E Hënë, Qershor 24, 2019
A- A A+

I dërguari i Allahut a.s. thotë : “ Në ditën e gjykimit do të njoftohem për disa persona nga populli im...

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

I dërguari i Allahut a.s. thotë : “ Në ditën e gjykimit do të njoftohem për disa persona nga populli im, të cilët do të paraqiten me vepra të mira sa malet e Tuhames së bardhë, por Allahu (xh sh) do t’i bëjë ata pluhur të shpërndarë. Ata janë vëllezërit tuaj dhe prej lëkurës tuaj, falen natën ashtu siç faleni edhe ju[1], mirëpo kur ata janë vetëm i shkelin urdhëresat e Allahut”[2]

[1] - E adhurojnë Allahun ashtu siç e adhuroni edhe ju.


[2] - Këtë hadith e transmeton imam ibnu Maxheh, Imam Albani citon se hadithi është i saktë


a ka mundësi të ma sqaroni këtë hadith, ku do te jet vendi i ktyre njerzve ne Xhenet apo në Xhehnem


Përgjigje:


Transmeton Thevbani se i Derguari i Allahut ka thënë: “ do të ju njoftoj me disa njerëz prej popullit tim që do të vijnë në ditën e gjykimit me vepra të mira sa malet e Tihames dhe Allahu do ti bëjë ato vepra hi dhe pluhur. I tha Thevbani: Na i përshkruaj o i Dërguari i Allahut që mos të jemi ne prej atyre duke mos e ditur. I Dërguari i Allahut tha: Ata janë vllezërit tuaj prej llojit tuaj, falen natën ashtu sikur që faleni ju, por kur ata vetmohen me ndalesat e Allahut i shkelin ato ( i veprojnë ato).

Këtë hadith e shënon Ibën Maxheh 2/ 1418 nr. 4245, Taberani në evsat 5/46 nr. 4632 po ashtu edhe në mu’xhemu sagir 1/396 nr. 662, Dejlemiu 5/131 nr.7715 dhe hoxha Muhamed Nasurudin Albani në librin e tij sahihu tergib ve terhib thotë se është hadith i vërtetë.

Sqarimi i këtij hadithi:

Prej bazave në të cilat përqëndrohet ehli sunneti dhe xhemati, është se veprat e mira nuk pranohen prej pabesimtarit dhe po ashtu nuk ka diçka që i asgjëson veprat e mira përveç kufrit mohimit të Allahut. Për këtë ka vërtetuar fjala e Allahut ku thotë: Thuaj: "Shpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm. Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur. ( tevbe 53,54). Ka thënë Ibën Tejmije: “Veprat nuk i asgjëson përveç kufrit sepse ai i cili vdes me iman pa tjetër do të hyj në xhennet dhe do të dal nga xhehenemi nëse fillimisht hyn në të. Sikur njeriut ti asgjësohen të gjitha veprat ai nuk do të hyj në xhennet asnjëherë. Veprat nuk mund ti asgjësoj përveç ajo e cila i kundërshton ato dhe nuk i kundërshton veprat në përgjithësi përveç kufri ( mosbesimi). Një gjë e tillë është e njohur tek ehlsi sunneti dhe xhemati”( marr nga libri sarimul meslul f. 55).

Këtë rregull të ehlsi sunnetit e kundërshtuan grupet e devijuara prej havarixhve, mu’tezilive dhe murxhive. Havarixhet dhe mu’tezilit shkuan në ekstrem duke thënë se mëkatet e mëdha i asgjësojn të gjitha veprat e mira. Ndërsa murxhit thanë se imani është ai i cili i shlyen të gjitha të këqijat.

Pasi që nuk ka mundësi ti shlyej veprat në përgjithësi përveç kufrit shtrohet pytja a ka mundësi që disa nga mëkatet ti shlyejn disa nga veprat e mira?. Në lidhje me këtë mbrenda ehlsi sunnetit kemi dy mendime:

Mendimi i parë:

Mëkatet nuk kanë mundësi të shlyejn të mirat por të mirat janë ato që i shlyejn të kçijat. Ka thënë Imam Kurtubiu se prej besimit është që të kqijat nuk i shlyejn dhe nuk i asgjësojnë të mirat.

Mendimi i dytë:

Mëkatet dhe bidatet asgjësojn shpërblimin e veprave të mira. Ibën Tejmije thot se ky është mendimi i shumicës së ehli sunetit dhe këtë mendim e mbështet edhe vet ai dhe nxënësi i tij Ibnul Kajjimi. Do të thotë se njeriu i cili vepron vepra të këqija dhe bie në mëkate humb shpërblimin e veprave të mira dhe njëri prej argumenteve në këtë temë është edhe vetë hadithi i lartëpërmendur.

Pra këta njerëz që janë përmendur në hadith, meritojnë dënimin e Allahut dhe nëse Allahu nuk i fal ata do të meritojnë dënimin e Tij në Xhehenem fillimisht, pastaj pasi të përfundojnë dënimin me zjarr do të dalin në xhennet përgjithmonë për shkak të imanit të tyre. Qëllimi në këtë hadith është për ata njerëz të cilët largohen nga mëkatet në prezencën e të tjerëve dhe e paraqesin vetën njerëz të mirë para njerëzve, ndërsa kur vetmohen dhe kur mbesin vetëm me vetën e tyre shkelin dispozitat e Allahut dhe bien në mëkate. Njeriu bie në mëkate në këtë moment sepse humb nga syri dhe mendja e tij se Allahu është Ai që e sheh dhe e përcjell atë në çdo gjendje. Nuk mendon se Allahu, Krijuesi i tij, e ka njeriun nën kontrollin e tij. Nuk i frigohet Allahut sikur që i frigohet njerzëve. Por njeriu i cili bënë përpjekje në lënjën e mëkateve, por nga një herë nga dobësimi i tij bie në ndonjë mëkat atëherë shpresojmë që mos të bëjë pjesë në këtë hadith.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit