dorën e tij mbi gojën e tij, duke u mbështetur në hadithet e sipër shënuara. S'ka dyshim se përsëritja e shpeshtë e hapjes së gojës lejon depërtimin e shejtanit në zemrën e njeriut. Për këtë njeriu duhet të përkushtohet dhe të përqëndrohet maksimalisht me zemrën e tij në namaz. Nuk ka mundësi të këtë vend shejtani në atë zemër e cila është e angazhuar me lutjet tek Allahut dhe me mbikëqyrjen e Tij ndaj tij. Andaj forma më e mirë që të largosh një gjë të tillë është përkushtimi në namaz me mendje , me trup dhe me zemër.

Allahu e di më së miri

Mburoja e Myslimanit